Dekriminalizimi, edhe tre deputetë dhe një kryebashkiak në ikje. Ja partitë nga vijnë...!

19 Janar 2017, 19:39Politika TEMA

Janë edhe 16 zyrtarë të tjerë të lartë, mes tyre deputetë dhe nje  kryebashkiak, të cilët po kalojnë nën “sitën” e Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e pastërtisë së figurës së tyre.

Burime konfidenciale nga organi i akuzës thanë për TCH se bëhet fjalë për 3 deputetë nga mazhoranca dhe opozita, për të cilët organi qendror i akuzes po pret vendimet e dënimet nga gjykatat respektive, për t’ja dërguar më pas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të vendosur si në rastin e Selamit, Tahirit dhe Rroshit, nëse do t’ja heqë mandatin apo jo.

Burimet tegojnë se një deputet është nga radhët e Partisë Demokratike, i cili po verifikohet për një arrestim jashtë vendit.

Ndërsa dy të tjerët nga radhët e shumicës, respektivisht nga PDIU dhe LSI.

Për këta dy të fundit Prokuroria po pret vendimet e gjykatave nga Italia dhe Zvicra, pasi informacionet që ajo disponon jo zyrtarisht, flasin për dënime me 12 dhe 15 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge dhe prostitucion.

Gjithashtu nën sitën e hetimeve aktualisht është edhe një kryebashkiak socialist.

Burimet e organit qendror të akuzës thonë se informacionet që u mbërrijnë janë të shumta dhe kryesisht anonime, për shkak të frikës që kanë, siç thonë ata që dërgojnë të dhëna.

Kryesisht ata që çojnë të dhëna në Prokurori janë banorë të zonave ku kanë banuar apo banojnë këta zyrtarë, e që u njohin prej vitesh aktivitetet e tyre dhe problemet që kanë pasur me ligjin brenda dhe kryesisht jashtë vendit.

Por burimet nënvizojnë se shumë të dhëna vijnë edhe nga bashkëkombësit tanë që kanë jetuar me ta jashtë vendit dhe njohin aktivitetin e tyre.

Të gjitha këto të dhëna, thonë në Prokurorinë e Përgjithshme do të verifikohen dhe në këtë fazë ata janë edhe në bashkëpunim me zyrat homologe.

Hetimet vijojnë prej disa javësh dhe pritet që në muajt në vijim, fare pak para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, në KQZ pritet të dërgohen emrat konkrete të atyre që mund të lënë mandatet.

6 komente në “Dekriminalizimi, edhe tre deputetë dhe një kryebashkiak në ikje. Ja partitë nga vijnë…!”

  1. emigrante says:

    Lum ne kush na drejton e ben ligje

  2. Hajduti me bllok me ne dore. says:

    Si gjithnje puna e SPIUNLLIKUT ne Shqiperi eshte ne gen, virtut dhe pa pagese.
    Kam nje propozim qe:
    “SPIUNLLIKU” te shpallet Monument Kulture dhe te mbrohet nga shteti.
    E shikoni kush jane te perzgjedhurit e LSI, se Partise private te Like Floririt, kontrobandiste, drogaxhinj dhe tutor prostitutash, Balili i Sarandes eshte nje nxenes para te tjereve ne kete Parti.
    Forca Lioke Floriri hajdut me bllok ne dore me ze e me figure, qe ke shkuar i paftuar por me bilete te blere 500 $ qe te rrish ne bulevard se bashku me 1 milion vete te tjere te zakonshem dhe na e shet ne Shqiperi sikur je i ftuari personal i Trumpit, turp te kesh more qefar ti dhe ata zagaret e tjere te Partive kucka, qe keni shkuar se bashku ne USA me linjen e nga Frankfurti.

    1. loni says:

      E ke sqaruar mire problemin e hajdutit me bllok ne dore por, mos harro se sot vetem hajduti rron oa i hyre gjemb ne kembe.

    2. loni says:

      E ke sqaruar mire problemin e hajdutit me bllok ne dore por, mos harro se sot vetem hajduti rron oa i hyre gjemb ne kembe.

    3. loni says:

      E ke sqaruar mire problemin e hajdutit me bllok ne dore por, mos harro se sot vetem hajduti rron oa i hyre gjemb ne kembe.

  3. artan says:

    Akoma nuk u ngopet me genjeshtrat e Adriatik Dhalles?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje