Trump sponsorizon në Facebook që t’i shkojnë në ceremoninë e inagurimit si president

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

trumpKur kanë ngelur vetëm pak ditë nga kur presidenti Donald Trump  do të marrë detyrën, në Facebook janë ndërmarrë sponsorizime (reklama)  për të ftuar të pranishmit në ceremoninë e përurimit

Sipas një ankete të përbashkët të The Washington Post dhe televizionit ABC News, Trump do të ulet në Zyrën Ovale me popullaritetin më të vogël, sesa të paktën  7 presidentët më të fundit amerikanë

Vetëm 40 % e amerikanëve e shohin pozitiv, 21 % më pak se Presidenti Obama

“Përurimi është momenti ynë në historinë Amerikane. Dëshiroj që dhe ju të jeni me mua në ditën e inaugurimit” thotë Trump në videon e Facebook.

Sipas informacioneve të Departamentit të sigurisë Kombëtare  në ceremoninë e betimit pritet të marrin pjesë nga 800 deri në 900 mijë persona.

Tetë vjet më parë, në ceremoninë inauguruese të presidentit Barack Obama morën pjesë 1.8 milionë njerëz në Uashington.

Ndërkohë në disa shtete kanë vijuar protestat të cilat do të vijojnë edhe ditën e betimit më 20 janar 2017.

Ndërsa Donald Trump gënjeu sërish në një intervistë të dhënë për New York Times ku deklaronte se pjesëmarrja do të ishte rekord dhe do të kishte shumë yje të botës së filmit dhe të artit.

“Në të gjithë dyqanet e Uashingtonit janë shitur veshjet. Është e vështirë të gjesh” tha Trump. por shitësit në Uashington pohojnë të kundërtën: “Ka, madje me teprica”

http://www.independent.co.uk/news/world/americas/donald-trump-inauguration-facebook-ads-attendance-us-election-a7532326.html?cmpid=facebook-post

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *