Rrëfehet dëshmitari i CEZ: Më kërcënuan me eleminim si Kosta Trebicka. Jam në Turqi

izetiPërfaqësuesi ligjor i OSHEE-s­së në Arbitrazhin Ndërkombëtar dhe dëshmitari i mbrojtur i drejtësisë, Romeo Karaj, i cilëson akuzat për mungesë qëndrueshmërie psikike dhe tentativë vetëvrasjeje si skenar që i kujtojnë vrasjen e Kosta Trebickës.

Për gazetën “Panorama”, Karaj shprehet se ndodhet në Turqi dhe se është takuar me Izet Haxhinë, me të cilin njihet që në dhjetor të 1990-­s, gjatë Lëvizjes Studentore.

Duke folur për deklaratën e deputetes së PD, e cila tha se ai kishte tentuar vetëvrasjen, Karaj sqaron:

Deklarata e zonjës Elmazi është një kërcënim i hapur që, për çdo gjë që mund të ndodhë nesër, ne do të themi që Romeoja ka pasur edhe më parë tentativa vetëvrasjeje, edhe në të shkuarën.

Jam shumë i stabilizuar me veten time dhe e di fare mirë se çfarë kërkoj”.

Ai akuzon Berishën se i eliminon kundërshtarët, por thotë se nuk ka frikë.

Një gjë është e sigurt: Berisha i eliminon kundërshtarët e tij dhe kjo tregon frikën e tij nga e vërteta.

Me akuzat që ka bërë Berisha, përmes deputetes së tij, zonjës Elmazi, nuk mund të denigrojë provën që unë kam paraqitur. Ai është një letërkëmbim i gjatë mes çekëve, që nuk është shkruar nga unë.

Ai nuk e priste këtë dhe mendonte se i kishte pastruar të gjitha gjurmët.

Prandaj ai hedh akuza të tilla me sfond vetëvrasjeje, për të përgatitur edhe ndonjë ngjarje tjetër më vonë, siç ndodhi edhe me Kosta Trebickën”­ thotë ai.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Rrëfehet dëshmitari i CEZ: Më kërcënuan me eleminim si Kosta Trebicka. Jam në Turqi”

  1. Izeti_lover says:

    Tani qe pame qe eshte me Izetin na iku cdo paqartesi

  2. Qytetar says:

    Ruaju or zoteri.Merre serjozisht se ata kane dhene prova qe kane zhdukur njerez.

  3. sokol says:

    Trebicken, amerikanet e nxorren se kishte vdekur ne aksident. Kur ju intereson, therrisni ne ndihme amerikanet, kur nuk ju intereson sajoni kete, qe ka ikur dhe ka gjetur strehe te Izeti, vrases i deklaruar.
    Ti, o derezi. me emrin Romeo, ruaju nga Izeti, se po e paguan ate, ta rregullon qejfin, pra vdekjen. Nuk e ka per here te pare.
    Po ti hajde ne Shqiperi dhe paraqitu te deputeti Balla, qe njerezit si ti i kerkon me qiri! Edhe denojeni bashke Berishen.
    Po solle dhe Izetin, nje vend i tere do te jete mirenjohes! T’i tregojne edhe atij vrasesi dhe llafazani, se sa i vlen lekura!

    1. mergim tari says:

      Sokol
      Per te vertetuar “AKSIDENTIN” e Kosta Trebickes, qeveria Berisha nuk thirri amerikanet sic pohon ti, por nje POLIC RRUGOR nga Teksasi, i cili tha ato që i thane te thote, pasi i thane që çdo pune e paster shoqerohet edhe me nje pagese “te paster” e te majme………

      Sa per shprehjen “therrisni ne ndihme amerikanet”, se sa I therret amerikanet Sali Berisha, mjafton te shikosh se si largo FBI ne ngjarje e 21 janarit dhe si nuk mori parasysh asnje prove nga ato qe ata nxorren per ate ngjarje.

  4. asi,,, says:

    Po erdhi ky tek ne,,,do ta shuaj rinine fare,,,do ngelin pleq dhe plaka,,,tek ne hashashi fillohet qe 12 vjec,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *