Kur Berisha i kërciste prangat Aleksandër Frangajt

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

frangajPo jetojmë ditë të diskutimit mbi “fjalën e lirë”, “lirinë e shprehjes”, “lirinë e medias”; dhe kjo për shkak të largimit të dy gazetarëve me emër nga postet e tyre drejtuese në nga mediat e tyre respektive.  Por kjo ngjan me një shaka në raport me të djeshmen, ku medias i tringëllinin prangat. Njëri nga ata që sot shënjestrohet si personazhi i “medias pa liri”, ose më saktë me “liri të orientuar”, Aleksandër Frangaj, e ka provuar qelinë e ftohtë për shkak të fjalës së shkruar e thënë në emër të lirisë së shprehjes. Tjetri është Martin Leka, ku që të dy pra, 24 vite më parë do përfundonin pas hekurave nga një drejtësi e rënë në pushtetin e Berishës, fiks një vit pas ardhjes së këtij të fundit në pushtet.

Më 22 mar të vitit 1993, presidenti i kohës, Sali Berisha, ishte në mesin e disa fronteve të luftës që kishte hapur. Përveç betejës me opozitën, Berisha dhe pushteti i tij i ishin qepur dhe medias, kryesisht gazetës “Koha Jonë”. Një artikull i publikuar në atë gazetë me disa të dhëna që ishin marrë nga Ministria e Mbrojtjes së kohës, ishte bërë shkak për arrestimin e kryeredaktorit të gazetës, Aleksandër Frangaj dhe gazetarit Martin Leka. Mbahet mend si nisja e dhunës politike të pushtetit mbi mediat. Ishte një betejë e ashpër, fundi i së cilës do të vinte vetëm pas zgjedhjeve të parakohshme të vitit 1997, kur Berisha ra nga pushtetit.

U duk se media e fitoi lirinë. Por në të vërtetë nuk rezultoi ashtu sepse vetë media do të shkonte me dëshirë drejt prangave, tashmë jo të burgut të Berishës, por të vetcensurës. Pushteti i medias në Shqipëri nisi të ndjekë trajektoren e politikës, duke lënë rrugës gjithnjë e më shumë nga liria e vet e duke humbur gjithnjë e më shuëm nga misioni i vet. Bashkëpunimi i medias me politikën e njeh kulmin e vet pikërisht gjatë pushtetit të dytë të Berishës, pas vitit 2005.  Për ironi, Aleksandër Frangaj, tashmë drejtuesi e njërës prej mediave më të rëndësishme në vend, nga i burgosur i Berishës u bë njeriu më i afërt i tij gjatë tetë viteve të qeverisjes, 2005-2009. Ai kishte lënë pas atë histori të frikshme të vitit 1993, kur burgosej nga pushteti i tij. Dhe, meqënëse jemi në ditët e një debate të madh për lirinë e medias, ia vlen të sjellim në vëmendje atë kohë kur protagonist ishte Aleksandër Frangaj, një simbol i medias me dy anë të së njëjtës medalje.

Redaksia e tesheshi.com zgjodhi artikullin e shkruar në gazetën “Aleanca” ditën e gjyqit ndaj Frangajt e Martin Lekës.

Shkrimi:

Është padiskutim gazetaria profesion i më i rëndësishëm në Shqipëri. E rivërtetoi një gjë të tillë bindshëm akti i dytë i dramës së gatetarëve Aleksandër Framngaj e Martin Leka, që kësaj rradhe njohu për skemë gjykatën e Apelit Tiranë.  Të arrestuarit me 31 janar të këtij viti, pas padisë së Ministrisë së Mbrojtjes, me një fletë arresti të firmosur nga prokurori Arben Qeleshi, dy gazetarët njohën për gati një muaj, shijen e hidhur të paraburgimit. Akuza që rëndonte mbi ta ishte ajo e  nxjerrjes së sekretit shtetëror në bashkëpunim me ushtarakët Liçaj dhe Feta, ndërkohë që për Lekën ekzistonte edhe akuza për shpifje të bërë publikisht ndaj ministrit Zhulali. Në procesin e Gjykatës së Tiranës që zgjati katër ditë, Lekës nuk iu vërtetua dot akuza për shpifje dhe bashkëpunimi që parashikohej të ishte kryer nga katër të pandehurit, rezultoi të ishte e tillë vetëm për Lekën dhe Liçajnt. Frangaj, kryeredaktori i të pavarurës “Koha Jonë”, u lirua në sallë si i pafajshëm, kurse kolegut të tij iu pre fleta për një vit e gjysëm privim lirie, sepse kishte nxjerrë sekretin shtetëror në bashkëpunim.

Një muaj më pas rezultuan të gënjeshtërta shpresat për ndryshimin e këtij vendimi në Gjykatën e  Apelit. Pas ankimit të tre të pandehurve Leka, Liçja dhe Feta dhe protestës së prokurorit Qeleshi për pafajësinë e Frangajt, do të vinte rradha e z.Prel Martini, kryetari i Gjykatës së Apelit, për të dhënë drejtësi. Është e kuptueshme se edhe z.Martini të ketë pasur dijeni për dhjetra protesta të organizatave botërore e evropiane të gazetarëve për lirimin e dy kolegëve shqiptarë. Por ai dhe shteti i sotëm shqiptar që ai i shërben, dëshmuan dhe një herë se këmbanat bien vetëm për ata që duan të dëgjojnë. Pas pesë orë hetimi gjyqsor, kryetari Martini dha verdiktin: Gazetarët janë të fajshëm dhe duhen dënuar: Martin Leka me një vit e gjysëm heqje lirie dhe Aleksandër Frangaj për pesë muaj.

Si u zhvillua hetimi gjyqsor?

Gjyqi filloi dje në orën 9 me leximin e ankimimeve të bëra nga të pandehurit të cilët kërkonin prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, dhënien e pafajësisë dhe zbatimin e drejtësisë. Ishte detyrë e Gjykatës së Apelit që të shqyrtonte ligjshmërinë e Gjykatës së Shkallës së Parë. Avokati i Martin Lekës, Agim Tirana, theksoi se dëshironte t’i jepej fund këtij montazhi të kundraligjshëm dhe shpalljen  i pafajshëm për klientin e tij. Ai argumentoi se ishte pa baza klasifikimi veprës penale të krye në bashkëpunim midis Lekës dhe Liçajt duke pretenduar se një gjë e tillë nuk ishte vërtetuar në Gjykatën e  Shkallës së Parë, madje për të mbërritur këtu konkluzionet ishin ngritur jo mbi bazën e dokumenteve të dosjes por mbi hamendje. Nga ana tjetër, si gazetar Leka nuk mund të ishte subjekt i akuzës së parë që rëndonte mbi të për hapje të sekretit shterëror, ndaj dhe nuk mund të përgjigjej për një krim të tillë. Megjithatë supriza nuk vonoi. I arrestuar me firmën e prokurorit Qeleshi për shpifje ndaj ministrit Zhulali, në të vërtetë në prokurori nuk kishte ardhur asnjë kallëzim i tillë. Madje ai proces i Shkallës së Parë nuk mundi të vërtetojë se Leka kishte shpifur. Por prokurori Mosko, demostroi nga fletët e dosjes një kallëzim të bërë nga Ministria e Mbrojtjes të cilës i mungontë një gjë e “papërfillshme”m vula dhe numri i protokollit. Pafajësia që iu dha Frangajt në Gjyaktën e  Tiranës rezultoi se ishte e parakohshme për prokurorin e rrethit, zotin Qeleshi. Z. Qeleshi protestoi dhe kërkoi fajësinë e Frangajt në bazë të nenit 20 të ligjit për shtypin. Ishte rradha e prokruroit Mosko të pregatiste fjalën e  tij e cila me sukses do të varroste shpresat e publikut se kësaj rradhe pushteti do të firmoste paqen me shtypin. Për një orë, kohë të cilën Mosko e kërkoi për t’u pregatitur, ai mundi të hedhë poshtë hetimin njëmujor gjatë paraburgimit të gazetarëve dhe hetimit gjyqsor në ngarkim të tyre. Prokurori që në 1990 kërcënonte të pandehuerit e tij që kishin hedhur në erë baba Stalinin se nuk do t’i lejonte ta fyente pushtetin poopullor, prokurori që djersin shpesh ndaj mbrojtjes dhe akuzës publike në ngarkim të së vesë së Hoxhës, konkludoi se duhej bërë ndryshimi i klasifikimit ligjor të krimeve të të katër të pandehurve. Në pretencën e  tij ai mendoi se kishte mundur të pranonte shpifjen e bërë nga Martin Leka dhe shkeljen e nenit 20 të ligjit për shtypin, se Aleksandër Frangaj duhej cilësuar fajtor që kishte lejuar botimin e artikullit se Liçja dhe Feta kishin shpërdoruar detyrën.

Pakënaqësia e sallës do të ishte dhe një kufi tjetër, orën 14.00, orë kur kryetari i trupit gjykues do të jepte vendimin, të apelueshëm kësaj rradhe vetëm nga Gjykata e Kasacionit. Fjala fajtor që z. Martini shqiptoi për dy gazetarët varrosi përfundimisht vetbesimin e më optimistit për lirinë e gazetarëve. Prokurori Prel Martini kërkoi një vit e gjysëm bug për Martin Lekën, në këmbim të mëkatit të tij që kishte shpifur për Ministrin e Mbrojtjes dhe që kishte shkelur nenin 20 të ligjit për shypin. Pesë muaj për Aleksandër Frangajn që kishte shkelur po të njëjtin nen të këtij ligji dhe katër vjet dhe gjashtë muaj me kusht për ushtarakët Liçja dhe Feta. Përfundoi kështu akti i dytë i kësaj drame….

Gazeta “Aleanca” 22 mars 1993

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Kur Berisha i kërciste prangat Aleksandër Frangajt”

  1. arbeni says:

    saliu tropojes ate qe i beri frangajt,Lesit,Lekes dhe atij surratziut qe u be drejtor i ATSH-s ua shperbleu kur fatkeqesisht ne shqipetaret te lodhur e drobitur nga korrupsioni mbytes i qeverive socialiste qe korruptoi çdo çdo qelize te shtetit,sollem ne pushtet komunistin,te korruptuarin,te kriminalizuarin e tradhetarin sali.Pra me ardhjen ne pushtet saliu filloi tu jepte ndonje brashnje sandrit dhe gjithe te tjereve qe i telendisi me 1997 gjersa u dogji gazeten Koha Jone.Pra ketij sandrit qe fryhet e kapardiset sot i dha nje pjese te godinave te Kinistudios pothuajse ja fali.Por une besoj dhe nuk gaboj se TV Klan nuk është vetem i sandrit nga Lezha,por i saliut dhe familjes se tij.Sabdri mund te kete vetem nja 20% te Klanit dhe pjesa tjeter është e famikjes se banditit sb.
    Pra është e pabesueshme qe saliu te ishte aq bujar.
    Tv Klan gjithe kohen ka qene nje bunker ne mbrojtje te pislleqeve te saliut dhe familjes se tij.Nepermjet gojes se fevziut dhe sandrit Tv Klan është munduar te na hedh hi syve ne shqipetareve,se skandalet si Gerdeci,,21 Janari,marrveshja e detit me Greqine etj te na i shes se gjoja saliu,xeni,argita e liria jane engjej,kur ne te vertete jane djaje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *