Neymar, futbollisti më i kushtueshëm

19 Janar 2017, 15:07Sport TEMA

Neymar futbollisti me i kushtueshëm. Sipas një studimi të bërë nga organizatë Cies, organizatë vezhguese e botes se futbollit perfshire dhe vlerat e futbollisteve, e cila ka arritur në përfundimin se sulmuesi i Barcelonës qëndron në krye të kësaj liste. Kartoni i 24-vjecarit kap shifrat e 246.8 milionë Euro. Ky përfundim u nxorr pas një analize të detajuar, ku për bazë u morën, moshat e futbollistëve, minutat e luajtura, golat e shënuar, kontratat që ata kanë me klubet e tyre si dhe skuadrat nga ku ata e kanë nisur karrierën.

Braziliani ka arritur të kalojë partnerin e tij në sulmin e blaugranave, Lionel Messin i cili pozicionohet në vendin e dyte. Vlera e pesë herë fituesit të Topit të Artë është 170.5 milionë Euro. Për portugezin Cristiano Ronaldo ndoshta ndonjëri edhe mund të cuditet pasi sulmuesi i Realit të Madridit renditet në vendin e shtatë. CR7 kushton 126.5 milionë Euro. Paul Pogba kushton 155.3 milionë Euro duke zënë vendin e tretë.

Nga analiza e bërë thelbësore është mosha për tre vendet e para, ndërsa për top 10-shen, vetëm tre futbollistët që janë mbi 25- vjec. Ata janë Lionel Messi, Luis Suarez dhe Cristiano Ronaldo. Ata që bëjnë ligjin në këtë renditje ku perfshihen ne total 100 emra janë lojtarët që luajnë në LaLiga. Reali i Madridit përfaqësohet me 9 futbollistë, Barcelona me 8 dhe Atletico Madrid me 7. Lista pasohet edhe me emra të tjerë nga kampionetet e ndryshme europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje