Tension në kufirin Kosovë-Serbi? Raportohet shkëmbim zjarri

19 Janar 2017, 16:38Rajoni TEMA

Në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në afërsi të fshatit Dobrosin sot ka pasur një situatë tepër të tensionuar.

Mësohet se ka pasur të shtëna armësh ndërmjet Xhandarmërisë Serbe dhe Policisë së Kosovës. Sipas burimeve të Gazetës Blic, është Xhandarmëria serbe ajo e cila ka provokuar e para.

“Në një moment ka pershkallezuar situata. Janë dëgjuar të shtëna me armë”, ka theksuar ky burim, duke mos dhënë më shumë detaje.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e hershëm, dikur pas orës 5 të mëngjesit. Ndërkaq, nga Policia e Kosovës thonë se nuk kanë informata që ka pasur tensionim të situatës në atë pikë kufitare.

I kontaktuar nga Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka theksuar se nuk ka informacion për një gjë të tillë. Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë janë tensionuar tashme prej disa javësh.

Fillimisht ishte ndërtimi i murit ilegal në afërsi të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, e pastaj arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë, bazuar në një fletë-arrest të vitit 2004, e së fundit tentimi për futjen e një treni pa licencë dhe me mesazhe provokuese, që kanë çuar në pikën kritike raportet ndërmjet dy vendeve.

Në anën tjetër, presidenti serb, Nikoliç ka provokuar duke thënë se ai është i gatshëm që së bashku me dy djemtë e tij të vij të luftoje në Kosovë, nëse kjo është e nevojshme.

Kurse, nga Brukseli zyrtar është kërkuar që të zbuten tensionet dhe të vazhdoj edhe më tej dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

8 komente në “Tension në kufirin Kosovë-Serbi? Raportohet shkëmbim zjarri”

  1. Mori I kurvave says:

    Filloji Serbia planin emergjent per te hequr vemendjen nga Kryeagjenti I saj Sali Berisha.

  2. koha jone says:

    Nga Amerika duam bashkimin e trojeve te Shqiperise ,qe ju dhuruan fqinjve tane te poshter . Ka ardhur koha per te vendosur drejtesi .

    1. enter"" says:

      ti ne amerike pirdh se lirohesh, shko ha ca French fried ke MakDonaldsi ke lagjia

  3. enter"" says:

    Raportuesi ne terren thote qe nuk ka patur shkembime zjarri.

    JU DHJEFSHA TRUTE HORRA GAZETARE QE KERKONI TE MBILLNI URREJTJE.

    1. katoliku says:

      Qetesohu more bythqim azie qetesohu

  4. Toni. says:

    Po cna’duhet te jemi Shtet ne mer cunaaaaa…..,
    shikoni ne terren poshte tabelave(Kosova R.)
    c’fare pislliqesh dhe mbeturinash hedhin gjysmaket pa edukate,kultureeeeeee…….!

    1. niku says:

      Shko shiko Spanjen Italine apo Francen dhe te bindesh qe nuk ben vaki vetem ne Kosove hedhja e plerave vendet e Europes Jugore jane te tille kush me shume e kush me pak

      1. freeew says:

        Po ti ke pare ndonje qytet e flet sikur ke shetit boten. Napoli u qelb na plehrat e Parisi plot eshte, Mos fol kot traplliqe se zgerb eshte gjithandej ….ne thjesht jemi me shum

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje