Moreira vijon të mos paraqitet, Kukësi i bën sërish thirrje në facebook

morieraKukësi i ka bërë sërish thirrje përmes facebook lojtarit Felipe Moreira Santos, i cili nuk ishte pjesë e skuadrës në minifazën përgatitore në Antalya.

Felipe Moreira Santos është larguar nga klubi i Kukësit pa njoftuar drejtuesit e kësaj skuadre, çka ka bërë që Kukësi t’i bëjë për herë të dytë thirrje në faqen e saj zyrtare në facebook.

Verilindorët i kanë kërkuar lojtarit që të paraqitet brenda datës 26.01.2017, në të kundërt do ta konsiderojnë zgjidhje të njëanshme kontratën e nënshkruar midis palëve.

Por në thirrjen e parë që Kukësi i bëri lojtarit ai u përgjigj me një koment duke shkruar.

“Haha, unë kthehem në punë normalisht nëse më paguhen rrogat. Klubi, federata dhe FIFA janë vënë në dijeni tashmë nga avokati im. Falënderime për tifozët dhe miqtë shqiptarë, që më kanë trajtuar gjithnjë mirë. Suksese skuadrës”

Postimi i plotë i klubit të Kukësit.

NJOFTIM PER LOJTARIN FELIPE MOREIRA SANTOS
AVIO PARA O JOGADOR FELIPE MOREIRA SANTOS

I nderuar z. Moreira,

Ju njoftojmë se jeni larguar nga FK Kukesi pa leje dhe pa njoftuar dhe nuk jeni paraqitur pranë klubit për fazën përgatitore, e cila filloi në datën 05.01.2017 në Antalya, Turqi dhe nuk i jeni pergjigjur pozitivisht thirjes sone per t’iu bashkuar ekipit deri diten e sotme, edhe pse ju kemi lajmeruar shkreserisht dhe elektronikisht me date 09.01.2017.
Për këtë arsye po iu kerkojmë, per here te fundit, të paraqiteni pranë klubit brenda datës 26.01.2017, në të kundërt do ta konsiderojmë zgjidhje të njëanshme nga ana juaj të kontratës të nënshkruar midis palëve tona.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *