Rusia, plan për njohjen e Kosovës?

putinNjë eksperte e njohur dhe mjaft e respektuar britanike, Mary Dejevsky, mendon se Rusia po e afron idenë e njohjes së pavarësisë së Kosovës si pjesë e arritjes së një marrëveshjeje më të gjërë mes Moskës dhe Uashingtonit kur Donald Trump të marrë në duart e tij frerët e kombit amerikan.

Dejevsky, ish-korrespondente në Moskë dhe Uashington, shkruan aktualisht për “The Guardian”, ndërsa është edhe anëtare e “Think Tank”-ut anglez, Chatham House.

“Balkaninsight” thotë se komentet e saj, të bëra për revistën “Tablet”, janë një reflektim mbi pasojat e mundshme të një takimi të mundshëm e të shumëpërfolur Trump-Putin.

Miliarderi e ka shprehur në disa raste dëshirën për t’u larguar me kreun e shtetit rus pas betimit si presidenti i 45-te i Shteteve të Bashkuara dhe vendosjes së marrëdhënieve amerikano-ruse në një kurs të ri.

Dejevsky takohet rregullisht me liderët e Kremlinit përmes grupit ndërkombëtar Valdai.

Ajo mendon se Moska mund ta njohë Kosovën si pjesë e një serie veprimesh që synojnë mbylljen e ngërçeve diplomatike të pas Luftës së Ftohtës dhe përmirësimin e relatave mes dy fuqive të mëdha.

Në shkrimin e saj,  Dejevsky thotë se Putin po investon shumë në afrimin me administratën e re amerikane, ndaj dhe pak gjasa ka që ta lërë t’i shpëtojë nga duart mundësia e një marrëveshjeje me të.

Shumë vende perëndimore, me Shtetet e Bashkuara në krye, e kanë njohur prej kohësh pavarësinë e Kosovës, por mjaft të tjerë, mes të cilëve Serbia vetë, Rusia, Kina, e pesë anëtare të BE-së, nuk e kanë hedhur ende këtë hap.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rusia, plan për njohjen e Kosovës?”

  1. Asus says:

    Kosova tashme nje realitet, mund te jete nje marreveshje pa kosto per ruset. Me kete rast ruset duan te mbyllin aneksimin e Krimes, permes njohje s se saj nga perendimi. Per shqiptaret mik eshte keq. Perendimi fiton financiarisht pasi nuk do dergoje me forca ne Kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *