Rei Manaj prezantohet te Piza: Dua të jap një kontribut të çmuar

20 Janar 2017, 15:11Sport TEMA

Sulmuesi shqiptar Rei Manaj është prezantuar ditën e sotme para mediave si futbollisti më i ri i skuadrës së Serisë B, Piza.

Në një konferencë për shtyp i shoqëruar nga presidenti i klubit, Xhuzepe Korrado, ai shprehu dëshirën për të bërë mirë në këtë eksperiencë të re.

“Dua të bëj mirë dhe të arrij objektiva të rëndësishëm. Tashmë jam vendosur plotësisht në dispozicion të trajnerit dhe jam shumë i motivuar për këtë eksperiencë të re. Jam në gjendje të mirë fizike dhe shpresoj që në këto 6 muaj të jap një kontribut të çmuar. Karakteristikat e mia? Në një tridhëmbësh e shoh veten si ‘pykë’ në qendër, por mos prisni të përshkruaj veten”, tha Manaj, shkruan Panorama Sport

“Kemi zgjedhur Manajn për karakterin që ka. Na duhej një lojtar i tillë që duke u bashkuar me një ambient pozitiv si i joni mund të japë shumë nga vetja. Shpresoj që të arrijmë së bashku rezultate të rëndësishme dhe që Piza të jetë një trampolinë promovimi për të”, u shpreh presidenti Korrado.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje