Ja sa është pasuria e (pa)deklaruar e Lulzim Bashës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

bashaNdërsa ILDKP ka nisur një hetim për pasurinë e Alfred Pezës, rikthehet të bëjë përshtypje qëndrimi jokoherent i Partisë Demokratike, e lëshuar në një varg akuzash ndaj deputetit socialist, teksa fsheh pasurinë e liderit të saj.

Teksa pasuria e Pezës është aktualisht një objekt hetimi, Lulzim Basha nuk ka dhënë kurrë përgjigje koherente për mënyrën se si grumbulloi një pasuri të pashembullt që përpara hyrjes në politikë, pasuri e cila ka ardhur duke u shumëfishuar falë “angazhimeve” të tij të suksesshme, disa herë si ministër e si kryetar bashkie.

Në vitin 2005, në kohën kur Basha iu bashkua Partisë Demokratike, në deklarimin e parë të pasurisë, kreu i tanishëm i opozitës rendiste shtëpi në Holandë me vlerë 300 mijë euro, dy apartamente luksoze në Tiranë, një apartament në Durrës, një automjet Mercedes Benz me vlerë dhjetëra mijëra euro, pikturë me vlerë 6 500 euro, orë dore 5 200 euro, unazë diamanti 11 mijë euro, servis pjatash kineze 6 800 euro, aksione në bursë 18 mijë euro. Në total, pasuria e Bashës kalonte 1 milionë euro, sipas tij të përfituara nga rroga e tij gjatë punës në Holandë.

Pa u ndalur në vërtetësinë e këtij deklarimi, pak mund të besojnë se një njeri me 1 milionë euro në total, mund të shpenzojë 7 mijë euro vetëm për një servis pjatash.

E vërteta është se Basha, që në moshën 30-vjeçare kishte një pasuri prej miliona eurosh, të përfituara nga lidhje e tij të hershme me të bijën e Kryeministrit dhe me lidhje të dyshimta me biznesmenë të përfshirë në afera të jashtëligjshme.

Ajo që bie në sy, është se që prej atëherë, në deklarimet që Basha bën në mënyrë të përvitshme, pasuria e liderit të opozitës figuron pothuajse e pandryshuar. Përshembull, në vitin 2014, të gjithë të ardhurat e Bashës ishin 1.5 milionë lekë nga rroga si kryetar bashkie dhe 26 mijë euro të ardhura si rrjedhojë e dypunësimit në Holandë. Basha ende nuk ka dhënë shpjegim se si një kryetar bashkie mund të jetë i dypunësuar, por kjo është një temë tjetër!

Në total, 35 mijë euro në vit ose rreth 2,5 milionë lekë të vjetra në muaj, pasuria e vënë nga Basha në 2014-n, para që kurrsesi nuk mjaftojnë për të përballuar stilin luksoz të jetës së liderit të opozitës, udhëtimet e tij të shpeshta familjare në Holandë si dhe shpurrën e truprojave që ai paguan nga xhepi i tij.

Në këto dhjetë vjet, askush nuk mund të besojë se njeriu që është përfshirë në aferën më të madhe korruptive në historinë e Shqipërisë, me rreth 300 milionë euro që figurojnë të zhdukura nga projekti i Rrugës së Kombit, të ketë përsëri të njëjtën pasuri si atëherë kur hyri në politikë një dekadë më parë.

E ndërsa Partia Demokratike, me të drejtë kërkon një verifikim të imtësishëm të pasurisë së deputetit Peza, ajo do të bënte një shërbim edhe më të madh ndaj shqiptarëve dhe ndaj të vërtetës, nëse do të shpjegonte një herë e mirë të sasinë dhe burimin e vërtetë të të ardhurave të atij që pretendon të shndërrohet në Kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë. (Lexo.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Ja sa është pasuria e (pa)deklaruar e Lulzim Bashës”

  1. luani u.s.a. says:

    ILDKP te bej hetim per rrugen e kombit Durres – Kukes ne vjedhjen e 220 milione euro nga hajduti i shekullit Lulzim Basha..!

  2. Qytetar says:

    Hajdut me çizme.Mos i hëngshi dot as Ju e as fëmijët Tuaj.

  3. xhulio says:

    Te gjiithe njelloj,po bete dallime gabuat.Bije dhe nipa te atyre qe zbriten nga mali me mentalitetin: Kjo e jotja eshte e imja.Njelloj me luftetaret e UCK.E vertete, vetem kur jevgu behet pashe…..

  4. Kanina e Ismailit says:

    Dobici Lulzime Beogradi per para do sh….ete edhe babain e tija biologjik sali serbin! Ndyrsirat e Esat pashe toptanit.qen bire qeni 700 breza.

  5. Alban says:

    Si ore ka bere 1 milion ne hollande kur vete hollandezet nuk I kane.
    O lulls edhe bithes ti kesh rene nuk bejne aq por me serbin e shtepine e verdhe Po .
    Prandaj Shan Ramen se nuk ke hequr dore nga zanati I pare.

    1. Hollandezi. says:

      Mos ti gezofshin, grabitqare te pa skrupuj

    2. Hollandezi. says:

      Mos ti gezofshin, grabitqare te pa skrupuj

  6. Albi_I says:

    Me fal po ILDKP-ne e ka ne kontroll qeveria. Te hetoje dhe te nxjerre perfundimet e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *