PRAPASKENAT/ Basha donte të defaktorizonte deputetët e PD për të larguar “Gardën e Vjetër”. Ja pse ndërhyri Berisha…!

basha3Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike ka qënë më se i vendosur për të bojkotuar Parlamentin. Ndoshta më vonë do të deklaronte dhe bojkotin e zgjedhjeve parlamentare, thjeshtë si mjet presioni ndaj mazhorancës dhe ndërkombëtarëve, por jo si opsion për t’u marrë në koinsideratë me të vërtetë. Bojkoti i zgjedhjeve të 18 qershorit ishte thjeshtë një kamuflim për të bojkotuar Kuvendin.

Burime brenda kryesisë së vogël të PD bëjnë me dije për “TemA” se Basha një veprim të tillë kërkonte ta merrte në kushtet kur zëri i tij politik po shuhej, ndërkohë që sytë e opozitës por dhe shqiptarëve ishin të përqëndruar në seancën parlamentare të ditës së enjte. Seancë në të cilat ish-kreu i PD dhe i qeverisë Sali Berisha  kishte peshën kryesore të opozitarizmit. Por dhe ish-nënkryetarja e PD dhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu dhe figura të tjera të grupit parlamentar të PD kishin një zë të fortë në përballjen me qeverinë e kryesuar nga Edi Rama.

Seancat parlamentare, ku lidershipi i fortë i PD bënte diferencën me pjesën tjetër janë sallës së Kuvendit brenda kësaj partie, përfshirë dhe liderin demokrat por dhe të rinjtë që e mbështesin në pritje të përfshirjes në listat prioritare të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit të këtij viti, ka shkaktuar shqetësim tek Basha dhe mbështetësit e tij.

Pasi ky grup deputetësh me në krye Berishën ishin faktorizuar shumë, dhe pesë muaj para zgjedhjeve do ta kishte shumë vështirë që të vepronte për t’i lënë një pjesë të tyre jashtë listave të kandidimit për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Nuk futet në këtë listë Sali Berisha, pasi do të ishte një guxim i madh për Lulzim Bashën. Por figura të tjera duke filluar me Jozefina Topallin, kreu demokrat mendon se e kanë kryer misionin e tyre politik dhe drejtues në PD.

Pikërisht për këtë shkak, pra me synimin për të larguar “Gardën e Vjetër” nga lidershipi i PD, Lulzim Basha mendoi bojkotin e Kuvendit. Thjeshtë për t’i defaktorizuar këto figura dhe për ta pasur më të lehtë largimin e tyre, në mënyrë të butë dhe pa marrë në konsideratë reagimet e tyre. Por dhe me përgjigjen e qartë se janë një kosto për PD në zgjedhjet e ardhshme.

Një skenar të tillë, Basha e ka kombinuar dhe me deklaratat për “Vetting” brenda PD, për kohën e qeverisjes në tetë vite por dhe për “lidhjet me diktaturën” siç ka deklaruar në mbledhjen e kryesisë. Duke shigjetuar madje deri tek Berisha me këto deklarata, për të trembut të tjerët poshtë.

Pikjërisht në këtë rast ka ndërhyrë fort ish-kryetari i PD Sali Berisha duke “sygjeruar” që të mos ketë bojkot por të luftohet brenda Kuvendit me të gjitha mënyrat. Ndërsa jashtë tij, nëse ka fuqi për protesta le të bëhen. Sygjerimi i Berishës, me saktë është urdhër në atë parti, ka bërë që të përfundojë ende pa nisur mirë ideja e Bashës për defaktorizimin e deputetëve të tij të padëshiruar në PD.

Misioni për largimin e “Gardës së Vjetër” do të jetë tepër i vështirë, pasi ata kanë mbështetje në bazën e PD, aq më tepër që pjesa më e madhe e degëve të kësaj partie në rrethe janë pa kryetar dhe i mbështesin figurat që i kanë dhënë tonin kësaj partie ndër vite.

TemA-m.a

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “PRAPASKENAT/ Basha donte të defaktorizonte deputetët e PD për të larguar “Gardën e Vjetër”. Ja pse ndërhyri Berisha…!”

  1. kopani says:

    ” E rende e nenshkuese e pa shmangeshme eshte Nenshkimi e Gjykimi per Gjemë beresit ,bartesit e Mekatit “?!

  2. Raimond vlonjati says:

    Basha ben lojen e Sorosit

    Ai per te perjeesuar veten ne jrye te PD po ben te njejten gje qe beri Rama me PS

    Keto jane taktika te Sorosit per te perjetesuar ne pushtet njerezit e tij

    PD duhet urgjentisht ta largoje Bashen nga kreu i PD , seise Basha esht armiku kryesor i PD

  3. vaso says:

    Basha duhet te jete i imponuar tek SALA.Ai duhet te jete teper skuth,i cuditshem me menyren si ben opozite.

  4. grand says:

    Sigurishte qe Basha eshte djale i keq! Shqiptaret ne shekuj kane pasur si thelb politike natyrale, besen, fjalen e dhene, qe do te thote te tregosh dhe te jeshe i vertet. Por, sic mund cdonjeri ta kete vene re, njerezit ndihen keq apo shume keq,kur u thua te verteten. Por ajo ( e verteta0 dreqi e mori eshte gjithmon e dhimbshme por sheruese. E pra, prandaj shqiptaret mbijetojne. Sado t’i genjesh para gjumit ato kerkojne qetesi. Ne vite kam vene re se edhe me me maskarenjte e gjejne nje moment siqeriteti vetjak, dhe thone, cfare bera , ai,ajo ka te drejte. Sepase besa sinonim i mbajtjes se flales eshte ne te vertet ne cdo rast roje e se vertetes per te shkuar deri ne fund realizimit te saj. Une ftoj kedo qe te me tregoj se besa e vertete vendoset vetem per te ve3rtetatat, vetem per te mbrojtur njerezit. Por c’eshte ky djali basa dhe berisha, dhe tani edhe Trump. Ca djeme dhe burra te keqinje te ketij planeti! Pse? Si ka mundesi ky SB qe ne 91-92 dergon arm,e dhe furnizim per diktatorine dhe tash nuk i behet vone per popullin e tij, por e justifikon me politike duke prere ne bese popullin etij? Si ka mundesi qe keta te dy (kal troje) i japin qartazi ne kundershtim edhe me te drejten elementare nderkombetare siperfaqe te detit me pasuri kolosale nen toke, politikaneve greko-anadollak- egjyptian ( populli grek eshte njelloj me ne respekt atij pergjithmon), si ka mundesi ky gbastard SB vret kater shqiptar dhe plagos me qindra dhe vazhdon te mbijetoj dhe mbaj nen zap kete popull duke perdorur genjeshtren? Si ka mundesi qe nje shqiptar (ndoshta gjoa, ndoshta hollandez, ndoshta i zi ne shpirt, s.mund ta vertetoj) pranon valencen e ketij njeriu (ndoshta armikun me te eger te shqiptareve) i quajtur SB, dhe te dali gjithe diten dhe te ke[us brockulla e genjeshta se bashku me nje dy femra te korruptuara qe ne lindje ne kete parti. Si ka mundesi qe ky lesh Trampi mos mirenjohes i Amerikes le ne balte Europen e fameshme dhe te ndritur te 2000 mije vjecarit te fundit qe ka ndertuar kulturen dhe shpirtin Amerikan? A e di ky trap se mbrojtja e Europes eshte detyre e gjithe njerzimit? Europa eshte torshe e planetit! Ajo s’ mund te lihet ne doren e ruseve, nje popull ende pa origjin te sakte , te kultiuruatr nga gjermanet dhe anglezet mbas 1600. Aty jane vlerat dhe gjithcka! Edhe muslimanet fondamentalist terrorist duan te jetojne aty, e duan kalifatin aty, e sulmojne perdite? Kurse trampi i Amerikes po i largohet, duke e prere ne bese, me hile, kerkon ta çvas, ta shtrudh , ta ç’ europianizoj! Pra vijme ne krye perse njerezit nuk e tregojne te verteten, dhe pelqejne genjeshtren? Perse njerezit ( shqiptaret e mire) bejne sikur e pranojne genjeshtren por sapo flete konfidencialishte me ta , kupton qe ata nuk besojne, shume gjera kur ato vishen me kostumin e genjeeshtres! sigurisht dalim perseri e perseri tek fillimi, qe flala e dhene nuk mundet te jepet per nje fabul te genjeshtert! Sa me siper personalisht nukmund t’ja lejoj vehtes te mashtrohem nga LB ( i pasinqerte, qe nuk mund te thote edhe nje te vertete te thjeshte dhe SB i cili duhet shpallur Kryetar Komisini nese, per dhnie certifikash per , mashtrim, genjeshtra, pabesi). Sepse une besoj qe politikani per hire te politikes nuk mund te behet i pabese, mashtrues dhe genjeshtar. P_olitika eshte me pak se kombi dhe shume me pak se patrotizimi dhe internacionalizimi. Ne fakt keto cilesi jane armiqte eketyre vlerave! Krenar dhe I lumtur qe jam shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *