“Prapësitë e Zenit në hotelet e Pragës dhe një analist ish-hajdut marketesh në Itali”

19 Janar 2017, 08:55Politika TEMA

Në pjesën e dytë të intervistës botuar sot në DITA, Izet Haxhia flet sërish mbi ish-juristin e CEZ, Romeo Karaj, i cili ndodhet në Turqi pas kërcënimeve që ka marrë për jetën.

“Qëllimi i ardhjes se tij këtu eshte edhe ndjekja e një transaksioni që lidhet me persona të përzier në aferën CEZ. Me hollësi nuk e kam pyetur sepse kjo është në stadin e dyshimeve” – thotë Haxhia.

Haxhia përsërit në këtë intervistë emrin e Ylli Pecit, për të cilin thotë se menaxhon paratë e pista të Berishëve.

“E kam theksuar dhe e them prapë se paratë e vjedhura nga kjo familje kriminale një pjesë janë në bankat off-shore jashtë Shqipërisë dhe një pjesë tjetër janë përdorur për blerje pronash të shumta në Shqipëri me emra të tjerë. Unë kam thënë edhe emrin e Ylli Pecit, ish-zyrtar i Shqipërisë në Strasburg që është ndjekës dhe menaxhues i këtyre parave në rolin e avokatit. Dhe është për t’u çuditur që asnjë nga mediat nuk u mor me këtë person”.

Pyetjes se gazetarit Erion Habilaj nëse Haxhia dhe Karaj kanë folur rreth Shkëlzen Berishës, ish-truproja familjare e Berishëve i përgjigjet:

“Dasma pa Kamber nuk bëhet, thotë një fjalë e urtë turke. Kështu që nuk kishte se si të mos përmendej edhe ‘kamberi’ Zeni. Lidhjet e tij në këtë aferë janë të qarta si një bashkëpunëtor i Nuel Kalaj, vizitat e tij së bashku me të motrën në Pragë, qëndrimi në të njëjtin hotel me Nuel Kalaj janë fakte të pakundërshtueshme për këtë lidhje. U bisedua edhe për disa ‘prapësi’ të Zenit, por ato ngelen private për momentin…”

Në intervistën e botuar sot nga DITA Haxhia i përgjigjet edhe analistit Artur Zheji, i cili dje e permendte duke komentuar akuzat ndaj Berishëve për aferën e CEZ dhe thoshte se ndaj Saliut ka nisur “një gjueti shtrigash”.

“Tanimë kemi të bëjmë me një sulm të drejtpërdrejtë, ndaj ish- kryeministrit Berisha, lidhur me çështjen e Çez dhe jo vetëm. Janë mbledhur tufë të gjithë ish miqtë e tij, ish krijesat e tija të dikurshme, të cilat kanë filluar një gjueti shtrigash..” – shkruan Zheji.

“Nuk e di ku i dhemb këtij kleptomani për Berishën, por dua të theksoj këtu se sa e kriminalizuar dhe e shitur është një pjesë e madhe e mediave në Shqipëri. Nuk mund ta imagjinoj që një hajdut marketesh në Itali kur jetonte atje, si Artur Zheji, t’u japë mend shqiptarëve – përgjigjet Haxhia.

4 komente në ““Prapësitë e Zenit në hotelet e Pragës dhe një analist ish-hajdut marketesh në Itali””

  1. Kujtimi says:

    Xeni sy Pi..i buzet si Rocke ka…i

  2. Kujtimi says:

    Xeni sy Pi..i buzet si Rocke ka…i…………

  3. Ali says:

    Artur Zheji, Hjadut marketesh dje , dhe Anal-ist gjirizi sot !
    Fare e poshter, per para shet edhe bythen e tij !

  4. Emigranti says:

    Deri me sot e dim se ska patur drejtesi, per te denuar kriminelet, vrasesit, hajdutet e shqiptareve, bab e bir salqir dhe shkerdhen berisha. Kur dote vij ajo dit ta kethejm ne fest kombetare, terheqjen zvare duke i len disa dit te qelben, pastaj ti grposim keto kerma se ndyn dunjan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje