Sokol Balla: Aleksin nuk e vrava unë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

21 janarNga Sokol Balla

Dëgjova Mark Nikën dje kur foli në Top Channel. Pak më herët kisha folur me të, kur i kërkuam të prononcohej pas lajmit për dëmshpërblimin prej 12 milion dollarësh, apo 16 milion lekësh që i kishte akorduar qeveria e majtë, familjeve të katër viktimave. Marku ishte në një siklet të jashtëzakonshëm, ndaj e kuptova kur në prononcimin e tij për Top Channel, kritikoi mënyrën sesi ne, kishim dhënë lajmin: Një vrasje, 300,000 dollarë!

Marku mendonte se interpretimi që ne i kishim bërë lajmit, kritikonte familjarët sikur “kishin blerë” gjakun e të vrarëve. Në fakt insinuata e lajmit ishte e qartë: ishte qeveria ajo që kishte “blerë” drejtësinë e premtuar dhe të munguar të 21 janarit. Por lëvizja e fundit qeverisë Rama Meta për ngjarjet e ndërlidhura të 21 janarit tentonte pikërisht këtë: të kompleksonte familjarët e Ziverit, Aleksit, Faikut dhe Hekuranit, më shumë sesa vetë vrasësit e tyre.

Kompensimet financiare për gabime, faje apo krime shtetërore janë një dukuri normale e një vendi demokratik. Një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike duhet të paguajë faturat e gabimeve të saj apo krimeve, si në rastin e 21 janarit. I duhet të paguajë faturat e shkollës së fëmijëve të Ziverit, mungesën e babait të vajzave të Aleksit, jetën e shkatërruar të djalit të Faikut, të atij që jeton dhe jetën e marrë në gjysëm të djalit tjetër që nuk duroi vrasjen e të jatit. Shtetit i duhet të paguajë dhimbjen e papritur të familjes së Hekuranit, që erdhi jo për protestë, por për të bërë selfie në 21 janar, dhe shtyu ikjen në Greqi ku do të vazhdonte jetën normale që ja ndërpreu Agim Llupo nga halet e bodrumeve të Kryeministrisë. Për këtë arsye as Marku dhe askush tjetër nga familjarët, nuk duhet të ndihen keq. Ato para, janë më e pakta që Shteti i detyrohet atyre, si edhe familjarëve të Gërdecit. Edhe ata, siç thotë Sali Berisha, viktima të një krimi shtetëror. Dhe siç Mark Nika me të drejtë thotë, kjo nuk ka lidhje hiç me procesin penal ndaj fajtorëve dhe autorëve të dukshëm dhe të padukshëm të vrasjeve në 21 janar. Por dëmshpërblimi i qëllimshëm, katil dhe pervers tre ditë para përvjetorit të katër vrasjeve, ka lidhje me bashkëfajësinë që kjo masë tenton të krijojë në krim, me të gjithë ne, pikërisht në mungesë të drejtësisë ndaj vrasësve të vërtetë.

Të gjithë e dimë se drejtësia nuk është nën ndikimin e qeverisë së majtë. Siç më ka deklaruar Edi Rama në një intervistë një vit më parë “Drejtësia e munguar në 21 janar, ka qënë motivi im i shtuar për të bërë reformën në drejtësi”. Atëherë cila është arsyeja që qeveria vonoi QELLIMISHT dëmshpërblimin e gjyqit të fituar nga familjarët e katër të vrarëve vetëm tre ditë para përkujtimit të 21 janarit, kur vendimi i gjykatës administrative është dhënë muaj më parë?

Këtë mund ta dijë vetëm Edi Rama, por edhe nëse nuk na e thotë, nuk e ndan dot me ne të gjithë, dështimin e tij më të madh të katër viteve: mosdhënien drejtësi për këtë krim shtetëror. Të cilin e premtoi në vitin 2012, kur proceset gjyqësore gjetën pa faj, të gjithë ata qe “me zë e figurë” vranë në 21 janar. Sepse mesa duket, ky ishte edhe qëllimi kovert, i këtij vendimi, që është i turpshëm, dhe tenton të na turpërojë të gjithëve ne.

Që taksapaguesit shqiptarë t’i bësh “bashkëfajtorë” për drejtësinë e munguar për 21 janarin, është një vendim i turpshëm. 160 milion lekët e djeshëm, koincidojnë me 1,6 milion shqiptarët që votuan në qershor 2013 dhe zgjodhën të mbështesin ose ata që protestuan në 21 janar ose ata që urdhëruan vrasjet po në të njëjtën ditë. 21 janari do hyjë në histori si një ditë ndarëse e jo bashkuese, për shqiptarët. Edhe sot nëse bën një sondazh, nuk ka një shumicë absolute që mendon se 21 janari ishte krim shtetëror. Komplekset e qeverisë Rama Meta me 21 janarin, nuk zbehen duke bërë 1,6 milion shqiptarë të paguajnë secili nga 10 mijë lekë turpin e mosdhënies së drejtësisë për këto vrasje.

Në këtë rast ka vetëm një aritmetikë: qeveria e majtë bëri shtetasin Agim Llupo të paguajë vetëm 10 mijë lekë të vjetra, krimin që kreu në 21 janar. Për qeverinë Rama, 10 mjë lekët që “pagoi” dje Llupo, është drejtësia e vetme që ajo vendosi pas katër vjetësh, për katër viktimat e përgjakura në themelet e pushtetit të saj. Në fakt, ajo që nuk dhamë dje në lajmet e Top Channel është se jeta e Ziverit, Faikut dhe Hekuranit (Aleksin “zyrtarisht” nuk dihet akoma kush e vrau), i kushtoi vrasësit të vërtetë, secila, j0 300 mijë dollarë, por vetëm 3 mijë lekë. Pjesën tjetër e paguam padrejtësisht ne, të tjerët. Kjo me ose pa dashje ishte mënyra, sesi qeveria deshi të thoshte se Ziverin, Faikun, Hekuranin dhe Aleksin, i vramë të gjithë ne, bashkë me ushtar Agimin. Sesi ajo deshi të blinte heshtjen e familjarëve dhe mbulonte dështimin e saj, për mosvënien e drejtesisë gjashtë vjet pas vrasjes. Një fantazëm makbethiane që i prish asaj gjumin çdo 21 janar!

Por këtë, unë nuk e pranoj dot. Aleksin, Mark, nuk e vrava unë!

Në fakt Agim Llupo mund të më kishte vrarë dhe mua atë ditë në Bulevard, pasi plumbat e tij ranë pa diskriminim si mbi ata që vdiqën, ata që u plagosën (si kolegu im i ABC Neës, dhe ata që si puna ime, nuk e besuan deri në minutë të fundit se në vitin 2011 mbi njerëzit nga shteti, mund të qëllohej me plumba të vërtetë!

Gjashtë vjet pas asaj ngjarjeje të pabesueshme, kur në studio përballë meje kisha pak javë më parë Sali Berishën që pranoi se do të kishte vrarë edhe më shumë se katër, për të ruajtur pushtetin e vet, kur Ilir Meta si cdo 21 janar, ka gjashtë vjet që në këtë ditë gjen sebep dhe ikën jashtë, kur Edi Rama shpërndan dëmshpërblime për 21 janar, si gjelin e detit për Vit të Ri, unë e kam të pamundur të pranoj të barazohem me vrasësit e atyre katër fatkeqëve.

Edi Rama me vendimin e djeshëm, duke vendosur një çmim, mbi kufomat e katër të vdekurve, nuk kreu një akt drejtësie dhe as vazhdimësie shtetërore. Në fakt ai përmbushi një ekuacion fatal: duke vënë shenjën e barazimit mes një shumëe lekësh që i nxorri nga buxheti i qeverisë së vet dhe një krimi të pandëshkuar të qeverisë së Berishës, ai thjesht barazoi veten e tij me vrasësit e vërtetë.

Llogaritje e gabuar. Jo e lekëve, dhe as thjesht e kohës kur e bëri.

Tani ta mbajë faturën vetë. (JavaNews)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

24 komente në “Sokol Balla: Aleksin nuk e vrava unë!”

  1. kashi says:

    e sakt nuk i heq asnje presje

    1. tfgs1 says:

      i tredhuri Ngjela,c’mendim ka per kete lajthitje te corapekuqit……..!!!!

  2. Akrepi says:

    Qeveria vertet I vonoi te demshperblej familjaret e viktimave te 21 janarit Sokol por po e ben.Poju ku keni qene si nuk e keni ngritur me pare kete problem ,por kujtoheni tani qe ,per pervjetoriin e gjashte te tyre qeveria I shperblen,ju e kritikoni. Premtimin per drejtesi vertet nuk e kambajtur deri tani por po e ben. Nje shkak I berjes se reformes ne drejtes,i sic e permend dhe ti eshte pikerisht mos denimi I ketyre krimineleve qe shkaktuan kete tragjedi.Ty nuk te takon ta kritikosh Edi Ramen per mos mbajtjen e ketij premtimi duke ditur se ti Sokol me mire se kushdo tjeter e di mire ecurine e berjes se reformes ne drejtesi gje e cila vazhdon akoma dhe nu po perfundon nga pengesat qe sjellin ata qe kane kryer keto krime dhe qe kane frike nga drejtesia e reformuar,Aleksin vertet nuk e vrave ti por as Edi Rama nukk ivrau ata prandaj mos vur shenjen e barazimit ndermjet Krimineleve te vertet dhe Edi Rames .Prandaj reagimi juaj Sokol me duket pak I cuditshem.

    1. DONKISHOT says:

      EDI RAMA QE SFUT NE BURG KRIMINELAT …. CFARE ESHTE KRIMINEL APO NAIVE ..

  3. guri says:

    O sokol pse hiqesh si hero.E pranon vete se ne vendet demokratike viktimat demshperblehen dhe po vete thua se Edi bleu me para vrasjen e te katerve.Me duket gabim .Drejtesia akoma nuk ka fol per viktimat ne se Llupo pagoi 1000 euro do vij dita qe te bej 25 vite burg dhe te tregoj Salehin dhe Lulushin qe dha urdher.I duruari i fituari.

    1. albi says:

      po mir se nuk e mora vesh, qe mos pranoje qe Topi ja futi kot me lajmin dhe gazetaret e tij me ne krye mr. Ballen jane medioker, ky tani po thote e ka fajin Edi? kaq kollaj u vika shenja barazim ne kete muhabet? Deri ketu i shkon arsyetimi ketij “top” gazetari? vertet kaq thjesht i shikon gjerat ky, si ata pjanecet poshte te kafja e lagjes time?
      mjeshter je Sokol, mjeshter

  4. Lugati says:

    ti paguj lugati kryeminister nga xhepi vet. sepse ai i coj atje dhe vete pite kafe…eshte po ky lugat kryeminister qe nuk do me e zbardh ceshtjen e 21 janarit…

    1. elona says:

      Ti paguj se s’ben, por ketu sokol palla edhe pse me duekt antipatik, ka te drejte.Pse tani 2 dite para e gjeti fondin ai nga rezervat?Pse s’e gjeti keto 3.5 vjet????lere amans e vetem per tu mbyll gojen para zgjedhjeve te ketij viti e ka bere.

  5. dikush says:

    Sofizma. Laku po u shtrengohet ngadal por sigurt berishjaneve

  6. fakti says:

    Neveri !

    Nuk kam ndjesi tjeter teksa lexoj keto reshta !

    S Berisha ben krime e populli paguan! Ai vjedh,djeg,shkateron,vret e gjithnje populli paguan.
    Dogji e shkateroj ne 97,
    U vodh e sabotua rruga e kombit,
    U dogj e shkaterua Gerdeci ,me dhjetra te vrare e qindra te plagosur,
    U vran qytetaret me 21 janar ,
    e prap populli paguan…….

  7. Qytetar says:

    Ik o Sokol se na hape barkun.Nuk ke më rreqat(themi ne) mbi vete.
    Barazon surrati jot Edi Ramën me kriminelin Sali Berisha.

  8. razo says:

    Shkrim medioker si vete autori..

    Qeveria e sotme nuk mund te bej si qeveria e Sali Gerdecit qe vrau njerz ne mes te dites dhe dergonte policat me thesa me para ti shperndante me qellim qe tu mbyllte gojen familjareve te viktimave. Apo te bente si Mehdiu qe bleu me para ne dore familjaret per te mbyll gjyqin. Nje qeveri e pergjegjshme ndjek procedurat e nevojshme te percaktuara ne ligj e me rregullore.

    Mark Nika ka te drejte, menyra si TCH e dha lajmin ishte denigruese dhe e qellishme te provokonte familjaret. Te isha si ai as nuk e kisha marre mundimin tu flisja. Drejtesia do shkoj ne vende kjo as qe nuk dikutohet prandaj i ka zene paniku te gjithe. Familjaret te behen te forte, kafshet qe vrane me 21 Janar po ju pergatit kafazi.

  9. Lugati says:

    FAKTI….ne pike te pare ne 97 dogje ti e une si popull.masanej dogji sala ne rregull..se osht kollaj me ka vu fajin te tjereve

  10. Cen durim madhi says:

    Sokol , prit tani zagaret e Rames kur te fillojne kunder teje. Ne menyre shterruese ( skopine ) 21 janarit ja ka bere Baze por dua te besoj se qeveria aktuale ka patur drejtsine kundra .Ne thelb taksapaguesit shqiptare skane pse paguajn lajthitjet qeveritare ne nje kohe qe ato vazhdojne ne politike ne nivele te larta .

  11. Shejtoni says:

    Ky shkrim eshte si ai qeni qe leh mbas gardhit.
    Hajde Sokol hudhu, krijo nje parti, fito zgjedhjet, merr pushtetin dhe ver drejtesi (dmth fute Saliun ne burg). Kaq e thjeshte eshte formula, por duhet bere.
    Kur tha Saliu se do te kishte vrare edhe me shume, ty ste beri fare pershtypje, e vazhdove intervisten tamam sikur nuk
    ta kapi veshi se çtha. As aq nuk i the qe, me ate deklarate ka bere nje rrefim pohimi per kryerjen e krimit. Apo sta mbajti???!!!

  12. Tirona says:

    Shteti Gjerman mbas luftes se dyte boterore ,me vendim gjyqi pagoi demet qe kishin bere nazistet, po per viktimat e 21janarit ka ndonje vendim gjyqi qe shteti ti demshperblej? Nese ka ka bo mire qe i ka paguar, nese nuk ka ka bo gabim⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️

  13. landi says:

    sokol, pse nuk tregon se ku eshte agim llupo sot, ne menyre qe ramistet te mos kercejne perpjete? agimi eshte ne austri, ka mare strehim politik!!!
    tregoju se ku eshte ish-zevendes shefi i shtabit te pergjithshem, luan hoxha, i denuar per gerdecin me 7 vjet burg. ne shba, ka mare strehim politik. thuaju shqiptareve pse rama nuk denon dot per 21 janarin 2011? se eshte gatuesi i asaj ngjarje. kete konkluzion e thone nderkombetaret. kaq.

    1. albaniafirst says:

      Po landi, po te degjosh “Nderkombetaret” (te cileve u referohesh) nga goja e Saliuy, Rama I ka bere te gjitha, por po te degjosh “Nderkombetaret” nga goja e tyre, do marresh vesh se kush eshte pergjegjesi I vertete. Te pakten edhe kuj jeni tifoze te nje force politike, me mire mos komentoni, ose ne se doni te komentoni, tregohuni realiste dhe te ndershem ne rradhe te pare me veten tuaj, pastaj dhe me ne te tjeret qe lexojme ato qe thoni.

  14. Kin Buba says:

    Populli thotë: ” Ma i keq asht gërgasi se dorasi “.
    Kush i shty te shkretet demonstrues te perdornin mjete te forta kunder mbrojtesve te rendit, te shtetit, te institucioneve? Pse shkuan sikur do t’i prisnin me tufa lulesh per interesa te “gërgasve”. Kush ka bá ushtri, ne rregullore thuhej: ” Kur dikush sulmon institucionin qe ruhet nga ushtarë, heren e pare i thuhet: ” Ndal, mos leviz dhe godet me armë lart. Neqofte se personi nuk ndalet, atehere goditet drejteperdrejtë.”
    Pse i mbajne armet luftarake ruejtesit e rendit, policia, etj?! Me godit sorrat fluturim.
    Shqiptaret e kane ba te modes me vrá njani-tjetrin. Ndiqni historine e luftes civile ballist me partzanë, vrasjet n’ kufí kur ikshin shqiptaret per nji jete ma t’ mire, vrasjet n’ Shkoder e 4-deshmoreve, te vramit ne malin me Gropa nga rojet e kufinit, ne lumin Buna, viktimat ne Otranto, vrasjet per firmat piramidale ne ’97-en, ngjarjet e 21-janarit, vrasjet neper qendra votimi etj. Duket se vete qeveritaret e pashpirte, per hir t’ pushtetit qe duan bajne veprime makjaveliste sipas postulatit: ” Mjeti, justifikon qellimin”.

  15. albaniafirst says:

    Keta gazetaret tane jane te tredhur nga trute e kokes. Po te mos e bente qeveria kete kompensim, po ky palo gazetar do e akuzonte se perse se dha. Kur e jep ,thote e dha vone, sikur qeveria nuk ka pune te tjera me te rendesishme per te bere. Nuk di I ziu njeri se si te beje. Ky artikull, qe per mua eshte nje pacavure e vertete, me kujton historine e Nastardinit me sherbetorin.
    Cfare uji i dhe gomarit, te ftohte apo te ngrohte- e pyet Nastradini sherbetorin.
    Te ftohte – i pergjigjet ai. Nastradini rremben drurin dhe fillon ta godase sherbetorin duke bertitur – Ma paske ftohur gomarin more delenxhi.
    Jo, jo – thote sherbetori, se u ngaterrova, dhashe uje te ngrohte.
    Ashtuuuu!-tha Nastradini, dhe duke vazhduar ta godase, kete here duke bertitur: ma paske djegur gomarin more edepsez.
    Paraja nuk zevendeson jetet e humbura, por te pakten jep nje fare lehtesimi financiar per familjet e goditura padrejtesisht nga qeveria.
    Te ankohesh se qeveria po perdor parate e qytetareve per te bere keto pagesa, eshte nje kendveshtrim i gabuar. Parate qe taksapaguesit kane paguar jane te qeverise, qe perfaqeson popullin qe e ka zgjedhur dhe cdo veprim i saj behet ne emer te popullit. Kur them populli, kam parasysh ata qe kane votuar pro qeverise se sotme dhe ato qe kane votuar kunder, pasi keto jane rregullat ne demokraci. Tramp-i eshte President i te gjithe amerikaneve, pamvaresisht se shumica e tyre votuan kunder tij.
    Kam pare kohe me pare disa video te nje gazetari Italian qe krahason Shqiperine me Italine. Si konkluzion, ai tregon se nderkohe qe Italia po “tret dhjamin” e vet, Shqiperia eshte ne rrugen e drejte te trasformimeve ne te gjitha fushat. Kjo-thote ai- nuk do me thene se Shqiperia nuk ka probleme, por trendi i saj, ne ndryshim me Italine, eshte ne rritje te panderprere.
    Nga ana tjeter, qeveria ne cdo vend eshte “nje e keqe e domosdoshme”. Te gjithe e mbajme mend se c’u be ne 97-ten kur qeveria pushoi se funksionuari. Gazetaret apo analistet tane duhet te jen me objektive dhe jo te politizohen duke mbajtur anen e nje pale kunder tjetres, sidomos kur jep argumente qe te gjithe e dime qe nuk jane te verteta. p.sh. qe ne fillim Sokol Balla thote se “gjykatat jane nen ndikimin e PS”. Kjo eshte nje genjeshter e madhe qe e dime dhe e kemi provuar ne te gjithe. Gjykatat tona, me juristet e “Plepave”, jane plotesisht nen kontrollin e Sali Berishes dhe te bandes se tij ne PD. Mjafton te ndalojme ne kete argument te pavertete qe te hedhim poshte gjithshka thuhet ne kete artikull.

  16. loreta says:

    Sokol, katastrofe per ty ky shkrim dhe mendimi qe çpalos. Katasrofe si gazetar. Nuk eshte Edi Rama ai qe thua ti, por menyra e te menduarit dhe trajtuarit qe i ben çeshtjes kaq banale. Po ta spjegoj pak: Edi Rama paska thene , sipas teje, qe me ardhjen ne pushtet do te beje reformen ne drejtesi. Sa mire! E beri, po sa barriera ju ngriten! S’ka nevoje per koment. Akoma reforma s’ka marre rruge dhe shkaqet dihen, por nuk eshte Edi Rama as gjyqtar dhe as trup gjyqesore, as prokuror dhe as trup prokurorie qe te japi drejtesine e 21 janarit. Edi Rama eshte nje njeri kryeminister sot qe ka ne dore perkrahjen morale te njerzeve te viktimave si dhe kompesimin material , jo ne vlere se vlera e nejriut nuk percaktohet ne nje shoqeri. Ka ne dore ti ndihmoje te shkollohen femijet, ndonje strehim e diçka tjeter mbeshtetje qe i ka mundesite. Dhe keto qe kish ne dore i beri, te tjerat i ka me shoke ca nuk jane shoke, por dhe kriminele, por persa demokracia jone i pranon aty ku jane, eshte i detyruar te komunikoje me ta deri sa drejtesia te thote fjalen, po e tha. Tregohesh shume i dobet, Sokol, kur shprehesh qe i dha leket tre dite perpara 21 janarit (!), ama ai i dha. Dhe ishte nje veprim shume i mire qe dhe familjaret duhet ta falenderojne; Saliu u dha plumbat dhe padrejtesine, ky demshperblim dhe lufte per drejtesine. Te besh Ramen bashkefajtor ne ate krim eshte nje absurditet i madh, i pa pranueshem dhe lajthitje. Ilirin po. Nuk e di si je gdhire ate nate qe ne mengjez ke bere kete shkrim se nuk e besoja qe ti te shkisje kaq shume. Megjithate kohen e kemi perpara. Mund te zgjatesha te te argumentoja pa me kthyer dot pergjigje , per nje njeri dhe gazetar normal, por nuk eshte vendi ketu. Merri te falat e mia si force per te dale nga lambirithet e ketij shkrimi dhe mendimi e per te pare e degjuar ne emisionet e tua si gjithenje. Keshtu do ti sherbesh me shume vetes dhe mua. Te faleminderit ne qoftese me mirekupton.

  17. durresi says:

    E vetmja gje qe dakortesoj me Ballen eshte vetem fakti qe qeveria i akordoi neto leke vetem tani, pas 3,5 dhe vetem 33 dite para pervjetorit. Per pjesen ku thote Rama nuk vuri drejtesi e etj etj nuk jam dakort. Nje gazetar si ai nuk mund te arsyetoj kaq thjesht. Dihet fare mire qe Rama nuk mund te denoje njeri, kete e bejne vetem gjykatat. Teme fali Familja Nika po une them shyqyr zotit qe gjyqi per vrasjen e Aleks Nikes kuk eshte zhvilluar akoma. Nuk mund (e nuk duheshin) te zhvillohet ky gjyq nga gjyqtare e prokurore te tille dhe kjo per te vetmen arsye se nqs gjykata shpall nje vendim te prere keta persona nuk mund te rigjykohen me kurre per te njejtin krim. Dhe ne e dime fare mire se si do vendosnin keta gjyqtare. Te bejme pak durim e ti gjykojme keta vrases nga gjykata te verteta e te pavarura.

  18. ta says:

    edhe ti paguash quhet krim?po atyre qe kane vrare duhet drejtesia jo edi rama? apo duhet me kete rast te shtysh qeverine te vrase? rama ju dha leke qe tja u lehtesonte dhimbjen,po per te kritikuar jeni te paret se ti kam pershtypjen se kerkon te dukesh si president.

  19. ta says:

    me duket se dhe ti i ke vrare jo shume po 25%.

Lini një Përgjigje te Qytetar Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *