Axhenda e 21 Janarit, lule në bulevard. Rama takim me familjarët

20 Janar 2017, 11:55Sociale TEMA

Nesër shënohet 6-vjetori i 21 Janarit, protestës ku u vranë nga Garda 4 persona.

Ashtu sikur ka ndodhur çdo vit edhe në përvjetorin e 6-të do të ketë një ceremoni përkujtimi për 4 protestuesit që u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në 21 Janar të 2011.

Ceremonia do të nisë në orën 10:30 në sallën e Hartave, ku kryeministri Rama është parashikuar që të mbajë edhe një fjalë.

Pas fjalës së Ramës në 11:30 do të vendosen lule në bulevard në vendin ku u vranë Aleks Nika, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi.

Ndërsa në orën 12:00 është parashikuar një drekë me familjarët e viktimave.

Para 2 ditësh qeveria vendosi dëmshpërblimin e 3 familjarëve të viktimave që u vranë në 2011, ndërsa njëri është ende në proces gjyqësor.

Axhenda për përvjetorin e 6-të të “21 Janarit”

10:30-11:30 Pritje familjaret nga Kryeministri tek Salla e Hartave, Kryeministri.

11:30-12:00 Vendosja e luleve në bulevard.

12:00-13:30 Drekë me familjarët e viktimave. ( Vendi: Hotel Tirana).

2 komente në “Axhenda e 21 Janarit, lule në bulevard. Rama takim me familjarët”

  1. Programacioni says:

    Ne fund pas drekes nje kafe ne Sheraton. Te ftuarit do shkrihen me shakate e kripura te Duces dmth piktorit dhe ne fund do shperndahen te gjithe neper shtepia. Vitin tjeter pritet programacioni i njejte por menuja do jete me fruta deti

  2. Lugati says:

    6 vjet ku 3.5 vjet qeveri nga kryeministri aktual i ripjelljes qe dje per habi i jep demshperblimin?????????kush e ka fajin sali berisha???????nishani???????garda????????apo lugati kryeminister qe i coj njerzit ne kasaphone per karrier politiike???????shume do dalin do thojne se e kishte sala dhe kane te drejte……..po kryeministri aktual ka te njejten perqindje te fajit me te tjeret…dac tju vi mir dac keq por ky osht realiteti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje