26 mijë bombat dhe lotët e Barak Obamës!

19 Janar 2017, 14:21Politika TEMA

26 mijë e 172. Kaq është numri i bombave që janë hedhur me urdhër të Barak Obamës në vitin 2016 në 7 shtete të ndryshme: Siri, Irak, Afganistan, Libi, Jemen, Somali dhe Pakistan.

Kështu raporton analiza vjetore e “Council on Foreign Relations”, një think-tank mjaft i rëndësishëm amerikan.

Nga këto 26 mijë bomba, 90 përqind janë hedhur vetëm në Siri dhe Irak.

Megjithatë shifrat mund të jenë edhe më të larta pasi janë analizuar sulmet e kryera, ku mund të hidhen edhe disa bomba njëherësh.

Krahasuar me 2015, Obama ka urdhëruar lëshimin e 3 mijë bombave më shumë dhe ka bombarduar një vend si Libia që nuk ishte “pjesë e planit”.

Në 8 vjet president, Obama ka autorizuar më shumë shitje armësh drejt Lindjes së Mesme se çdo president amerikan në histori.

Jo keq për një njeri që ka marrë çmimin Nobel për Paqen.

Megjithatë gjithë ky investim luftë-themelues nuk i mjaftoi Obamës që të mos dështonte në politikën e jashtme.

Po doktrina Obama?

Doktrina Obama e mburrur nga e majta ndërkombëtare dhe humanitare, duhet të bënte që të harroheshin luftërat  e George Bush. Të largonte imazhin e një Amerike arrogante të presidentit kauboj dhe dështimit të luftërave në Irak dhe Afganista.

Por Obama ka bërë krejt të kundërtën duke thelluar krizat dhe duke shtuar dështimet.

Gjatë administratës Obama u shfaq nga hiçi ISIS dhe u forcua Kalifati që ka marrë jetët e mijëra njerëzve të pafajshëm.

Doli kriza e emigrantëve si pasojë e ngjarjes së mësipërme duke futur në krizë të thellë shumë shtete.

Shtoi tensionet me Rusinë duke dhënë përshtypjen se lufta është një hap larg.

Doktrina e Obamës duhet të përqendrohej në “Light Footprint”, ose “gjurmë e lehtë”, dmth ndërhyrje të buta dhe jo “këpucën në fyt”. Një doktrinë që parashikonte marrjen e rezultateve me një përfshirje dhe sforco minimale. Eleminimi i Bin Laden duket se ishte në sinjal pozitiv për nisjen e kësaj strategjie. Por vetëm kaq.

“Leading from behind”, ose “të drejtosh nga pas”. Strategjia tipike e atij që hedh gurin e fsheh dorën. “Veprim në hije”, pak a shumë si në Ukrainë ku u financuan me miliarda dollarë forcat revolucionare që sollën luftën civile dhe më pas u infiltruan vartësit e DASH brenda qeverisë së Kievit.

Obama? Një halucinacion

Gjykimi i qetë dhe objektiv mbi Obamën mund të bëhet pasi koha të ketë qetësuar dallgët e këtyre 8 viteve. Dhe lotët  Obamës thahen shpejt nëse mendon për hipokrizinë pacifiste të tij dhe veprimet luftë-ndjellëse që ka bërë.

Obama ka qenë një halucionacion i madh: jo vetëm në politikën e jashtme. Sipas një sondazhi të kryer së fundmi nga Gallup, presidenca Obama ka përkeqësuar gjendjen e zezakëve, dallimet racore dhe dallimet mes shtresave të pasura dhe të varfëra.

Donald Trump nuk fitoi falë Putinit, por falë dështimit të Obamës.

Tashmë që përgatitemi për presidencën Trump vjen habi me lotët e Obamës, që derdhi në fjalimine  fundit. Ndoshta janë edhe lotë të sinqertë të një njeriu që nuk ia doli të jetë në lartësinë e detyrës që historia i dha papritur dhe asaj që bota priste nga ai.

Por 26 mijë bombat e lëshuara në 2016 dhe mijëra bomba të tjera që ka lëshuar në 8 vjet presidencë thajnë pa mëshirë ato lotë të 8 viteve shpresash të dështuara.

Nga Giampaolo Rossi, Il Giornale/ TemA

6 komente në “26 mijë bombat dhe lotët e Barak Obamës!”

  1. Vejusha says:

    kjo eshte aleatja e vertete e Shqiperise autoktone:
    vendi i presidentit amerikan eshte bere per djajte
    mjere kush tundohet ta zere ate vend!!!
    ky ka vrare me shume se milloshevici

  2. Vejusha says:

    kjo eshte aleatja e vertete e Shqiperise autoktone:
    vendi i presidentit amerikan eshte bere per djajte
    mjere kush tundohet ta zere ate vend!!!
    ky ka vrare me shume se milloshevici ………

  3. XXXL says:

    Morri i zi ka shtypur po te zinjte dhe ankohen nga te bardhet qe bejne diskrimin…. mos e beso po deshe flasin vete faktet.
    Krijimi i shtetit Islamik te Kalifatit eshte bere diten per diell dhe me financimin e vete USA te grupeve radikale si ISIS etj, ne dijenine e plote te Barakut
    E kishte mendjen te lavderonte zhaben e zeze se si vidhej me firmato dhe kepuce 1 mije $ dhe te kercente tango kur Amerika eshte mbushur e dyndyr me hommeles, shkatterroji nje Europe me refugjate nga Lindja e Mesme, Afrika, Azia etj.
    Ne mes te Europes veprojne grupet terroriste te ISIS qe nuk kane te ndalur te paisur me pasaportat e vendeve te BE nga imponimi i gungaces dhe shterpes Merkel dhe aprovimin e Barakut.

  4. .. says:

    mengjyri me gjaksor ne historine e njerezimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje