Afera e CEZ/ Romeo Karaj: Berisha tani po ruhet më shumë nga Nueli se nga unë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

berisha-kara-640x360Përfaqësuesi ligjor i OSHEE-së në Arbitrazhin Ndërkombëtar dhe dëshmitari i mbrojtur i Drejtësisë, Romeo Karaj, rrëfen në mënyrë të detajuar atë çka ndodhur me privatizimin e CEZ dhe vjedhjet që janë bërë gjatë atij procesi.

Duke folur për ‘DITA’, ai thotë se do i shkoj këtij skandali deri në fund për të gjetur hajdutët e parave të shqiptarëve.

Edhe pse i rrezikuar, Karaj shprehet se nuk tërhiqet. Ai flet për rolin e Nuel Kalajt, Sali  dhe Shkëlzen Berishës.

Romeo, ditët e fundit keni qenë në qendër të vëmendjes për shkak të skandalit që keni denoncuar. Përse iu futët kësaj rruge duke ditur rreziqet që paraqiten në një vend si yni?

Frika prej nevojës i ka ngurtësuar njerëzit dhe të ndiejnë se janë të huaj në këtë tokë, në vendin e tyre, prej vetes së tyre dhe mbi të gjitha prej punës së ndershme. Kjo frikë si dhe të gjitha llojet e frikërave kanë qenë dhe janë aleatët më të mirë të pushtetarëve hajdutë të këtij vendi. Minimumi njerëzit kanë frikë për vendin e punës për të mos thënë pastaj për frikën për jetën. Provat janë dhënë se pushtetarët tanë janë përdorues të çdo mjeti për pasurimin e tyre si dhe ruajtjen e kësaj statukuoje, ku i pasuri nuk ndalet në pasurimin e tij dhe i varfri gjithashtu në mjerimin e tij. Kjo lloj varfërie dhe ky lloj sistemi i ka ndrydhur të gjitha virtytet, dhe ka rritur cmirën dhe barbarizmin. Pra, thënë më troç, jemi në pikën ku sistemi nuk po funksionon më. Ky sistem mund të jetë i pranueshëm për ata që e mjelin, por jo për ata të cilët i vuajnë pasojat. Unë i përkas asaj shtrese që i vuan pasojat e këtij sistemi, ku plotësimi i nevojave të popullit nuk shihet si detyrë e pushtetarit, por si bamirësi e tij ndaj popullit. Pra janë shembur kolonat kryesore të shoqërisë, një nga të cilat është drejtësia. Drejtësia tek ne është ngushtuar vetëm brenda një rrethi, i cili mund ta interpretojë atë dhe të përfitojë prej saj. Frika e cila mbështetet dhe rritet në mungesën e drejtësisë është aleati më i mirë i çdo lloj keqbërësi.

Dy janë alternativat për ata që duan të jetojnë në normalitet dhe qytetari: të braktisin këtë vend; apo ta ndryshojnë këtë vend. Unë kam zgjedhur të dytën, se të parët janë shumë dhe për më tepër i përkasin karakterit të pesimistëve. Unë mendoj se vendin tim të marrë peng prej politikanëve kusarë, ma kanë lënë të parët e mi, dhe është detyra ime si qytetar t’i kthej dinjitetin vendit tim, me aq sa unë kam mundësi. Është detyrë morale e çdo qytetari që sot të qëndrojë ballë për ballë me shpërdoruesit e të gjitha llojeve të cilët kanë sunduar përgjatë gjithë kohës tek ne. Kjo bëhet duke hedhur poshtë frikën për t’u shprehur si dhe atë për të vepruar. Njerëzit përgjithësisht nuk janë të lirë në zgjedhjet e tyre, pasi është frika ajo që i mban peng ata. Frika nga gjithçka.

E kam studiuar gjatë konceptin e riskut dhe të fitimit, dhe mund të them me bindje se: ku ka rrisqe të larta ka edhe fitime të larta, pra pa rrezikuar nuk do të fitojmë asgjë. Unë i përkas atyre njerëzve që nuk kanë shumë arsye për t’u frikësuar pasi dhe nuk kemi se çfarë të humbim. Nuk është ndonjë qamet i madh se humbëm këtë “parajsën” e fajdexhinjve, gangsterëve deputetë, prostitutave, gjykatësve milionerë, e dreqit dhe të birit, të cilët e kanë kaluar çdo kufi talljeje dhe poshtërimi karshi nesh.

Njerëzit përgjithësisht thonë me vete dhe me njëri-tjetrin: pse nuk po del kush të ndryshojë këtë realitet prej ferri? Një ditë unë i bëra pyetjen vetes, nëse ti nuk ngrihesh, me çfarë të drejte do kërkosh që këtë ta bëjë dikush tjetër? Edhe pse shoqëria është e molepsur, ku palaçot krekosen dhe të ndershmit që vuajnë, prapë duhet të kuptojmë se zgjidhja jemi vetë ne. Këtë gjë unë e kam parë vetëm si një sfide me dy plane: morale dhe profesionale dhe i kam hyrë kësaj pune pa bërë shumë hesapin e frikës, përkundrazi, kam menduar dhe jam shprehur se tani duhet të kenë frikë ata që do të jenë përballë meje. Ata kanë shumë se çfarë të humbin tani. Koha e shpagesës ka ardhur.

Cila ishte arsyeja që shkuat në Turqi? Përse u takuat me Izet Haxhinë?

Në Turqi kam vajtur për arsye pune. Unë ndjek disa procese gjyqësore dhe më duhet të mbledh dhe të verifikoj mjaft fakte si dhe të takohem me shumë persona të cilët kanë dijeni për çështjet me të cilat unë merrem. Me këtë rast u takova edhe me mikun tim të vjetër Izet Haxhia, i cili mund të them se është purifikuar totalisht tashmë dhe qëndron në pozita shumë parimore, mbi të gjitha si njeri. Ai sot përfaqëson një iniciativë personale shumë interesante në hedhjen dritë në mjaft ngjarje, si dhe është një shembull se e vërteta mund të thuhet dhe shërbehet nga çdo pozicion apo pikë e globit. Ai është i qartë në qëndrimet dhe qëllimet e tij si dhe mjetet për arritjen e tyre. Mesa pashë i mbështetej tashmë plotësisht të vërtetës dhe këtë po e bën mjaft mirë, duke pasur parasysh edhe qetësinë me të cilën po e bën duke më prezantuar një Izet më të përmbajtur dhe më të devotshëm nga ai që njihja dikur. Izetin e konsideroj personin më të motivuar për t’i besuar diçka në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me ish-kryeministrin Berisha. Nuk ka nevojë për argumentim, pasi pozicioni i Izetit është publik tashmë.

Duket se jeta juaj që nga denoncimi që keni bërë ka ndryshuar? Me çfarë po merreni tani dhe cila është një ditë e zakonshmja e juaja?

Është normale që jeta ime ka ndryshuar në mjaft drejtime. Unë deri diku jam bërë peng i punës sime. Kam punuar jashtëzakonisht shumë që OSHEE të fitonte gjyqin e arbitrazhit karshi DIA-s në Vienë. Objekti i kërkimit nga ana e DIA-s ishin rreth 170 milionë euro duke llogaritur edhe interesat si dhe pagesat e eksperteve. Do të ishte katastrofike një humbje e asaj çështjeje. E them me zë të lartë se ndryshimi i pushtetit në qershor 2013 ishte faktori politik që mbështeti këtë fitore. Po të mos ishte ndërruar pushteti në ato zgjedhje, sot Ismailaj do të ishte pronar i OSHEE si dhe i gjithë sistemit energjetik shqiptar.

Synimi i tij diabolik ishte të paguhej me të gjitha aksionet e OSHEE-së, si dhe më pas të imponohej edhe në politikë me krijimin e një partie të re të financuar nga paratë e vjedhura me anë të mashtrimit. Për këtë ai ka pasur edhe bekimin e Berishës. Duke bërë një arritje të tillë, je i detyruar që të punosh në vazhdimësi për ta ruajtur atë, si dhe për ta zbardhur tërësisht ngjarjen. Kështu që në aktivitetin tim të përditshëm janë të gjitha çështjet e mëdha në sektorin energjetik shqiptar dhe që kanë pasur lidhje edhe me çështjen DIA.

-Nisur nga pesha e fakteve që ju keni bërë publike, a ndiheni i kërcënuar?Nuel-Kalaj

Kërcënimi është publik, por më tepër se kërcënim është një pretencë për atë që mund të ndodhë në të ardhmen karshi meje. Sot kam dalë në rrugë dhe mjaft njerëz me shihnin me çudi dhe mendoj se atyre u jam dukur si një i vdekur që ecën. Kjo është pasojë e frikës që ka mbjellë kryekusari. E neveris pretencën e kryekusarit dhe po i bëj publike pretencën time: ndëshkim dhe shpronësim total prej çdo prone të tij, familjes së tij dhe bashkëpunëtorëve të tij. Do punoj gjithë jetën për arritjen e këtij qëllimi.

Nëse mund t’ju pyesim, cila është pasuria juaj dhe të ardhurat tuaja mujore?

Nuk kam pasuri, jetoj në një apartament me qera prej 7 vjetësh dhe të ardhurat e mija përbëhen nga rroga ime si ekspert ligjor pranë OSHEE diku rreth 1000 euro. Të ardhura të tjera nuk kam.

Të flasim për çështjen CEZ, cilat ishin faktet që ju bënë të dyshonit se kishim të bënim me një skandal?

Fakti kryesor që më bindi se kishim të bënim me një aferë ishte e-maili i Nuel Kalajt drejtuar Martin Roman, Drejtues i CEZ-Group në Pragë në 7 shtator 2009. Në atë e-mail Kalaj shprehej se nuk i vinte mirë sukseset e punës së tij 4 vjeçare e negocim pas negocimesh për futjen e CEZ-it në sektorin energjetik shqiptar të rrezikoheshin nga puna e drejtuesve të CEZ-Shpërndarje në Tiranë. Isha në dijeni se CEZ-i ka hyrë në sektorin energjetik shqiptar nëpërmjet procesit të privatizimit të 76% të aksioneve të OSSH, gjë e cila ligjërisht ishte bërë me tender të hapur ne 2008. Ky e-mail më zgjoi interesin për të parë pastaj me detaje të gjithë procesin e privatizimit.

Cila është lidhja e Nuel Kalajt me Shkëlzen Berishën?

Sipas e-maileve që kanë bërë midis njëri-tjetrit drejtuesit CEZ të asaj kohe, ne kuptojmë se Nuel Kalaj ishte midis të tjerave ai që organizonte takimet e palës çeke me Berishën e madh dhe me Berishën e vogël. Kjo mjafton për të thënë se ata ishin konfidentë me njëri-tjetrin dhe Kalaj ishte në shërbim të tyre. Nuk mendoj se ai ishte në shërbim të Berishës së vogël në veçanti, por ai i shërbente atij në kuadër të shërbesës që i bënte Berishës së madh. Pra Shkëlzeni është respektuar nga Kalaj dhe çekët si biri i të atit.

Kohë ma parë DITA ka shkuar se i biri Sali Berishës ka transportuar valixhe me para nga Rinasi. A mund të kenë ikur edhe lekët e CEZ jashtë vendi?

Nuk e di saktësisht se çfarë ka shkruar DITA lidhur me këtë gjë dhe çfarë faktesh ka pasur parasysh. Nuk jam marrë shumë me këtë pjesë, pasi jam fokusuar tek argumentimi i shkeljeve ligjore që janë bërë në rastin e privatizimit te OSSH-së. Kjo që thoni ju është shumë e rëndë dhe përfshin minimumin policinë e aeroportit të Rinasit si dhe atë të pastrimit të parave në atë kohë. Nuk çuditem të ketë ndodhur një gjë e tillë. Me aq para sa mungojnë në buxhetin e shtetit nuk është çudi të kenë kaluar me kamionë dhe jo me valixhe. Për Nuelin është e sigurt që paratë i ka lëvizur me valixhe, pasi nuk ka bërë deklarimet e rastit në kufi dhe me këtë ai ka konsumuar të paktën një vepër penale. Sot Nuel Kalaj duhet të ishte në burg edhe për ndikim të paligjshëm, korrupsion, pastrim parash etj. Aty do të fillonte siparin edhe vetë dënimi i Berishës. Kam frikë se Berisha më shumë ruhet nga Nueli se nga unë tani. Është e sigurt që pushtetarët tanë paratë e vjedhura këtu i dërgojnë jashtë. Aty ku kanë çuar paratë aty është atdheu i tyre i vërtetë. Këtu është vetëm vendi i grabitjes.

Ku dyshoni se mund të jenë çuar?

Jam shumë i interesuar për t’i gjetur se ku kanë shkuar këto para pasi ato duhet të kthehen këtu patjetër. Zakonisht ata përdorin off shoret në mënyrë që paratë t’i riinvestojnë përsëri këtu duke bërë kështu pastrimin e tyre. Mbase do të kem fatin dhe mundësinë që ta zhbiriloj edhe këtë punë. Ky është edhe qëllimi final i imi. Dënimi i hajdutëve ka vlerë si ndëshkim edhe si bërjen shembull për të tjerët, por kompensimi është sfida përfundimtare për drejtësinë. Duhen gjetur ligje të tjera. Jemi shumë të varfër për të mbajtur mijëra pushtetarë kusarë në burg me kosto mbi 800 euro në muaj personi. Kusarët kanë marrë aq shumë sa nuk kanë menduar as për koston e burgimit të tyre.

Në bisedën që pata me Izetin ai më foli për Shkëlzenin dhe të motrën në një hotel në Pragë dhe për një takim me Nuel Kalanë por pa më dhënë shumë detaje. Çfarë është ky takim?

Izeti ka qenë më i afërt me familjen Adams. Ai di jashtëzakonisht shumë detaje për to. Unë jam i interesuar për takimet që mund të jenë bërë në Pragë midis Berishës së vogël dhe Kalajt, Berishës së vogël dhe Ismailajt si dhe Argitës me Ismailaj këtu. Nuk e di çfarë takimesh kanë qenë, por me siguri nuk kanë qenë takime patriotike. Shumë miza ishin mbledhur mesa duket tek mjalti i CEZ-it./Erion Habilaj/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në “Afera e CEZ/ Romeo Karaj: Berisha tani po ruhet më shumë nga Nueli se nga unë”

  1. TR says:

    RUAJ VETEN NGA CDO ANA . ELEMINIMET VIJNE DHE ME NJE KAFE .

  2. Shoku " Shpati " says:

    Te lumte zoteri ! Nder dhe rrespekte !

  3. Qytetar says:

    Tu bëftë dita njëmij or burr për të mirën e këtij vëndi në emër të hakmarrjes së madhe ndaj klikës së Sali Berishës që vodhi e vrau fizikisht e moralisht shqipëtarët.

  4. Albani says:

    NJEREZ TE TILLE DUAM,QE NA LINDIN SHPRESEN QE SHQIPERIA MUND TE BEHET.
    I LUMTE NJERIUT TE NDERSHEM,GUXIMTAR,TRIM,PATRIOT DHE ATDHETAR
    ROMEO KARAJ.

  5. DEFRIMI says:

    BRAVO PASKA SHQIPERIA AKOMA AVNI RUSTEM. TE BEHET KRYEPROKUR.

  6. Pokeristi says:

    Interviste mjaft e sakte.Me vlera reale,patriotike,universale.
    Te lumte Romeo!

  7. Pokeristi says:

    Edhe njehere te lumte!
    Kur them universale,kam parasysh,ju sherben njerzve te ndershem te cdo kohe apo vendi.

  8. Njengapopulli says:

    Bravo,bravo e madhe!Djem te tille ka ne Shqiperi, por duhen inspiruar, te pakten t’i mbeshtetim me te shkruara dhe opinione pozitive per ta.Zoti ju dhente jete e kuraje! Luftoni kucedren berishiste, kancerin qe e vrau te bukuren Shqiperi!Ta ringjallim me djem si ky Romeua!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *