VIDEO/ Ja përplasja e ashpër mes Andi Bushatit dhe Henri Çilit

20 Janar 2017, 18:10Sociale TEMA

Debati për ndërhyrjen e Edi Ramës në politikat botuese të mediave kryesore dhe largimin nga puna të gazetarëve kritikë është zhvendosur në emisionin “Të paekspozuarit” i cili është kthyer në një arenë ku janë përplasur Henri Çili dhe Andi Bushati, pas replikave të ashpra që ata kanë pasur ditëve të fundit.

Bushati mbronte idenë se largimet nga puna janë politike dhe se pronarët kanë qenë të detyruar të marrin këto venmdime nga presioni i qeverisë. Ndërsa Çili ngulmonte se ato janë vendime të lira të drejtuesve mediatikë të ndërmara për arsye kontraktuale apo menaxheriale.

Por ky debat për faktet është shndëruar shpejt në një shkëmbim ideologjik ku pronari i mediave “Mapo” ka shpalosur idenë se të gjitha aktet e tij janë pasojë e politikave liberale që ai ndjek, ndërsa Bushati e ka akuzuar se kjo është vetëm një farsë dhe se ai bëhet me pushtetet dhe jo me idetë. Sipas Çilit ky këndvështrim vjen nga idetë komuniste dhe anti lirisë të kundërdebatuesit të tij.

 “Të jesh flamurtar i teorive ultra­liberale dhe të kërkosh një mandat të tretë për Sali Berishën, dhe pastaj menjëherë një mandat të dytë për Edi Ramën, mua më duket se përdhos vetveten. Ti ke mbështetur kundërshtarët më të mëdhej të liberalizmit. Do të respektoja si liberal, por ti je një karikaturë e ideve që mbron” i tha Bushati,

Ndërsa Çili iu pergjigj:“E kundërshtoj fort Lulzim Bashën për rënien në prehërin e politikave populiste dhe në ndikimin e ideve idiote të tuat dhe Lubonjës. Ti nuk do lirinë, je komunist”.

Duke qenë se kjo përplasje idesh qëndrimesh dhe akuzash është pasqyruar në mënyra shumë të transformuara, Lapsi.al, po e sjell të plotë me video këtë shkëmbim ku debatuesit nuk e kanë kursyer aspak njëri- tjetrin.


Debati mes Andi Bushatit dhe Henri Cilit by lapsi-al

8 komente në “VIDEO/ Ja përplasja e ashpër mes Andi Bushatit dhe Henri Çilit”

  1. Une says:

    Te dy s’po e kapin, e tregon qe pas 25 vjetesh demokraci, keto analiste akoma s’e kane rrokur te verteten. Liberalizmi erdhi ne fuqi pas Luftes se Dyte Boterore, po i ka rrenjet ne Revolucionin Francez, qe aspironte qe atehere per “liri” te plote. Tani i them ketyre te dyve, po deshen t’a dijne, cfare qe qe hodhi poshte me kaq dhune ai Revolucion??? Nuk qe komunizmi sigurisht, madje komunizmi vete e ka patur idhull ate Revolucion….Sepse analistet shqiptare mbyten si miza ne uje : “Liri”,”liri” thone, po nuk dihet liri nga kush!!!! Ne Perendim nuk diskutohet ajo pune dhe dihet mire, cfare eshte e kunderta!!! Dhe e kane te kunderten aq frike qe as jua tregokan me sa c’po duket homologeve shqiptare!! Mbase ne ato mbledhjet atje ne sekret, humben me shenja e simbole, e shqiptaret, inferiore si perhere, kenaqen vetem me faktin qe arrijne t’i bejne…Na rrofte Shqiperia atehere, sekret apo jo, rendesi ka qe po behet(???), s’ka rendesi se si, po po behet (?????)!!……….

  2. JKB says:

    Qe te dy jane koqe!

  3. Niku says:

    Te kercenosh me jete nje koleg, dhe te japesh denime me vdekje alla mafjoze o alla berishiste, mendoj qe nuk perjashton as Bushatin e Lubonjen nga degjenerimi, kriminalizimi dhe ekstremizmi qe ka kapur per gryke éliten tone. Te gjithe e perdorin informacionin o per interes politik, o per interes ekonomik, o per shantazh
    Mjafton te shohesh se si askush nuk mbron apo mbeshtet deshmitaret e skandaleve si ai i CEZ, por o turbullojne, o mjekullojne, o shperndajne akuza ne menyre te tille qe te vulgarizohet sa me shume e verteta.

    1. LORA says:

      Nuk ka me bir kurve te vulgarizoje te verteten ,Niku.
      Ne stanin vulgar dhe kriminal mediatik jane te zene tu gjujt me mut (me ate qe mbollen, po korrin frytet e merituara )
      njoni-tjetrin.Ja kjo eshte elita e gjirizit,qe tu dhimbka ty.
      Eshte bash koha me bo sehir me kete show vulgaresh dhe zagaresh klienteliste te qoftelargut,qe I marrin te keqen te vertetes ,te cilen po ndjekin e mbrojne me pergjegjshmeri shqiptaret ne shumice.
      Nuk besoj se Romeo Karaj ka pas nevoje per pallavrat e stanit mediatik ,per te kry detyren e tij profesionale dhe patriotike.
      Tung,Niku.

  4. 123 says:

    JKB, e ke menduar gabim dhe e ke shkruar gabim:
    Thuhet troc dhe jo larg e larg:
    Qe te dy jane KOQE!

  5. Raimond vlonjati says:

    Ne kete debat Bushati esht treguar i shkelqyer

    Nuk e dija qe ishte kaq demokratik dhe modern , dhe me te vertet luftetar i te drejtes

    Urime Bushatit !

    Ky Cili me ato qe flet verteton tamam ato qe i thote Bushati

  6. Treviso says:

    Zoti Bushati, kritika qe i bete Xhilit ishin kaluar 100% te verteta, por kritikat ishin dhe per shokun qe kishte ne krah te djathte njeriu pa shtylle kurrizore.
    Njerez pa shtylle kurrizore ka shume dhe tani eshte momenti qe fillojne e dalin mbi shoqerine me ndihmen e qeverise. Qeveria duke perkrahur keto njerez harron se humb respektin ndaj qytetareve te ndershem.

  7. Emiljano says:

    Ky cili qeka nji bythlepires i pafyture, qe e ndron temen e argumentit sa here qe ngelet keq.njeri pa dinjitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje