12-vjeçarja nga Tirana zhduket për 3 ditë nga shtëpia, gjendet me… të dashurin 22 vjeç: Bëmë seks me dëshirë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

policiaNjë 12-vjeçare, e cila ishte larguar nga shtëpia e saj prej 3 ditësh është gjetur nga policia në një hotel në “Rrugën e Kavajës”  ditën e sotme.

Fjona D. 12 vjeçe, ishte larguar me të dashurin e saj 10 vjet më të madh, student nga Durrësi, i identifikuar si Alban Gjata, shkruan “Panorama”.

Raportohet se 22-vjeçari e kishte marrë vajzën dhe fillimisht e kishte çuar në Durrës, ku kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Më pas ata kanë ardhur në Tiranë dhe kanë qëndruar në një hotel te “Rruga e Kavajës”, ku janë gjetur nga Policia.

Kjo e fundit arrestoi 22-vjeçarin që akuzohet për “marrëdhenie seksuale me të mitur”.

Kur vajza mësoi se 22-vjeçari do të arrestohej, ka nisur të qajë në Polici duke thënë se e dashuronte dhe se kishte kryer marrëdhënie me të me dëshirën e saj.

Kryerjen e marrëdhënieve seksuale e ka konfirmuar edhe ekzaminimi mjekoligjor.

Edhe pse vajza u është lutur prindërve që të mos bëjnë denoncim për të dashurin e saj 10 vjet më të madh, policia e ka arrestuar dhe ai do të dalë para gjykatës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *