Presidenti serb i Bosnjës quan “armike” ambasadoren e Shteteve të Bashkuara

18 Janar 2017, 18:44Rajoni TEMA

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik iu përgjigj sanksioneve që iu vendosën atij nga Shtetet e Bashkuara duke sulmuar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Bosnjë dhe Hercegovinë, të cilën ai e përshkroi si armike të serbëve të Bosnjës.

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, u kundërpërgjigj të mërkurën pasi atij iu vendosën sanksione nga ana e Thesarit të SHBA-së, duke deklaruar se ambasadorja amerikane në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maureen Cormack, ishte “një armike e vërtetuar” e serbëve të Bosnjës e cila ishte “e padëshirueshme në Republikën Srpska”.

Në një konferencë për shtyp, Dodik i bëri thirrje ministrit të jashtëm të Bosnjës Igor Crnadak ta shpallë Cormack persona non grata, sepse ai pretendoi se diplomatja amerikane kishte “shkelur ligjet e Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Thesari i Shteteve të Bashkuara lajmëroi të martën se kishte vendosur sanksione ndaj Dodik për “rolin e tij në sfidimin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës në kundërshtim me sundimin e ligjit, duke penguar në mënyrë aktive Marrëveshjen e Dejtonit e cila i dha fund luftës në Bosnje”.

Më 9 janar Dodik organizoi festimet për një festë publike të quajtur Dita e Republikës Srpska, e cila ishte ndaluar nga Gjykata Kushtetuese e vendit bazuar në faktin se festa kishte lidhje me një festë në kalendarin e Kishës Ortodokse Serbe dhe për këtë arsye ishte diskriminuese kundër jo serbëve që jetonin në entitet.

Dodik mbajti gjithashtu një referendum në shtator për të marrë mbështetjen publike për këtë festim, duke sfiduar gjithashtu vendimin për ndalimin e kësaj gjëje nga Gjykata Kushtetuese.

Sanksioni nënkupton se çdo qasje e Dodikut për ndonjë pronë apo interes në pronë brenda juridiksionit të Shteteve të Bashkuara është bllokuar dhe shtetasve amerikan u ndalohet të kryejnë transaksione me të. Në këto sanksione nuk përfshihet ndalimi i udhëtimit.

Megjithatë, delegacioni i Shteteve të Bashkuara në Bosnjë tha se nuk po merrte në konsideratë vendosjen e ndonjë sanksioni tjetër për Dodikun.

“Ndërsa asnjë masë kufizuese nuk po shqyrtohet në mënyrë aktive, institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare vazhdojnë të monitorojnë pasojat e mosrespektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, tha për BIRN Jamila Miloviç-Haliloviç, zëdhënësja për delegacionin e BE-së dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë.

Përfaqësuesi i Lartë Valentin Inzko, zyrtari më i lartë në Bosnjë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit, i përshëndeti sanksionet, duke thënë për mediat se Dodik “kishte luajtur me zjarrin dhe kishte kaluar vijën e kuqe”.

Por zyra e Inzkos u përpoq të shpjegonte se sanksionet nuk mund të merreshin si një sulm ndaj serbëve.

“Këto sanksione nuk duhet të shihen si diçka kundër Republikës Srpska apo popullit serb, por si një demonstrim se kur individë zyrtarë përdorin retorikë dhe kryejnë veprime që shkelin Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit, atëherë ka pasoja,” tha në një deklaratë zëdhënësja e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, Liljana Radetiç.

Ministri boshnjak i sigurisë Dragan Mektiç dhe Sadik Ahmetoviç, një ligjvënës nga Partia kryesore për Veprim Demokratik, dhe Dodik duhet të japin dorëheqjen.

Por në konferencën për shtyp të të mërkurës në mëngjes, Dodik nuk dukej i penduar.

“Ndihem krenar dhe këtë nuk e shoh si ndonjë ndëshkim,” tha ai.

Ai shtoi se vendimi për të vendosur sanksione ishte i pavlerë “sepse ata e dinë që unë s’kam asnjë pronë në Shtetet e Bashkuara”.

Ai tha gjithashtu se priste që administrata e Donald Trump, i cili do të inaugurohet të premten, të ketë një tjetër lloj qasje ndaj tij.

Në rrugët e qendrës administrative të Republikës Srpska Banja Luka, edhe gjendja shpirtërore ishte kritike.

“Mendoj se kjo është qesharake. S’e kuptoj pse e sanksionuan. Ai ka mbështetjen time të plotë. Ata amerikanët janë gjithmonë kundër serbëve. Mjaft me kaq,” tha Veselin, një punonjës fabrike i dalë në pension.

Nuk mendoj se mund t’i bëjnë gjë atij, por jam i shqetësuar për ne. Kjo çështje ka shkuar shumë larg,” tha Stefani, një punonjës administrativ.

Ndërkohë, një ish zëvendës president i Republikës Srpska, Emil Vlajki, i cili tani është profesor në Banja Luka, tha se ai besonte se sanksionet nga ana e Shteteve të Bashkuara kishin hapur “një kuti Pandore” dhe do të bashkonin serbët e Bosnjës pas idesë për t’u shkëputur nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Këto sanksione po vulosin fatin e Bosnjës,” tha Vlajki.

“Që tani e tutje, liria është alternativa e vetme për popullin serb,” shtoi ai.

3 komente në “Presidenti serb i Bosnjës quan “armike” ambasadoren e Shteteve të Bashkuara”

  1. Festa says:

    jo po do t’u bejne lepe peqe si beut apo agait
    na jan ber amerikont superman ndersa ne subhuman

    1. I paemërt says:

      A e di se sa e rruan [email protected] amerikoni se cfare llap.nje malok serb nga shpellat e Uralit te rrij urte Dodik bolla se ja rras me shkop koqeve qe ti iki menja jo vetem Dodik kacurelsit po gjithe pic derrave te Serbise

  2. Tramp says:

    PO PSE KOT PO E SHAN DHE KY SERBI JONE,SALI BIRISHOVIC, AMERIKEN DHE EVROPEN,,,TE GJITH SERBET NJESOJ JANE , BASHKE ME KETE SHPELLARIN TONE,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje