FOTO LAJM Qytetarët i shkruajnë në FB, Veliaj reagon menjëherë duke rregulluar semaforin

20 Janar 2017, 14:18Sociale TEMA
FOTO LAJM Qytetarët i shkruajnë në FB, Veliaj reagon

Mjafton edhe një mesazh në Facebook drejtuar kryebashkiakut Veliaj dhe zgjidhja e problemit tuaj nuk do të vonojë.

Një fakt i tillë e ka provuar edhe një qytetar i cili i ka shkruar në Facebook Kryetarit të Bashkisë së Tiranës për semaforët pranë Ministrisë së Jashtme, duke i kërkuar që të rregullohen për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, por dhe të këmbësorëve.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i kreut të Bashkisë, i cili ka dërguar menjëherë grupet e punës për të zgjidhur këtë problem.

Veliaj i ka kthyer përgjigje qytetarit ku përmes një fotoje dallohet qartë se problemi është zgjidhur me shpejtësi nga ana e Bashkisë së Tiranës.

2 komente në “FOTO LAJM Qytetarët i shkruajnë në FB, Veliaj reagon menjëherë duke rregulluar semaforin”

  1. piter pan says:

    Kjo eshte tallje dinake me qytetarin!
    Pas kesaj “gatishmerise” per te ndrequr keto punet e vogla fshihet gjema e madhe qe po i behet qytetit.
    Plani shkaterrimtar urbanistik qe do ta fundose perfundimisht kete qytet me pallate shumekateshe qe do t’u marrin frymen qytetareve, dhe nga ana tjeter do te fryjne xhepat e pushtetareve qe do te japin lejet per to.
    Tani, vijini ne kandar: rregullimi i semaforit apo mbjellja e Tiranes me pallate shumekateshe kudo…

    1. Maloku says:

      Ik ore mbytu ndokund, vdis me mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje