Jo vetëm meshkujt.
Në parlamentin e Turqisë ka pasur një përleshje të egër edhe mes deputeteve femra.
Gjithcka ka nisur kur një ligjvënëse e Parlamentit të Turqisë i vuri prangat vetvetes në shenjë proteste kundër pakos së reformave, që Zyrës së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i japin më tepër kompetenca ekzekutive.
Ky veprim nga ligjvënësja e pavarur, Aylin Nazliaka, ka shkaktuar ndërprerje prej dy orësh në debat për ndryshimet kushtetuese, me të cilat do të zgjerohej autoriteti i Erdoganit.
Pas kësaj plasi përleshja.
Femrat deputete janë rrahur keqazi, aq sa dy prej tyre përfunduan në spital.
keta lloj shamiash dote shohe Erdogani dhe ne parlamentin tone. Perca dhe Sundo eshte parimi i tij.