“Donald Trump do të bashkëpunojë ngushtë me Shqipërinë”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

meta“Donald Trump do të bashkëpunojë ngushtë për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë”.

Kështu është shprehur kreu i komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan, Pete Sessions gjatë takimit me kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Donald Trump do të bashkëpunojë ngushtë për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Jam i bindur se 2017-ta do të jetë një vit i suksesshëm”, është shprehur Sessions.

Kongresmeni vlerësoi miratimin konsensual të reformës në drejtësi dhe vendosmërinë e kreut të Kuvendit Meta për konsensus të plotë.

SHBA mbështet angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një Amerikë më e fortë kërkon një Shqipëri të fortë. SHBA, e bindur se bashkëpunimi me shqiptarët forcon Shqipërinë dhe rajonin. Krenar që jeni sërish për vizitë në SHBA për të riafirmuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe për t’i çuar ato më përpara”, tha ai.

Ndërsa kreu i Kuvendit shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për implementimin e reformës në drejtësi përmes Vettingut, si dhe mbështetjen tek SHBA për të punuar dhe më tej në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Shqipëria e vendosur në implementimin e reformës në drejtësi përmes Vetting-ut. Ne mbështetemi te SHBA-të dhe do të punojmë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Vizita juaj e ardhshme në Shqipëri do të shërbejë për të përforcuar partneritetin strategjik midis SHBA-ve dhe Shqipërisë”, tha Meta.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në ““Donald Trump do të bashkëpunojë ngushtë me Shqipërinë””

  1. DETARI Atlantidhes @ says:

    ooeepppppppppppppp, Amerika nuk e ndryshon dot mendimin se nga iliria jane rrenjet e njerezve te bardhe …….

  2. fakti says:

    a nuk eshte po ky Meta qe kur u kap me ze e figure e me bllokun e korupsionit ne dore me Baba Takun hodhen poshte FBI e spyeten per SHBA ?!
    A nuk eshte quajtur Bosi i Ballkanit prej mese 10 vjetesh nga shtypi e BE ?!

  3. ariff says:

    Mbeti koridoreve te DASH ky kokelopa . Kot jargavitesh o kryehajdut I Ballkanit , je nje limon I shtrydhur .

  4. Drini says:

    O e mjera shqiperi
    vuan e sben prokopi
    Aj qe e vodhi dhe e shiti
    Don me na hedh naj grusht hi
    Te na hedhe hi syve dhe kokes gure
    Njeriu i poshter me ze dhe figure
    Sillet verdalle neper Ameri
    vetem per nje fotografi
    te na thoje e te na joshe
    qe ash i rendesishem ky kok bosh
    mendon se poplli i ha kto trillime
    ta tregon vendin ne votime
    kujton popplli asht budall
    majtas djathtas me u tall
    me u tall e me e rrjep
    ne qeveri perjet
    cfare perversi ky horri
    kujton shqipnia asht sofer qorri
    amerikes sja shket dot
    nga hajdutet i vjen ndot
    se ke vene nje dore pare
    amerika se rrun fare
    ste ka ne liste qeverie
    te vjen era prej qelie
    sje vec kurve me do tanga
    qe po te tunden ato pranga
    mendon se je ma i miri
    por ke namin prej floriri
    I ka hipur keq tamaja
    nuk i del vec bakllavaja
    ben presion mbi qeverine
    kerkon gjithe revanine
    Hajdutet perzini me gure
    se jane me ze dhe figure
    po nuk shporrem keto ferra
    na mbeti skamja tek dera
    Ckuptim ka demokracija
    po nuk shporrem keto mija
    Ckuptim ka drejtesia
    po si mbylli tek qelia
    pastaj fort te bertasim
    Ja pra kjo asht demokracia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *