Starova: Të qëndrojmë me këmbë në tokë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

starovaSulejman Starova zbret skuadrën me këmbë në tokë dhe kjo jo vetëm në kuptimin e parë të kësaj fjale. Në prononcimin për mediat pas mbërritjes në tokën aeroportin e Rinasit trajneri i të kuqve vuri theksin te ekujlibri që duhet të ruajë grupi duke kërkuar që skuadra të vazhdojë punën e mirë që u bë në tokën turke.

“Mbyllja e mirë e dy fazave me fitoren ndaj Skënderbeut dhe ardhja e Cetkovic si dhe paraqitja dinjitoze me Fenerbahcen na bën optimistë por jemi me këmbë në tokë. Jemi stërvitur në kushte të mira. Me ardhjen nga Antalya nisim një cikel të ri. Shpresojmë të rregullohet edhe moti për të vazhduar programin përgatitor.

Përforcimet e Janarit e kanë rritur ndjeshëm cilësinë e grupit aktual, por Starova kërkon më shumë vlerësim për skuadrën e dy fazave të para, duke mesazhin e qartë se askush nuk qëndron mbi të tjerët në ekipin e tij.

“Lojtarët që vijnë janë për të na ndihmuar, nuk po bëjmë revolucion. Në rast se nuk ndërton skuadër që në fillim fare është e kotë të shpresosh nga Janari. Cetkovic është një lojtar i rëndësishëm. Ka ardhur një lojtarë i mirë, por që i shtohet organikës aktuale”.

Në fund, ai dergon një sinjal edhe për mesfushorin Mazrekaj i cili u stërvit me ritëm të plotë në Turqi pas dëmtimit të gjatë që komplikoi disi karrierën e tij.

“Mazrekaj ka shumë punë për të bërë për t’u rikthyer në formën më të mirë”.

Ndeshjen e parë të fazës së tretë Partizani do ta luajë në datën 28 Janar në transfertën e Gjirokastrës përballë Luftëtarit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *