Agjencia Europiane e Inteligjencës: Pas grushtit të shtetit në Turqi nuk qëndron Fetullah Gulen

19 Janar 2017, 09:11Bota TEMA

Fetullah Gulen nuk qëndron pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, tentuar më 15 korrik 2016.

Të paktën këtë konkluzion arrin agjencia europiane e inteligjencës, dokumente të të cilës citohen nga EuObserver.

Sipas dokumenteve në fjalë akuza që Ankaraja zyrtare ka ngritur ndaj Gulen fsheh synime të qarta pushteti dhe nuk lidhet me aktivitetin real të klerikut dhe rrjetit të tij në ngjarjet e verës.

Agjencia thekson se mes pjesëmarrësve në përpjekjen për grusht shteti ka patur gulenistë, por jo si pasojë e një urdhëri të kreut të tyre.

Dokumentet hamendësojnë se oficerët gulenistë të përfshirë ndoshta kanë ditur goditjen që pushteti do të aplikonte mbi ta dhe u përpoqën të godasin të parët Erdoganin.

http://en.protothema.gr/european-intelligence-agency-gulen-was-not-behin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje