FOTOT/ Zjarri te "Fresku", ja shkaku dhe detajet e ngjarjes që i mori jetën 30-vjeçares

20 Janar 2017, 13:58Kronika TEMA
FOTOT/ Zjarri te "Fresku", ja shkaku dhe detajet e ngjarjes që i

Ngjarja e rëndë që i morri jetën një gruaje 30 vjeçe mëngjesin e sotën në zonën e Freskut në Tiranë, ndodhi për shkak të një defekti teknik.

Nëna e një fëmije ishte duke lëvizur me ashensorin e pallatit në momentin kur ky i fundit shpërtheu nga flakët.

Nga të dhënat paraprake mësojmë se flakët kanë nisur fillimisht nga një problem me rrjedhjen e vajit i cili më pas është nxehur nga lëvizjet e ashensorit.

Kjo solli edhe zjarrin në strukture.

30 vjeçarja u bllokua menjëherë brenda ambienteve të ashensorit pa pasur asnjë mundësi për të dalë.

Banorët e pallatit ku ra zjarri tregojnë momentet e tmerrit tek sa dëgjonin fqinjen e tyre që thërriste për ndihmë:

“Ajo thërriste ndihmë, ndihmë, ndihmë por ne s’mund të bënim asgjë. Shtëllunga tymi dilnin prej ashensorit.

Ne hodhëm ujë tek dera e ashensorit por nuk mundëm ta shqyenim derën!”

Forcat zjarrfikse mbëritën menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuajtien e flakëve, por pa mundur shpëtimin e jetës së 30 vjeçares.

Siç u konstatua nga ekspertët, vdekja e saj kishte ardhur nga asfiksia.

1 komente në “FOTOT/ Zjarri te “Fresku”, ja shkaku dhe detajet e ngjarjes që i mori jetën 30-vjeçares”

  1. ... says:

    Nuk e perfytyroj dot tmerrin qe ka pare me sy. Ngushellime familjes. Eshte e frikshme…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje