Një 56- vjeçar në Durrës ka përfunduar dje në prangat e policisë, pasi akuzohet se ngacmonte seksualisht vajzën e tij 13-vjeçare.
56-vjeçari me origjinë nga Kukësi dhe banues prej disa vitesh në lagjen nr.14 të Durrësit, është denoncuar nga vetë vajza e tij.
Vajza ia ka trenguar ngjarjen fillimisht psikologes së shkollës, dhe më pas ka bërë denoncim në polici.
Sipas ekspertizës mjekësore, i ati nuk e ka përdhunuar atë dhe veprimet e tij kanë shkuar vetëm tek prekjet në vende intime.
Ndërkohë, vajza ka dhënë dëshminë e saj në polici.
“Ka rreth një vit që babai më ngacmon seksualisht.
Në momentet që ndodhemi vetëm në shtëpi, ai tenton të më prekë në vende intime, duke kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale.
Kam frikë të qëndroj vetëm me babain në shtëpi, pasi mendoj se sapo të gjejë mundësinë do të më përdhunojë.
Më ka kërkuar të mos i tregoja askujt për veprimet e tij.
Personave të tjerë të shtëpisë kisha turp t’u tregoja, prandaj fola hapur me psikologen e shkollës, e cila më ndihmoi të bëj denoncim në polici”, ka treguar vajza.
Zike cami,lere vajzen rehat……………o edepsez turkoshak!
Paska plasur keq ne kete vend denoncimet e femijve ,per baballaret e tyre . Besoj qe kane gjetur nje mundesi per ti larguar nga shtepia ,pasi burrat malok jane te dhunshem ne familje .