VIDEO/ Fatos Nano siç nuk e keni parë kurrë më parë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

fatos nanoNjë video e publikuar së fundmi tregon ish- kryeministrin Fatos Nano nën shoqërinë e ish-bashkëshortes Rexhina dhe mikun e tij Kastriot Islami.

Bëhet fjalë për vitet ’90, kur Fatos Nano ende nuk ishte burgosur ndërsa në qeveri ishte e djathta, kurse President Sali Berisha.

Ajo që bie lehtë në sy në videon rreth 3 minuta është klubi ku ndodhen politikanët dhe njerëzit e ulur përreth.

Një ambient i thjeshtë, me njerëz akoma më të thjeshtë që diskutojnë e qeshin me Fatos Nanon, ndërsa Islami dëgjon dhe përtyp mezet që ka përpara.

Teksa i sheh këto pamje të duken vite dritë larg atyre pamjeve kur Nano ishte në pushtet, raporton “Report TV”.

Nano në vitin ’92 u burgos ndërsa fitoi lirinë në vitin ’97 nga një amnisti që u dha nga Presidenti i aso kohe, Berisha.

Ai u bë kryeministër në vitin ’98, dhe më pas në vitin 2002.

Teksa sheh këtë video, natyrshëm lind pyetja, çfarë i ndryshoi gjatë viteve politikanët tanë “të thjeshtë”?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “VIDEO/ Fatos Nano siç nuk e keni parë kurrë më parë”

  1. fakti says:

    Sekuestrojani pasurine qe e lejon te jetoj si pasha ne Vjene dhe do te shihni se si do te filloj prap te frekuentoj kioskat.

    1. Adriatik says:

      O Toso na mbyten turkoshqiptaret.

      1. shqiptar says:

        ooo tra..ooo!
        na i shpifen grekafonet…

  2. Pedro i ri says:

    karakter i dobet medemek ” tolerant” qe zgjodhi interesin personal perkundrejt atij te partise ose vendit te tij

  3. enter"" says:

    Shiku I Berishes I bente keto filmime?
    Ju te temes ishit atje qe pate mezet????

    LANGARAQE

  4. vaso says:

    Ju e doni KM apo cdo funksionar te larte pa breke ndoshta.Kurse ju te grabisni toke.te vidhni,te ndertoni pa leje,te qelloni me arme kur tiu teket,te fitoni cdo gjyq,ndryshe ka korrupsion,po fituat quhet drejtesi.JO! NUK KENI ASNJE TE DREJTE TE KERKONI BARAZI NGA KANAPEJA E MAMIT.KUSH GUXON,FITON.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *