Korabi zyrtarizon marrveshjen me Besmir Arifajn

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

FB_IMG_1484860407436Pas largimeve të shumta që kanë ndodhur tek skuadra e Korabit, drejtuesit e skuadrës kanë arritur të zyrtarizojnë marrveshjen me lojtarin Besmir Arifaj.

Përmes një njoftimi klubi i Korabit thekson se Arifaj do të jetë pjesë e skuadrës së korabit për 6-muaj.

Arifaj përpara transferimit tek Korabi ka qenë pjesë e skuadrës së Dinamos.

Postimi i plotë i Korabit.

Besmir Arifaj, përforcimi i dytë i Korabit.
Është bërë zyrtar sot përforcimi i dytë për Korabin. Besmir Arifaj ka gjetur akordin me klubin dhe ka firmosur një kontratë që e bën futbollist të Korabit për 6 muaj. Arifaj vjen nga klubi i Dinamos në Kategorinë e Parë dhe do të jetë një përforcim me shumë vlera për skuadrën e trajnerit Gerd Haxhiu. Pas afrimit të Veton Shabanit, Arifaj është përforcimi i dytë për dibranët, i cili luan si mesushor. Në ditët në vijim do të bëhet edhe prezantimi i tij me fanellën e Korabit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *