Shorti, Shqipëria kundër Kosovës për një vend në Botërorin e futbollit

Shqiperi-Kosove-femrat-nje-grup-490x277Shqipëria e futbollit, për herë të parë kundër Kosovës. Shorti i hedhur sot në Nion të Zvicrës vuri përballë përfaqësuesen kuqezi përballë asaj kosovare në fazën e parë kualifikuese të Botërorit të femrave.

Dy ekipet shqiptare janë pjesë e Grupit 2 së bashku me Greqinë dhe Maltën.

Takimet do të luhen në vendin tonë më 6, 8 dhe 11 prill.

Katër fitueset e çdo grupi dhe skuadra e dytë me bilancin më të mirë ndaj kryesueses në grupin e vet do të kualifikohen në raundin e dytë, ku do të hidhet një tjetër short, shkruan Panorama Sport.

Nga Europa do të dalin nëntë ekipe që do t’i bashkohen Francës organizatore në Botërorin e verës 2019.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *