Gaz Demi takim me skuadrën: Kërkoj angazhim maksimal, të gjithë presin titullin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Screenshot_20170120-151804-01Presidenti Demi ka zhvilluar sot në mesditë një takim me skuadrën pak minuta se ekipi ti drejtohej kompleksit sportiv “Internacional Tirana” për të vijuar përgatitjet. I shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm Genci Tomori, Kreu i klubit të kuq ka vizituar skuadrën në rezidencën e klubit Hotel “Vila Park” . Në takimin miqësor ku të pranishëm kanë qenë të gjithë lojtarët dhe stafi drejtues presidenti Demi ka përgëzuar ekipin për angazhimin , përkushtimin maksimal dhe paraqitjet pozitive që skuadra ka dhuruar në minifazën përgatitore zhvilluar në Antalia. Kreu i klubit të kuq ka theksuar se tashmë me përforcimet e ardhura konkurenca në grup është rritur ndjeshëm dhe të gjithë lojtarët nga i pari deri tek i fundit duhet të shfaqin më të mirën e tyre për të realizuar objektivin final fitimin e Titullit kampion.

PRESIDENTI DEMI: Duhet të jemi mjaft kompetitiv në gjysmën e dytë të kampionatit , të gjithë presin prej nesh të fitojmë titullin ndaj kërkoj nga ju që të angazhoheni maksimalisht në stërvitje dhe ndeshje , pasi jemi të vetëdijshëm që fitimi i kampionatit nuk do të jetë një mision i lehtë. E rëndësishme është që te Partizani ne funksionojmë si një familje ndaj dhe mbështjetja ime nuk do tju mungoj për asnjë moment. Më pëlqen entuziasmi që po trasmeton skuadra gjë e cila u vu re edhe në ndeshjet miqësore , shpresoj të mbani këtë ritëm dhe të arrijmë të gjithë së bashku objektivin final fitimin e titullit. Unë si president e kam fituar titullin, pasi në shtator Akademia e Klubit Partizani do të jetë thuajse e përfunduar , ndaj uroj që shtëpinë tonë të re ta kurorëzojmë edhe me trofeun e titullit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *