Xhafaj: Segmente në prokurori dhe gjyqësor po tentojnë të deformojnë Vetting-un

xhafajKa përpjekje për të futur në dorë vetting-un, si dhe për ta deformuar qëllimin e tij nga segmenteve në sistemin gjyqësor dhe të prokurorisë. Shqetësimi është bërë publik nga kryetari i komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafaj, i cili ka nënvizuar se edhe situate politike nuk është e favorshme.

Gjyqtarët dhe porokurorët do të kalojnë në sitë. Ka përfunduar aplikimi për KLGJ dhe KLP. Një komision i pavarur do të koordinojë procesin” është shprehur Xhafa në mbledhjen e Forumit Civil, lidhur me zbatimin e vetting-ut. Sipas Xhafës, një rol të rëndësishëm në këtë proces kanë edhe ndërkombëtarët, si garant të këtij procesi.

Ai deklaroi sot se javën që vjen pritet që të mbërrijë në Shqipëri trupa ndërkombëtare që do të përgatisë institucionet për Vettingun pas hyrjes në fuqi.

Javën tjetër në Tiranë do të jetë trupa ndërkombëtare që do të merret me përgatitjet e procesit të Vettingut. Ka përfunduar edhe procesi i shprehjes së interesit të gjyqtarëve amerikanë dhe europianë që do të jenë pjesë e trupit të Operacionit të Monitorimit Ndërkombëtar.

Javën tjetër fillon edhe procesi i përzgjedhjes së ekipeve të Vettingut, do të bëhet shpallja për të gjitha ata që plotësojnë kushtet, konkretisht për Komisionin e Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit. Përfundoi procesi i kandidaturave për gjyqtarët dhe prokurorët do të vazhdojmë me hapat e tjerë të vlerësimit, ky proces për kandidatët përfundon në fund të janarit’ tha ai.

Gjithashtu, Xhafaj tha se javën tjetër do të nisë edhe procesi për ngritjen e institucionit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. “Javën tjetër nis procesi për ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, kjo detyrë i takon Kryetarit të Kuvendit, pasi Presidenti nuk e ushtroi. Javën tjetër nis shpallja për ngritjen e Këshillit të Emërimeve” deklaroi ai. Xhafaj theksoi se në vazhdim do të kenë një rol shumë të rëndësishëm edhe partitë politike në konsensusin për ligjet që kanë mbetur pa u miratuar nga Reforma në Drejtësi.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Xhafaj: Segmente në prokurori dhe gjyqësor po tentojnë të deformojnë Vetting-un”

  1. tema says:

    Si munden ata te deformojne vetingun ?? Ku jane nderkombetaret ??? Kaq te zotet jane ata sa ti bejne budallenj te gjithe ??? E patolerueshme .

Lini një Përgjigje te tema Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *