Nikoll Lesi: Aleksandër Frangaj e filloi si gazetar me një palë këpucë të grisura dhe….

19 Janar 2017, 18:05Politika TEMA

Nga Nikoll Lesi

Aleksandër  Frangaj është një ish-gazetar “Koha Jonë”, ish-ortak dhe ish-mik i imi. E ka filluar profesionin e gazetarit që student, me një palë këpucë të grisura si dhe unë; punoi, iu privua liria me burg bashkë me kolegun dhe mikun tim Martin Leka në kohën e Berishës së I-rë. U ndamë në korrikun e vitit 1996 për arësyet që tashmë i kam bërë të ditura publikisht dhe që këto ditë, më në fund, del nga shtypshkronja libri im “Kështjella e Medias”, ku edhe Sandri mbetet pjesë e rëndësishme e librit dhe e historisë të së parës media të lirë në Shqipëri, “Koha Jonë”.

Po i tregoj të gjitha këto si një hyrje se pse po futem në këtë debat të ditëve të fundit ku Aleksandër Frangaj me TV Klan dhe Abc News po bëhet epiqendra e debatit publik. I sqarova për një lexues që nuk e njeh historinë e medias së pas vitit ’90. Jo për Andi Bushatin dhe miqtë e mijë, kolegë, miq apo jo miq.

Sandri është bashkëprodhim i të gjithëve ne. Edhe i joti miku im Bushati. Siç jemi edhe ne bashkëprodhim të njëri- tjetrit, të cilët vijmë nga ai brez gazetarësh i pas’viteve ’90. Atëhere ishim idealistë, kurajoz, pasionantë, disi profesionalistë, nuk shikonim nëse gazeta ishte e imja me Sandrin, por edhe ju, si të gjithë, e ndjenit veten “bashkëpronarë”. Dhe natyrisht që ato lekë, aqsa vinin nga shitja dhe reklamat ndaheshin pothuaj bashkë, përveç rrogave që ishin detyrim. “Koha Jonë”, ti e di se u bë më e madhja e medias së shkruar, asokohe. Arriti në 88 mijë kopje shitje në një ditë, në kohën që Ben Blushi ishte kryeredaktor. Apo jo miku, Bushati?

Ishte kohë për gazetari!

Ndonëse u ndamë, edhe me ju, prapë mbetem miq. Jeta ofroi mundësi të reja, edhe për Klan-in tuaj. Dhe ecët mirë, profesionalisht. Ju shkuat me Sandrin. Ti dhe disa miq të mijë shumë të mirë. Unë bëra gabim që u futa edhe në politikë. E bëra atë gabim dhe nuk do më varni, besoj! Por ama kërkova në parlament që të bëhet një ligj për hetimin e burimeve financiare në media. Besoj e mbani mend? Dolën gazeta të reja në treg në vitin 1998 e më pas. Tregu i medias u bë më plural, lajmi ishte më i bollshëm për publikun. Konkurenca u hap, porse në pak muaj u dreqos. Disa botues të ardhur nga bota e biznesit e sakatuan tregun e medias. Ne mund të kishim gabime, por konkurenca ishte te cilësia dhe kurajo e shkrimeve.  Nuk kemi përdorur, as unë e Sandri, konkurencë të padrejtë. Të paktën deri kur nuk kishte hyrë në media bota e biznesit, sidomos biznesi kriminal.

Sandri nuk vjen nga bota e biznesit. Vjen si ti dhe unë, pa biznes, pa lekë. Por me kurajo, idealizëm, profesion. Natyrisht që zgjerimi i medias dhe konkurenca e pandershme, për fajin tonë që nuk luftuam fort, për fajin e politikës që donte ta denigronte forcën e pushtetit të katërt, për fajin dhe të ndërkombëtareve të cilët kurrë nuk kërkuan një “dekriminalizim” në media; pra sollën një denatyrim të tablosë mediatike shqiptare. Natyrisht që Sandri për ti bërë ballë këtij ekspansioni biznesi shantazhues, por edhe kriminal që hyri në media pa rregulla ligjore konkurence, u detyrua të përshtatej ose thuaj pak më troç, manovroi në një treg kaosi të cilin e solli kastile politika.

Më vonë, pushteti i mikloi, pothuaj të gjithë. Nga pak, porse hodhi kocka për mbijetesë për mediat e pa kapura, në formë reklamash të diktuara.

Unë qëndrova në median time me idenë utopike të dikurshme, por që mundohesha të lundroja nëpër dallgët e një konkurence brutale antiligjore.

Edhe Sandri ishte në një betejë për jetë a vdekje si media, si profesion me hyrjen e biznesit, siç ta thashë, bile po e përsëris, biznesit kriminal. Nuk po them për të gjithë, porse për një pjesë të madhe të biznesit që hyri në media jo për kënaqësi profesioni apo për t’i shërbyer publikut. Hyri për tenderime, ofertime, për miliona dollarë pazare me pushtetin në këmbim të shërbimit mediatik ndaj klasës politike në fuqi.

Nëse nuk do lejohej nga media, ligji, kurajo jonë, pra e të gjithëve do të kishim tablo tjetër mediatike. Do ishte si në Perendim, pothuaj. Konkurenca mund të më nxirrte jashtë loje, edhe mua. Edhe Sandrin. Edhe të tjerë. Por do të ishte nxjerrje me rregulla loje, ligjore.

Saliu i II-të, kur unë dola nga media i dorëzuar prej kësaj konkurence të pandershme, ndryshoi taktikë. Jo më dajak, si dikur. Me flirte me botues e biznesmenë-botues. Deti i ndotur i medias së “lirë” u mbush plotë me varkëtarë mediatikë biznesmenë. Apo jo zoti Bushati? Edhe Sandri do mbijetonte. Ose do dorëzohej si unë. Ai nuk u dorëzua.

Më pas “deti meditiak” u mbush plot “peshkaqenë”. Të gjithë donin të hanin, donin ushqim. Duheshin lekë për zhvillim teknologjik, para për rrogat, për naftë, për gjithçka. Biznesmenët e firmave të ndërtimit dhe me tenderime me fonde bashkisë së Tiranës apo rrugësh nacionale, po ktheheshin në “balena mediatike”. Hanin edhe “peshkaqenin”. Media u bë me digjitale, më e sofistikuar, por fatkeqsisht, edhe më e pistë. Në shumicën e rastëve. Jo të gjithë.

Tani  “peshkaqenët” lodrojnë e lundrojnë duke u bërë njësh me pushtetin.

A ka zgjidhje? Natyrisht që po, por të dhimbshme. Si dekriminalizimi në politikë ka nevojë, para se gjithash, dekriminalizim në media.

A do bëhet zoti Bushati ky dekriminalizim? Fatkeqsisht besoj se jo.

A bëra gabim, dikur, që mundësova largimin tuaj dhe të Shkullakut në korrik 1996, ndonëse kur shkarkova Sandrin, pikërisht Shkullakun propozova për kryeredaktor? Gabim fatal! A humbi pikë dhe kredibilitet Sandri me shkarkimin e Shkullakut në janar 2017 dhe largimin tënd disa vite me parë? Padyshim, shumë.

10 komente në “Nikoll Lesi: Aleksandër Frangaj e filloi si gazetar me një palë këpucë të grisura dhe….”

  1. Sokol says:

    E mor nikolle kur shkruaje me sandrin te koha jone e Lezhes pro enverit e komunizmit kunder demokracise qe po lindte aq sa dikush te quante nikolle lehesi

  2. Vangjeli says:

    Lehesi, Frangaj, Shkulmllaku, keta te gjithe jane nje kope çakejsh qe kane qene bashke dhe kane shqyer e vazhdojne te shqyejne njeri tjeterin. Mjere kush qendron prane tyre. Nik Lehesi luan si te jete plaku Mere i gazetarise dhe tregon ne formen e perrallave te ngjaret e viteve kur edhe ai zhvaste e zhvaste cte mundete duke shfrytezuar autoritetin e gazetes koha jone prone e tij dhe e Frangajt por qe u ngrit fale talentit te gazetareve te terrenit per te cilet Lehesi dhe grupi nikolleria nuk shpenzuan as edhe nje qindarke…

  3. Albania says:

    O nikoll lehesi sic te quante Berisha ti je nga ata njerez pa shtylle kurrizore. Vec druri qe ke ngrene nga trimat e Saliut duhet te kishte bere qe ti rrije larg por ti shkove dhe ju ule ne preher…ju te asaj zone me duket e keni si zakon qe ai si ju rref ju do me fort jo per ndonje gje po me kujtohet dhe patrioti jot prec ciftelia dhe druri qe hante dhe ai por prap se prap e ulet bythen ne prehrin e Sales….dhe i thoni vetes gazetare ju, buthelpires po dhe asgje me shume.

  4. tani says:

    aleksander Frangaj eshte bos dhe dhjetra milion euro pasuri. Nuk pjerdh per njeri sandri as per berishen e as per ramen

  5. loreta says:

    Shiko foton se çfare kafshesh kane qene keta gazetarei Dhe tani milardiere te qelbur. Shikoni shtazen Shkullaku, pastaj Bushatin “demokrat” nga blloku, Sandrin qe i mbante poturet me dy pale rripa, apo Leshin pak me komode (duket qe ka qene nje cope budalla) . Po si jane sot? E dini te gjithe. Ky eshte sistemi qe ndertuan.

  6. nadia says:

    a te dhjefsha sandrin me gjith katnaren konviktin qe ka per gru. u bon ato. jon rrit konvikteve.

  7. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: May 30, 2016 at 12:09:22 PM EDT

    NIKOLL LESI ESHTE NJE IKONE – FENIKSI I GAZETARISE SHQIPTARE

    ASHTU SI FENIKSI QE U RINGJALL NGA HIRI I VET EDHE NIKOLL LESI PO E RINGJALL E ME SIGURI DO TA RINGJALLE “KOHA JONE”
    ESHTE PIONERI DHE BABAI I GAZETARISE SE LIRE DHE TE PAVARUR, I GAZETARISE INVESTIGATIVE DHE TIPIKE ALA AMERIKANE NE SHQIPERI…
    ESHTE SHKOLLA E PARE DHE FIDANISHTJA E NJE BREZI TE RI GAZETARESH QE JO VETEM HAPEN NJE FAQE TE RE POR EDHE NDRITEN GAZETARINE SHQIPTARET.
    KOHA JONE U KTHYE NE OKSIGJEN E FRYMEZIM, NE NGUSHELLIM E UDHERREFYES, NE LIDER TE MENDIMIT E VEPRIMIT TE LIRE, DEMOKRATIK TE NJE POPULLI TE TERE PERBALLE NJE DEMOKRATURE KUR SLLOGANET DEMOKRATIKE U KTHYEN NE NJE VELLO PER TE FSHEHUR E MASKUAR NJE DHUNE E TERROR AUTOKRATIK E VRASTAR PER DEMOKRACINE SHQIPTARE!
    STRATEGU I SAJ ISHTE VETEM NJE – NIKOLL LESI!
    KOHA JONE DHE NIKOLLE LESIJO VETEM SFIDUAN E DENONCUAN TE PARET KETE RREZIK POR EDHE PARALAJMERUAN TE PARET KATRAHUREN QE DO TE SILLTE KY PERBINDESH ALA KALE TROJE, E ALA UDB SERBE PER SHQIPTARET DHE SHQIPERINE JO VETEM NE 1997-EN!
    NIKOLL LESI U NDESH JO VETEM ME FALANGAT E MURRME TE BERISHES E GAZIDEDES QE ARRITEN DERI NE DJEGJEN E KOHES SONE ASHTU SI HORDHITE E HITLERIT RAJHSHTAGUN POR EDHE ME MINAT ME SAHAT TE TYRE NE GJIRIN E KOHES SONE QE INFILTRUAN APO REKRUTUAN ATO NE VETE GJIRIN E SAJ!
    A ESHTE RASTESI FAKTI SE PARA SE TE PERDORNIN BIDONAT ME BENZINE DHE URET E ZJARRIT KUNDER KOHES SONE, KRAHU I DJATHTE, KRYEREDAKTORI BASHKEVENDAS I TIJ MULTIMILIONERI E KRYELAPERI I BERISHES DHE GAZIDEDES, BYTHELEPIRESI I CDO SUNDIMTARI TE RADHES, ALEKSANDER FRANGAJ U TERHOQ PREJ DUKE MARRE PREJ SAJ ME HIR OSE ME PAHIR 100 000 DOLLARE KUR KOHA JONE ISHTE NE ZENITIN E SAJ, KUR SHQIPTARET E SHQIPERIA NE BUZE TE GREMINES ME SHUME SE ARMET KISHIN BOMBE E FLAMUR KOHA JONE!?
    PSE PIKERISHT NE KETE KOHE JETIKE PER SHPETIMIN E SHQIPERISE SI SHTET E SHQIPTAREVE SI KOMB BRUTI I GAZIDEDES DHE BERISHES I FUTI THIKEN PAS SHPINE MENTORIT E PROFESORIT TE TIJ, KOHES SONE SHPARN TROJANE E THIKEN BRUTIANE !?
    KUSH PERVEC AGJENTIT TE BEOGRADIT DHE ATHINES, BASTARDIT TE KHOMEINIT DHE BEN LADENIT BASHKIM GAZIDEDE, SIGURISHT ME URDHER TE MARESHALLIT PA TE CILIN AI NUK BENTE AS SHURREN, E NJOFTOI ATE PER DJEGJEN E RRENIMIN E KOHES SONE!?
    PSE!? QE PARA SE TI MERRNIN JETEN, PARA SE TE EKZEKUTONIN “KOHA JONE ” TI THANIN FINANCAT E SAJ, TA BENIN TE PAMUNDUR RINGJALLJEN E SAJ TE SHOEJTE!?
    KUR U REKRUTUA ALEKSANDER FRANGAJ NGA SHIK-U GJAKATAR!?
    QYSH KUR ATA E SHANTAZHUAN ME DOSJEN E TIJ SI HAFIJE E PESHTIRE E SIGURIMIT TE SHTETIT!?
    APO ME ZOR E ME TORTURA KUR U ARRESTUA BASHKE ME MARTIN LEKEN APO TE DYJA!? APO….?
    E VERTETA DHE DREJTESIA VONOJNE!
    VONOJNE POR NUK HARROJNE !

  8. korcarivip says:

    O zoti dega ik se na ke care karin me gjithe Nikollen, Nikollen e ka qire Saliu, ty Nikolla. Nikolla ka qene nje sahanlepires me sindromen e Stokholmit. Harrove qe ky ishte i pari qe futi standartin e politikanit kurvar.

  9. C'a bohet kshtu says:

    Kostumi i Aleksander Frangajt bie ne sy dhe te ben shume pershtypje qe mund te zere dy veta njekohesisht, duket si kostumi i te “ndjerit” Enver, i rri fort bollshem, ta na sqaroje kujt te vdekuri ja ka marre per tu dukur qytetar.

  10. grer says:

    Shihni foton eketij artikulli!

    Duket si band!!!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje