Nga Edi Rama/ Humbja e pashmangshme si shtysë për një kërkesë të parealizueshme

20 Janar 2017, 10:48Politika TEMA

Nga Edi Rama

Ose votim elektronik në zgjedhjet e ardhshme ose ramë e vdiqëm! Kjo është alibia e re e qeverisë së vjetër në rrugën e një humbjeje tjetër…

Megjithatë, ndër plot të pavërteta që po ripërtypen përditë me sebepin e votimit elektronik, jane tre të tilla domethënëse që dua t’i veçoj si më poshtë:

E pavërteta e parë: Këtë mënyrë votimi e paskemi kërkuar ne kur ishim në opozitë!

E vërteta është se ne nuk kemi kërkuar asnjëherë votim elektronik. Kemi kërkuar vetëm identifikim elektronik te zgjedhësve në QV dhe numërim elektronik të votave. E kjo është lehtësisht e verifikueshme. Nuk e kemi kërkuar kurrë votimin elektronik, sepse askush, asnjë ekspert apo njohës i praktikave të mira elektorale, nuk na e ka keshilluar asnjëherë. Përkundrazi, na kanë rekomanduar të heqim dorë nga kjo ide sa herë kemi pyetur dhe prandaj as nuk e shtruam ndonjëherë si kërkesë votimin elektronik. Ashtu sikundër, nuk na e kanë këshilluar kurrë as identifikimin elektronik, me plot argumenta që nuk është ky vendi per t’i renditur. Nuk po zgjatem këtu edhe me faktin se qeveria e vjetër atëhere ishte kategorikisht kundër për identifikimin elektronik, ashtu siç ishin kundër për hir të së vërtetës edhe ekspertët e OSBE/ODHIR-it, edhe një pjesë e vetë ekspertëve tanë. Sic e dëshmojnë edhe shënimet e negociatave të asaj kohe apo procesverbalet e diskutimeve për reformën zgjedhore, ne hoqëm dorë shumë herët nga kjo ide dhe u fokusuam vetëm tek numërimi elektronik.

E pavërteta e dytë: Numërimi elektronik qënka një kollajllëk i madh dhe vetëm vullnet politik u dashka!

Ja pra që ne e patëm këtë vullnet atëhere, por e vërteta është se me qeverinë e vjetër ramë dakord që të mjaftoheshim në 2013-ën vetëm me dy projekte pilot, një për Tiranën e një për Fierin. Dhe kjo jo se u terhoqëm nga ndonjë presion apo se s’kishim fuqi ta vinim si kusht të panegociueshëm e t’i binim murit me kokë! Por thjesht sepse pasi dëgjuam edhe për këtë, ekspertë e njohës ndërkombëtarë të kësaj fushe, edhe përtej atyre të OSBE/ODHIR-it që ishin kategorikisht kundër, kuptuam se ishte një aventurë shumë e rrezikshme po të bëhej menjëherë në gjithë Shqipërinë, edhe sikur të pranonte pala tjetër. Por më tutje, nuk këmbëngulëm më as për dy projektet pilot, sepse testet e bëra nga KQZ-ja dështuan dhe përballë fakteve kokëforta u detyram të heqim dorë. Pse e si dështuan testet është një histori më vete, e cila vlen sidoqoftë të rianalizohet nga ata që sot pretendojnë të njëjtën gjë që pretendonim ne atëhere. Por fakti është se ne u bindëm që rruga e vetme e sigurtë mbetej numërimi tradicional, i cili u lehtësua mjaft në 2013-ën me heqjen e hulumtimit të materialeve zgjedhore nga procesi.

E pavërteta e tretë: Zgjidhjen magjike të elektronizimit të procesit zgjedhor nuk e dashkam unë apo Partia Socialiste!

E vërteta është se as unë s’kam dhe s’kam si të kem asnjë problem në parim me gjithe këtë revolucion digjital, as Partia Socialiste s’ka dhe s’ka di të ketë kundërshtim për ta mbështetur një revolucion te tillë, nëse do të kishim fakte e garanci të plota se pengesat që nuk u kapercyen dot në 2013-ën, mund të kapërcehen në qershor te këtij viti. Po natyrisht këtë s’mund ta faktojnë e lere më pastaj ta garantojnë, opinionet e politikanëve të cilët ngjajnë si dy pika uji me “qytetarët” digjitalë, që publikojnë shpifjet e tyre përmes liderit digjital të PD-së në tabelën e fletë-rrufeve digjitale të këtij të fundit. Kjo duhet faktuar e garantuar nga ekspertë të padyshimtë ndërkombëtarë të fushës dhe padyshim OSBE/ODHIR- i i njohin kush janë dhe i kanë plot ndër këta ekspertë në shërbim të proceseve zgjedhore në mbarë botën.

Nuk çuditem që OSBE/ODHIR-i po rishpallen armiq nga opozita, pse nuk e përkrahin një aventurë të këtyre përmasave. Por padyshim as shpallja e tyre armiq nuk e bën elektronizimin e procesit më realist, as qëndrimi objektiv i OSBE/ODHIR-it për këtë kërkesë të opozitës nuk ka gjasë ta bëjë më realiste këtë të fundit (sepse opozita nuk ka hallin e zgjidhjes elektronike po hallin e humbjes që s’ka zgjidhje).

Megjithatë, ja qendrimi im për këtë debat:

Qeveria nuk mund të marrë përsipër të japë, në këto kushte, dakordësinë për një aventurë të cilës nuk i dihet fundi ose më saktë, e cila me të dhënat e me mundësitë e sotme, ka vetëm një fund: Deshtimin e sigurtë të procesit zgjedhor!

Nuk mundemi të jemi dakord, sepse nëse ne do të bëheshim sot pjesë e një konsensusi symbylltaz për t’ia hyrë kësaj aventure, duke shpërfillur arsyetimin tonë të bazuar tek eksperienca dhe mbi të gjitha opinionin e OSBE/ODHIR-it, nesër shqiptarët e ndërkombëtarët bashkë, do të kishin të gjithë të drejtën të na bënin ne, qeverinë e askënd tjetër, përgjegjës të vetëm për dështimin spektakolar të zgjedhjeve të 18 qershorit. Lëre pastaj opozita që, edhe ajo me plot të drejtë, nuk do të mbetej mbrapa në akuzat e saj për dështim të qëllimshëm të procesit nga ana jonë, madje përkundrazi, do t’u binte daulleve të fitores kundër qeverisë që dështoi qëllimisht procesin.

Por, thënë kjo, dua ta bëj shumë të qartë se personalisht s’kam asnjë kundershtim dhe Partia Socialiste me siguri do të ishte gati ta tejkalonte pozicionin aktual, për të kërkuar bashkë me forcat e tjera politike, një eskpertize ndërkombëtare që, me gjasë, do ta faktonte e do ta garantonte mundësinë reale të futjes së elektronikës në proces!

Pra, le ta ndërmarrë menjëherë Komisioni i Reformës Zgjedhore një proces eksplorimi dhe le të thërrasë e të dëgjojë këdo, që mbi bazën e një eksperience të suksesshme në këtë fushë, mund t’i paraqesë Shqipërisë një plan konkret, të faktuar e të garantuar, për të hedhur një hap në këtë drejtim.

E nëse një ofertë serioze i vihet përpara Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe siguron opinionin pozitiv të OSBE/ODHIR-it (sepse duam s’duam, arbitri i vetëm i standarteve zgjedhore që njeh bota demokratike janë ata), atëherë pse jo!

10 komente në “Nga Edi Rama/ Humbja e pashmangshme si shtysë për një kërkesë të parealizueshme”

  1. Devolliu says:

    A u be ndonje hetim per ato parate qe u perdoren per votimin elktronik para 3-4 vjtesh ?
    Mos bej si i zgjuar zoti Rama. Ti je pjese e problemit dhe jo zgjidhje e problemit.

  2. Paulin says:

    Ti je ba ma keq se saliu o edi rama sdin ma qa po ban pushteti ti ka mbyllur syt popolli po vuan

  3. Sahadija e Xenit says:

    Crendesi ka tani me se ç’thote banda e SHQUP’it ?????
    PeDe’ja kuderbon nga njerez te peshtire !

  4. Koco says:

    Eshte e qarte e 100 % djallezore kerkesa e ngulmimin e Satrapit e Banditeve te Shqupit . E vetmja gje e vertete e kerkuar eshte poshtersia , ligesia, skenari per ti shperuar gjykimit e nenshkimit me anen e te cilit mundet te sabotonin realizimin e zgjedhjeve ne kete vend , duke u ngushelluar se do mundnin te fajesojne Maxhorancen per humbjen e pa shmangeshme ne keto zgjedhje te kesaj bande , tashme e turpin qe do ti mbuloje nje here e pergjithmone keta faqe zinj te cilet nuk kane lene gjema pa bere ndaj ketij populli e Vendi . Mirnjohje P S dhe Liderit me te nderuar e te perkushtuar per nxjerjen e vendit nga Humnera e Tragjedia e pa shmangeshme ku ishte cuar vendi per te disaten here.Vetem kjo Maxhorance mundesoj marshimin ngadhimtar perpara . Me shume vend eshte perdorimi i thenjes nga zotit Edi Rama ” Qente e rrugeve le te lehin , Shqiperia e Shqiptaret jane ne rrugen e duhur te pa ndaleshme dhe te gjithe keta bandite e anti shqiptare do thyejne kokat e do japin shume shpejt llogari e do marin denimin e nenshkimet e merituara .”

  5. kashi says:

    edi
    pyete lulushin pse e hoqen hollandezet qe ne vitin 2007 votimin elektronik,
    dhe pse ai ose e shoqia votojne ne hollande me laps te kuq tani?

  6. Spartaku says:

    Jemi me ty zoti Kryeminister Rama.

  7. loreta says:

    Te ben pershtypje (!) se ca komentues ketu neper gazeta jane kthyer si ata qe dalin tek ushtari i panjohur ne Tirane per pune dhe shprehen: populli vuan, jemi pa buke, ….ect pavaresisht se perse eshte tema e diskutimit. Do tu sugjeroja me dashamiresi qe te mos ta diskretitojne veten e ta ulin kaq poshte, le te rrine te fshehur ne injorancen e tyre qe te pakten, mos ti dallojne te tjeret pavaresisht se atyre u duket se jane te fshehur nga pseudonimi ketu. Mendimet qe shpreh Rama, kryeministri, qendrojne plotesisht se me ne fund u jep dhe variantin: Komisioni zgjedhjeve le te therrase experte te fushes dhe po u bind, ta bejme. Pastaj justifikimet s’kane fund….Koken mbi shpatulla dhe jo ne fund te tyre!

  8. Fatosi-kosove says:

    E kam thene edhe shume here se PD-sali berisha e lul basha do te perdorin llojlloj kerkesa per te vetmin qellim;
    njollosjen e zgjedhjeve dhe per te mos e njohur rezultatin,duke e ditur se PD a here qe i eshte plotesuar nje kerkese ka shtuar nje tjeter,siq beri me “Vetingun” dhe reformen ne drejtesi,pra per kete grup njerezish zgjedhje mund te behen vetem nese ristani behet kryetar i KQZ-s,PD fiton dhe ku vetem njerezit e saj numerojne votat dhe shpallin fituesin,ndryshe nuk pranon asnje rezlutat!
    Dhe nese qeveria do ti nenshtrohet edhe kesaj radhe poshtersive te PD-s ateher nje dite Rama dhe mazhoranca do te ndeshkohen nga shqiptaret jo pse e duan PD-n qe te rikthehet dhe ti vret shqiptaret,te rihap lazaratin,te beje masaker me detin e token me grekun e shkaun,por per ta denuar Ramen dhe mazhorancen pasi ka bere shume leshime per PD-sali berishen e lul bashen,por edhe per mos realizimin e premtimit se kjo dyshe do te pergjgigjen per shume krime dhe veqmas detin,Gerdecin,21 janarin,prandaj duhet ti tregohet PD-s dhe dyshes vrasyare se rregullat i cakton qeveria e jo vrases e dhunues drogerash.

  9. Shqip says:

    Gelltit diku nje luge çorbe te prishur, e vjell tere jeten. Dhe ne fakt te gjithe shqupasit, vetem helm vjellin ne deklarimet e komentet e tyre. Sinqerishte deri me sot nuk njoh nje te vetem qe te arsyetoje me logjike te ftohte. Njeri me kafshe se tjetri. Per kete punen e votimit elektronik. Shiko, ata nuk jane aq te zgjuar. Po dikush ua ka sugjeruar. Kundrejt nje pagese, mund te pajtosh hakera qe futen ne sistem. Kjo eshte praktike e njohur. Teknologjia ta ben te mundur nje tjetersim te votes. Si thoni ju, keq e kane? Pas 4 humbjeve radhazi kjo pesta do ti shkermoqte fare. Prandaj edhe po gjejne alibira pa mbarim. Eshte i vetmi lider opozite ne bote , qe do ti zgjase jeten pozites. “Te shtyhen zgjedhjet nje vit thote” .dembel me pagese quhet ndryshe. Po edhe sikur populli te çmendet masivishte, ti jape votat ketij leshkos. Po ç’e duan nje qe tiranen as e pa, e ad e pane. 4 vjete me gerhima . Ore po a jeni ne vete? Po pse 7 dashka sakrifikuar shqiperia per nje qe familjen e mban ne bendin e viilhelm telit? Te vij prap doktor horrori? Jo, kjo do ishte tragjike. Ta riciklosh jozefinen me aldo bumçin? Te kesh nje si nul moka , bust , vetem qenie me intelekt nuk eshte. Po para se te arrime te zgjedhjet e qershorit, kemi ca zgjidhje te tjera. Duhen zgjidhur afera e çez-it. 21janari, pse jo edhe gerdeci e deti i shitur.

  10. Zara says:

    E para ata nuk dine cfare kerkojne se bejne sikur jane te zene me pune. Skane asnje arritje si opozite.
    E dyta mbase kane marre ndonje premtim nga hakerat ruse ti ndihmojne ne zgjedhje. E dine shume mire qe skane shance te vijne ne pushtet me rruge normale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje