VIDEO/ I ofron ryshfet polices, shoferi në Tiranë e pëson keq

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

policia rrugoreI ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masës administrative për shkeljet e konstatuara, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Më datë 19.01.2017, në rrugën “Teodor Keko” shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 33 vjeç, banues Tiranë.

Ky shtetas është konstatuar duke drejtuar automjetin e tij tip Mercedes Benz”, duke komunikuar në aparat telefonik dhe pa vendosur rripin e sigurimit, si dhe nga verifikimi ka rezultuar debitor me 7 masa administrative të pa shlyera. Gjithashtu ka rezultuar pa dokumentacionin përkatës.

Ky shtetas ka tentuar ti japë 3000 të reja, për t’ju shmangur masës administrative për shkeljet e konstatuara. Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *