Ish-avokatja nxjerr blof Sali Berishën dhe gënjen për çështjen DIA në komision

19 Janar 2017, 15:20Politika TEMA

Ish-Avokatja e Shtetit Ledina Mandija, emëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe qëndruar në detyrë deri në Tetorin e vitit 2014 u paraqit para sot para Komisionit Hetimor Parlamentar ngritur nga opozita për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjes mes CEZ a.s. dhe shtetit shqiptar.

Gjatë përgjigjes së pyetjeve, Mandija ka nxjerrë blof Partinë Demokratike së pari në pretendimet financiare në raport me çështjes CEZ. Ndryshe nga sa ka pretenduar publikisht Partia Demokratike se shteti shqiptar e kishte të fituar një arbitrazh të mundshëm me CEZ a.s. apo se kishte të garantuara 1 miliard euro dëmshpërblim, Mandija deklaroi se në bisedimet e bëra nga qeveria Berisha me CEZ a.s. para heqjes së licencës, çekët kishin bërë të qartë dy opsione për palën tonë. I pari ishte që çekët të dorëzonin kompaninë kundrejt 1 euro dhe në këmbim të merrnin 300 milion euro nga shteti shqiptar. Opsioni i dytë ishte arbitrazhi ku ata do të kërkonin deri në 500 milion euro.

Për kujtesën e lexuesve, marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim të konfliktit e nënshkruar nga qeveria Rama i njohu çekëve vetëm kreditë në vlerën 95 milion euro dhe asnjë pretendim tjetër ndryshe nga sa ja kishin bërë të qartë Partisë Demokratike në bisedimet e kryera.

Por përtej këtij detaji interesant, Mandija ka gënjyer para Komisionit Hetimor kur u pyet nga Kryetari Edmond Spaho i PD-së për çështjen DIA, procesi i arbitrazhit që Kastriot Ismailaj paditi CEZ Shpërndarjen për prishje të njëanshme të kontratës së mbledhjes së borxheve.

Mandija tha se pas ardhjes së qeverisë së re, ja kishte bërë të qartë ministrit Gjiknuri se pala çeke ishte shprehur se çështja DIA ishte problem i CEZ a.s. dhe nuk kishte lidhje me shtetin shqiptar. Mbi këtë qëndrim, Spaho mbështeti akuzën e tij se qeveria Rama mori përsipër çështjen e arbitrazhit me DIA duke marrë një rrisk eventual. Por ndërsa u pyet se në çfarë forme ja kishte bërë të qartë këtë ministrit Gjiknuri, Mandija në cilësinë e ish-Avokates së Shtetit tha se kishte dërguar letër zyrtare ministrit bashkë me një përmbledhje të Avokatit të huaja Gharavi.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë vuri në dispozicion të mediave e-mailin dhe letrat e dorëzuara nga ish-Avokatja e Shtetit Ledina Mandija me Nr.1834, Pro, Date 01.10.2013 dhe Nr.prot hyrës në Ministrinë e Energjisë Nr.239, 2.10.2013.

Letra të cilën mund ta shikoni dhe bashkëlidhur, në asnjë rresht të saj nuk përmend asgjë nga çështja DIA dhe asnjë pretendim të palës çeke apo shqiptare. Një deklaratë e tillë e gënjeshtërt u vu në dukje gjatë komisionit nga deputetja Blerina Gjylameti e cila i kujtoi dëshmitares Mandija se dëshmia e rreme përbën një vepër penale.

Nënkryetari i Komisionit Eduard Shalsi gjithashtu e pyeti Mandinë nëse kishte përdorur emailin e saj privat për komunikimet me persona të ndryshëm lidhur me çështjen CEZ. Përgjigja e Mandisë ishte pozitive por ajo refuzoi të përgjigjej pyetjes nëse kishte transferuar e-mailet zyrtare nga e-maili i punës tek ai privat dhe për çfarë qëllimi kishte ndodhur kjo.

8 komente në “Ish-avokatja nxjerr blof Sali Berishën dhe gënjen për çështjen DIA në komision”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Kur CEZ kishte bere mullarin e pretendimeve dhe ishte ne fazen finale per padi, ju akoma i kishit poturet neper kembe.. Avokate plepash, gjyqtar plepash, ekonomiste plepash, dhe ne fund sistem plepash…

  2. veke tema says:

    Kjo do martadellin(nga ai i conad-it)!

  3. Henri says:

    Kjo ledina ka qene punetore lavanderie e familjes Berisha te cilet e regjistruan ne shkoder ne juridik dhe kur erdhen ne pushtet e emeruan avokate dhe i vune si dublante nje juruste qe i ka pas fshire qurret e hundeve me mengen e kemishave, enkeledi hajro quhet, dhe per kete sherbim kjo e fundit u emerua kryetare gjykate, ndersa ledina mandia shoqja e ngushte e ish kryeministrit britanik punon si punetore hekurosje te familja e Bujar Llukan Mehmetit Nishani

  4. Ilir says:

    Hahahahahahahahahaha,
    Po kjo eshte nje super debile me patente
    nderkombetare psikiatrie.
    Ju betohem: E semure mendore e nivelit te rrezikshem. Komisjoni ta dergoj per vizite psikike para dhe pastaj nuk ka nevoje ti marresh deshmi se kjo mban gjithashtu era dhi 100 metra larg.
    Se na bete per te qesh. Ledina Mandia hahahahahahahaha

  5. Moza says:

    Dashnorja e Florjan Nurit se ai shkon me plaka

  6. Zaimi says:

    Ne burg plehren

  7. Dy panine nje qofte says:

    Nuk ka bllofe me te verteten dhe faktet e megavjedhes se bere nga familja Bisha ne lidhje me CEZ, kjo eshte nje nga tao grabitje te zakoneshme.
    Prisni se nuk keni pare gje akoma…. po gjykohet per vjedhje Bisha dhe po harrojne krimet dhe pushkatimet e ketij serbi dhe antishqiptari..

  8. shqip says:

    Ne shqup mblidhen te gjithe pleporet, tritolsat, e sidomos shpellare islamike. Te jete rastesi thua?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje