“21 janari, dita e vrasësve Berisha-Basha!”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

berisha-bashaNga Erjon Braçe

Sot eshte 21 janar; Me shume se dita e Ziverit, Hekuranit, Faikut dhe Aleksit, kjo eshte dita e vrasesve, Sali Berisha e Lulzim Basha. Deri diten qe do kete drejtesi, do te jete keshtu, dita e tyre.

Pas asaj dite, do jene dy keqberes pas portes se nje burgu, te zakonshem si keqberes, por tek lloji i atyre qe nuk amnistohen.

Sali Berisha e Lulzim Basha jane nje, do jene nje deri ne fund. Nuk ndahen dot per shkak te krimit te konsumuar ne pushtet.

Jane hajdute po njesoj ne Rreshen-Kalimash;

Jane vrases po njesoj ne 21 janar;

Jane tradhetare po njesoj, atje poshte, ne jug te Shqiperise, ne gjiun e Sarandes.

Fati i tyre eshte i njejte edhe pse lista e Sali Berishes eshte me e gjate, edhe pa Bashen.

Volla dje kur ne nje kronike lajmesh, Lulzim Basha-vetem pa Berishes, u harrua plotesisht se kush ishte;

Fati i tij u lidh me ardhjen ne pushtet te nje presidenti, nje pergjegjesi per zyren e tij, nje pergjegjesi per protokollin, nje senatori, nje kongresmeni, nje keshilltari, ne fund me Vangjel Dulen dhe nje kishe e rolin e saj.

Ooooo sa gabim e keni!

Lulzim Basha, nje here do rikthehet ne pushtet-keshtu eshte demokracia ne nje shtet pa drejtesi, per shkak te saj, pa moral dhe etike!

Por edhe ate dite, do jete nje hajdut, nje tradhetar, nje vrases me pushtet!

Ky eshte dallimi dhe eshte dallim i madh!

Me cilindo!

Ne kete qytet, si ai ka vrare fashizmi dhe, nder shqiptare Xhaferr Deva; pas tij, Sali Berisha e Lulzim Basha.

Ne nuk vrasim kend, as kundershtare dhe, jemi ne pushtet!

E di e di, do kerceje shumekush e do bertase:

Aaaa edhe kete te benit ju!! Perse keshtu krahasoheni ju me Berishen e Bashen? Si mund ta thuash kete? Etj etj.

Po po, do vijoj ta them deri diten qe do kete Drejtesi!

Por edhe per sa kohe nje takem nder ju, politikane, gazetare, analiste, tregtare e kengetare, do na shisni per zgjidhje,   nje hajdut, nje vrases, nje tradhetar, Lulzim Bashen, do vijoj ta them.

Dakord jam, ky nuk eshte standard krahasimi, por kete standard po na shisni.Thashe me lart se nje dite ky mund te rikthehet ne pushtet.

Por deri ate dite, perpara saj, ka dite plot per nje dite tjeter, Diten e Drejtesise.

Nese dielli nuk do ndrije ate dite, beteje do te kete!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në ““21 janari, dita e vrasësve Berisha-Basha!””

  1. tradita says:

    ha…ha.. ku ndryshon ti Brace nga komunisteet e paranentedhjetes. Asgjekundi. Ashtu sic akuzonit imperializmin amarikan si vrases, hajdut, shtypes e shfrytezues, ashtu akuzoni sot kundershtaret tuaj politik… opoziten. Vazhdoni se mire e keni…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *