Nikolla Gruevski: Soros ndërsen shqiptarët kundër maqedonasve

19 Janar 2017, 19:29Rajoni TEMA

Gazeta Express i ka marrë një intervistë ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski lidhur me zhvillimet në vendin fqinj, por më interes paraqet këndvështrimi i tij në raport me shqiptarët dhe kërkesat e tyre.  I pyetur për të drejtat e tyre dhe kërkesat e përfshira në marrëveshjen e fundit të partive shqiptare Gruevski thotë se nuk ka vend në rajon dhe ndoshta as në Evropë, i cili u ka dhënë më shumë të drejta komuniteteve më të vogla etnike sesa Maqedonia dhe se pas qëndrimeve të shqiptarëve qëndron multimiliarderi amerikan George Soros.

Mediat e Soros-it dhe OJQ-të, jo vetëm që nuk i kanë prezantuar këto hapa, por ata në vazhdimësi irrituan shqiptarët kundër nesh, dhe prezantuan hapat tanë si diçka e vogël dhe e papërfillshme. Ata kurrë nuk kanë bërë krahasimin me të drejtat që shtetet tjera sigurojnë për minoritetet, sepse po ta bënin këtë, do t’i linte ata gojëmbyllur. Nuk dua të keqkuptohem nga askush, por fqinjët tanë kanë komunitete të vogla etnike”, shprehet Gruevski.

Ai thotë se ekziston një traditë në Maqedoni, se kur një parti shqiptare është në opozitë kritikon qeverinë se po i diskriminon shqiptarët sa i përket investimeve, ndërsa partitë shqiptare në qeveri e mohojnë këtë. Sipas tij, është e rrezikshme që kur partitë e grupeve të vogla etnike përpiqen të vijnë në pushtet luajnë vetëm me emocionet etnike të qytetarëve.

Lidhur me pretendimet se investimet e qeverisë maqedonase në zonat e banuara nga shqiptarët janë më të pakta, Gruevski parashtron një argument që lidhet me specifikat e vetë shqiptarëve:

Është edhe një tipar në rajonet shqiptare dhe kjo është traditë në një përqindje të lartë që gratë myslimane të mos punojnë. Sigurisht, ky është vendim i tyre dhe unë e respektoj atë dhe nuk ndërhyj në atë vendim personal ose familjar dhe traditë, por shumë herë investitorët vendosin të mos investojnë në disa rajone ngase shqetësohen se nuk do të gjejnë fuqi të mjaftueshme punëtore, edhe pse ata marrin informata mbi numrin e lartë të papunëve në një komunë ose rajon ku shqiptarët e përbëjnë shumicën e popullatës. Një realitet i tillë shpesh tregon papunësi më të lartë, por me një numër më të madh të punëkërkuesve pasivë të punës, jo ata aktivë dhe krijon një perceptim të gabuar, për shkak të numrit të lartë të të papunëve që nuk janë duke kërkuar punë”.

Gruevski këmbëngul se armiku kryesor i tij është George Soros, fondacionet e të cilit janë angazhuar për të indoktrinuar të rinjtë dhe dëmtuar interesat e Maqedonisë si shtet:

“Ai indoktrinon një pjesë të madhe të njerëzve të rinj nëpërmjet ligjëratave të financuara nga forma të ndryshme, krijon një armatë të protestuesve me pagesë dhe provon të rrëzojë qeveri dhe të shkatërrojë shtete. Soros ka 25 vite këtu [në Maqedoni], por këto vitet e fundit ai është më aktiv në financimin e institutit për shoqëri të hapur, i cili është ombrella e më shumë se 70 organizata joqeveritare në Maqedonia, të cilat janë 90 apo 100 për qind të financuara nga Soros. Kur VMRO është në qeveri, ushtria e Soros, mediat, organizatat joqeveritare dhe shoqëria civile janë kundër nesh, për gjithçka.

Në fakt, e kam takuar atë [Soros] rreth gjashtë vite më parë në Pragë, në një ngjarje që kishte të bënte me njerëz të komunitetit rom, e Maqedonia ishte vend që po merrte presidencën Në fund të diskutimit ai pyeti për çështjen e emrit [të Maqedonisë]. Aty kuptova se ai kishte shumë informata për këtë, dinte shumë detaje. Ai tha se Papandreu [ish kryeministri i Greqisë] nuk do të ishte kryeministër edhe për gjatë dhe se ne do të duhej ta shfrytëzonim këtë mundësi për të arritur një marrëveshje me të. Për fat të keq, qëndrimet e tij nuk ndryshonin shumë nga ato kryeministrave të tjerë, edhe pse ai dukej shumë më liberal. Mendimi i tij ishte se Papandreu ishte më i lehtë se të tjerët për të arritur marrëveshje”.

7 komente në “Nikolla Gruevski: Soros ndërsen shqiptarët kundër maqedonasve”

  1. kombi says:

    Ploteso marrveshjen e Ohrit dhe mos mashtro shume . Ndryshe Shqipetaret do te kerkojne federalizimin e tyre, qe mos merren me ju nacionaliste te ndyre ,qe ja keni nxire jeten atij populli ,i cili eshte autokton dhe nuk jane te ardhur si ju bashke me gabelet e tjere .

    1. Bardhar Vardari says:

      Maqedonet jane shqiptaret maqedone. Ato qe e kane vjedhur emrin ÈmaqedonÈ tani per tani jane sllave ardhacake ne Maqedoni.

  2. Ali Vlora says:

    Po kur ka plehra si Ali Ahmuti u mesua keq Gruuueski e do ta harroje marrvesjjen e OHRIDES. HARRAM e paci qumeshtin e nenes po e late.

  3. ... says:

    maqedonsit jane hienat e ballkanit

  4. ..... says:

    maqedonsit jane hienat e ballkanit
    jane te frikshem

  5. ......... says:

    maqedonsit jane hienat e ballkanit
    jane te frikshem
    qumshin e nenes e kan harru nga qumshi i dashnoreve

  6. koha jone says:

    ALI AHMUTI ESHTE TRADHETARI I SHQIPTAREVE , AI ESHTE VETEM NJE BASHKEPUNETOR I MIRE I MAQEDONESVE , I SHITUR PREJ KOHESH TEK GRUEVSKI .AI MASHTRON SHQIPETARET ME EMRIN E NJE LUFTETARI TE USHTRISE UCK . SHQIPETARET DUHET TE KUPTOJNE QE KY AHMUTI ERDHI NGA MALET, QE RRISTE DHITE DHE MBAS LUFTE U NGJIT LART NE POLITIKE . KOHA E LUFTES, KA DRITE HIJET E VETA . U VRANE SHUME KOMANDANT , JO GJATE LUFTIMEVE ,POR JASHTE , NGA NJE DORE E ZEZE . SHQIOETARET NUK DUHET TE HARROJNE DHE TRADHETINE E KUMANOVES , QE I BERI KY NJERI I POSHTER , QE MERITON TE VARET NE FUSHE TE BURRAVE.
    SHQIPETARET DUHET TE NXJERRIN JASHTE LOJE PARTINE E ALI AHMUTIT SI TRADHETARIN ME TE MADH TE KOMBIT SHQIPETAR . E GJITHE POLITIKA E TIJ E NDYRE, ESHTE VETEM NJE LOJE, PER TI HEDHUR HI SYVE SHQIPETAREVE .
    ZGJOHUNI SHQIPETAR , KOHA PO THERRET PER JU , BASHKIMI ME SHQIPERINE PO TROKET ,MOS DURONI SHTYPJE NGA FELLIQESIRAT MAQEDONE , TURP PER ATA SHQIPETARE QE VOTUAN PARTIND MAQEDONASE TE ZAEVIT , TE CILET JANE SI DY PJKA HJJ ME GRUDVSKIN . ZGJUARSIA E SHQIPETAREVE ,ISHTE FORCIMI I PARTIVE SHQIPETARE ,QE ATO TE MARRIN FATIN E TYRE NE DORE , DHE JO SOT TI LUTEN ZAEVIT ,PER TE DREJTAT E TYRE .
    BESIMI ESHTE VETEM TEK PARTITE SHQIPETARE,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje