Ja kush e shkakton ndotjen e ajrit në Tiranë, Bashkia publikon të dhënat

tirane 6Ato çfarë po dëmtojnë mushkëritë e banorëve të kryeqytetit, janë  grimcat që thithin çdo ditë nëpërmjet ajrit të shkaktuar nga karburanti i automjeteve që qarkullojnë në rrugët e Tiranës. Bashkia e Tiranës dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit kanë monitoruar ndotjen e ajrit në ditë të zakonshme me trafik, por dhe në ditët e para të janarit, ku qytetarët ishin pushim dhe vlerat e PM 10 zbresin nga 90 mikrogram për metër kub në 30 mikrogram.

 “Bëhet fjalë për vlerat e PM10. Vlerat në ditë normale shkojnë edhe në 90 mikogram, ndërsa në ditët e pushimit, në fundjavë, ditën e Krishtlindjeve, Vitin e Ri ku edhe ngricat, kur u bë thirrje mos përdorimi dhe njerëzit nuk përdorën shumë transportin individual, këto vlera shkuan edhe në 30 mikrogram”, thotë Mile për TCH.

Niveli i ndotjes në Tiranë pati një rënie me 15 %  gjatë vitit 2016 krahasuar me vitin 2015. Por, ai është ende shumë larg normës mesatare të Bashkimit Europian për PM10, e cila është 60 mikrogram për metër kub. Bashkia thotë se janë edhe elementë të tjerë të cilat shkaktohen vetëm nga automjetet.

 “Komponentët të cilët janë në vlera shumë të larta, në ditët kur përdoret shumë transporti. PM10 janë grimca të vogla të shkaktuara nga djegia e karburantit dhe përdorimi i transportit në këtë zonë. Është vlera e dioksidit të azotit dhe benzeni që është në vlera limit”

Por përtej këtij fakti të thjeshtë, qëndron edhe realiteti i Tiranës, një metropoli që përveç autobusëve të linjave dhe mjeteve private, nuk ka akoma një rrjet modern dhe ekologjik transporti publik elektrik. E deri atëherë, qytetarët e Tiranës do t’u besojnë makinave për qarkullimin e tyre ditor.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vazhdimisht u ka bërë apel qytetarëve që të kufizojnë përdorimin e automjeteve, ndërsa ka premtuar dhe ndërtimin e 10 km korsi të dedikuara për biçikletat, një mundësi kjo për të ulur më tej ndotjen në kryeqytet.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Ja kush e shkakton ndotjen e ajrit në Tiranë, Bashkia publikon të dhënat”

  1. Tiranase Shkozare says:

    Sa per dijeni bashkise se Tiranes ne banoret e rruges “Aleksander Konda” Shkoze nuk kemi nevoje per monitorim ajri se fale zotit Inspektoriati mjedisor i qarkut Tirane na e ka siguruar helmimin , d.m.th. ne marreveshje me nje subjekt privat afer nesh vetem 3 m larg(mobileri )per perfitim biznesi siguroi ne kurriz te shendetit te banoreve lejen mjedisore te perhershme dhe inspektoriati me sa duket shkeli ligjin ne kembim te parave. Po per ne zoti kryetar kujt do ti bjere ndonjehere ndermend per te matur ajrin?Se tani ne dimer plus helmeve toksike qe thithim nga nxjerrja me ane te aspiratorit diten, naten thithim edhe tymin e mbeturinave te mobilerise qe djegin per tu ngrohur 20 gollobordas qe banojne mbi mobileri. Per ne zoti kryetar mos beje as rruge,as ndricim, etj. se nga balta nuk vdes, e per drita po marrim nje fener, por helmin ne atmosfere nuk e ndalojme dot mos te na futet ne organizem. Mundesia e vetme eshte qe ” bashkia te na paijise me maska kunder helmeve menjehere sa te nxjerrim koken nga dera e shtepise” ne menyre qe mos te na i prishet qejfi” mobiliereve” gollobordas e inspektoriatit te mjedisit te qarkut Tirane. I gjithe ky koment ka vetem nje fjale “K O R R U P S I O N S H T E T E R O R”.

  2. tironsi says:

    Si i thane Obames?
    Eshte Ekonomia o budalla!!
    Tani si thote z. Erjon ose (Lali Erjon), te ikim me biciklete ne pune?
    Une jetoj te Ali Demi, dhe punoj ne autostrade. Lodhem dhe e urrej te dal dhe te futem cdo dite ne tirane me makinen time. SHpenzoj te pakten nje ore e gjysem /per cdo dite vajtja-ardhje, plus nervat, plus karburantin, dhe se fundmi jam gjithashtu une qe fus ne mushkeri ajer te papaster.
    Tani Erjoni gjen si zgjidhje te me ule mua mundesite e makines dhe me ben korsi biciklete..
    Mire fare i thane Obames atehere; eshte Ekonomia o Budalla!! (nuk eshte bicikleta. Te duket pa lidhje, a e kupton dot?)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *