Ligji i ri: Zyrtarëve të dyshuar do u vihen pajisje përgjimi edhe në dhomat e gjumit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

pergjimNuk do të ketë asnjë kufizim për përgjimet parandaluese. Në çdo ambient që do të frekuentohet nga zyrtarët e dyshuar për korrupsion dhe njerëzit e krimit, duke përfshirë zyrën, lokalet e preferuara, shëtitjet, dhomat e banesës, makinën etj., do të vendosen pajisje përgjimi dhe kamera të fshehta survejimi.

Përgjimi i bisedave telefonike dhe bashkëbisedimeve në ambiente private dhe publike të të dyshuarve për praktika korruptive apo për çdo vepër tjetër penale, në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme dhe të Gjykatës Speciale, do të mundësohet nga Shërbimi Informativ Shtetëror, shkruan Shqiptarja.com.

Kështu parashikon ligji i ri për përgjimet parandaluese, i depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dhe i hartuar nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, duke e përputhur me të gjithë paketën ligjore të përgatitur në kuadrin e Reformës në Drejtësi.

Projektligji u jep kompetenca të njëjta si Prokurorit të Përgjithshëm ashtu edhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme në fushën e përgjimeve, ndërsa parashikon të drejtën e Byrosë Kombëtare të Hetimit për të përgjuar. Në kuadër të luftës antikorrupsion, projektligji zgjeron objektin e përgjimit, duke përfshirë sinjalet, shkrimet, fotografitë, të dhënat audio-vizuale dhe çdo lloji tjetër informacioni të marrë ose transmetuar nëpërmjet pajisjeve të komunikimit elektronik, sjelljet, veprimet dhe bisedat e kryera në vendet private dhe publike.

Nisma zgjeron edhe kuptimin e termit ‘përgjim’, duke përfshirë jo vetëm regjistrimin e bisedave, por edhe videot e survejimit të fshehtë, të mjediseve private dhe publike si dhe dëgjimin e regjistrimit të fshehtë të bisedave në mjediset private dhe publike. Sa i takon ambienteve private, ligjit u jep të drejtë hetuesve të Byrosë Kombëtare të kërkojnë vendosjen e pajisjeve të përgjimi, sipas mundësive, në çdo ambient, madje edhe në dhomat e gjumit, në funksion të efikasitetit të hetimeve. Vendosja e pajisjeve do të mundësohet nga punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror, me anë të metodave dhe praktikave të tyre.

Sipas ligjit, drejtori i SHISH, ministri i Brendshëm, ministri i Mbrojtjes si dhe çdo ministri, që ka në varësi shërbime informative/policore të krijuara me ligj, miraton ose refuzon kërkesën për përgjimin e komunikimeve elektronike nëpërmjet pajisjeve të komunikimit elektronik, dhe video survejimin e fshehtë të mjediseve private dhe publike. Prokuroria kompetente paraqet kërkesën për përgjimin e komunikimeve me anë ë pajisjes elektronike të komunikimit ose video survejimeve të fshehta në vende publike dhe private tek kryetari i Gjykatës së Posaçme. Kryetari i Gjykatës, pas shqyrtimit të kërkesës me shkrim për përgjim, miraton ose refuzon kërkesën për përgjimin e komunikimeve me anë të pajisjes elektronike të komunikimit, ose video survejimit të fshehur të ambienteve publike dhe private.

Nisma ligjore rregullon kohëzgjatjen e vendimit për përgjimin e komunikimeve elektronike, si edhe për video survejimin e fshehtë dhe përgjimin e bisedave në mjediset publike dhe private të, cilat janë të vlefshme për një periudhë deri në tre muaj. Në çdo rast, zgjatja e afatit ose masat e reja nuk mund të jenë me tepër se tre muaj. Projektligji i njeh të drejtën drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorit të Përgjithshëm të njihen në çdo kohë, nga drejtuesi i institucionit që ka kërkuar përgjimin, me rezultatet e përgjimit, si gjatë afatit të përgjimit, ashtu edhe pas përfundimit të tij.

Në situata emergjente, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme ose një prokuror i autorizuar prej tij, kryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, urdhëron me shkrim realizimin teknik të procesit të përgjimit ose video survejimit, ndërsa revokimi i vendimit të përgjimit ose video survejimit bëhet nga kryetarit i Gjykatës se Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose në mungesë të tij, nga zëvendëskryetari, kur gjykon se përgjimi ose video survejimi nuk është më i vlefshëm sipas ligjit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Ligji i ri: Zyrtarëve të dyshuar do u vihen pajisje përgjimi edhe në dhomat e gjumit”

  1. tema says:

    Tani qe u be i njohur ky ligj ,nuk ka me sekret dhe natyrisht nuk do te kapet njeri ,pervec se SEX.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *