Alfred Peza, habia e stisur dhe hetuesit e rrjeteve sociale

21 Janar 2017, 18:56Politika TEMA

Nga Ilva Tare

Një valë e zellshme debatesh , reagimesh dhe qëndrimesh kryesisht në sferën virtuale në pronësi të Mark Zuckenberg-ut ka shpërthyer pas lajmit të pasurisë së deputetit Peza. Duke e mirëkuptuar sasinë e hipokrizisë të gjithkujt, që sillet sikur politikanët e pasur nuk janë jetuar kurrë në Shqipëri, është e vështirë të justifikohen kryqëzatat virtuale sidomos nga disa individë që janë të investuar për t’i shërbyer ndonjë politikani a grupimi të vecantë. Persona të tillë qartësisht me emër apo anonimë, kanë axhendë dhe funksionojnë si mercenarë dhe janë të udhëzuar për çdo koment.

Pavarësisht se cfarë mendojnë sponsorizuesit e statuseve apo lajmeve që u “zbuluan” befas dhe në mënyrë rastësore, edhe qytetari më i painformuar nuk ka nevojë të dijë funksionin dhe deklarimin në ILDKPI për të kuptuar se vënia e lupës vetëm ndaj një individi është e orkestruar dhe fsheh qëllimin e vërtëtë të bujës së radhës. Nuk është e thënë të kesh diplomë ekonomiku apo jurisprudence për të analizuar pasurinë dhe stilin e jetesesës së politikanëve, deputetëve, drejtuesve të institucioneve të varura dhe të pavarura.

Se sa të pasur janë politikanët në Shqipëri, e dinë të gjithë shqiptarët që bëjnë pazar te tregu i lagjes, që blejnë brokoli me katër mijë lekë të vjetra, që nuk dinë të të thonë ndonjë emër restoranti të shtrenjtë në Tiranë dhe nuk blejnë veshje firmato. Shqiptarët e thjeshtë që nuk kanë mundësi të udhëtojnë cdo javë nga Rinasi, që nuk kanë në pronësi pallate dhe vila dhe që nuk i cojnë dot fëmijët tek gjyshërit në ndonjë qytet afër Tiranës, jo më në destinacionet më të shtrenjta të globit, duket se i janë dorëzuar fatit për të mbetur të tillë teksa të zgjedhurit e tyre shtojnë zerot marramendëse.

Sikundër nuk ka nevojë të ketë informacion të kualifikuar mbi numrin e portaleve apo faqeve të caktuara që ndihmohen financiarisht për t’u “nxjerrë bojën” rivalëve dhe armiqve të momentit dhe për t’i mbrojtur ata vetë me gjoja satirë të hollë. Sepse në realitet as politikanët nuk kanë frikë të fshihen përpara qytetarëve të tyre, përkundrazi e shfaqin me krenari pasurinë dhe as vetë populli nuk u ka rënë në qafë duke i demaskuar apo anatemuar për luksin që u paraqitet në formë parade për cdo ditë, në forma të ndryshme, që nga automjetet luksoze me të cilat lëvizin apo dhe te selitë e reja partiake me shumë kate që nuk dihet kush i paguan.

Madje, shqiptarët janë aq të urtë sa nuk ndjehen as kur mbyllen shkollat për fëmijët e tyre, ndërkohë që fëmijët e subjekteve të deklarimit të pasurisë vazhdojnë mësimet në kryeqytetet e Europës apo kontinenteve të tjera. Nuk bëzajnë as kur në spitale nuk marrin shërbim dhe u duhet të heqin bukën e gojës për të paguar ilacet, ndërsa pjesa më e madhe e politikanëve kurohen jashtë shtetit. Por sërish nuk rebelohen dhe as kanë mundësi të provokojnë opinionin publik për ngritje në revoltë. Pafuqia e institucioneve të pavarura të shtetit për të vepruar si të tilla ndaj pushtetarëve më të lartë është fytyra e pafuqisë së qytetarëve, për ta përdorur të drejtën dhe votën e tyre për të mos lejuar vazhdimin e talljes. Por nuk ka pse të jetë gjithmonë kështu. Një ditë, hetuesve të Facebook-ut dhe të habiturve të stisur do t’u duhet të shohin edhe sponsorizuesit e tyre përpara llogaridhënies.  (Javanews)

16 komente në “Alfred Peza, habia e stisur dhe hetuesit e rrjeteve sociale”

  1. shushica says:

    Sakte Ilva , pegezimet e mija dhe te atyre qe ne komente mundohen te jene realiste , jo sherbetore te oligarkeve dhe mafies politike.

  2. Leonardi says:

    Ilva ne cilin vend te botes jane te barabarte njerezit ? Askund ! Ti burrin e ke vete te pasur per standartin shqiptar dhe e ke politikan. Eshte i korruptuar ? Nuk besoj dhe nuk kam prova apo fakte. Alfred Pezen nuk e ka kryqezuar njeri pse ka bere 1 milion dollare. Por sepse ajo qe ai deklaron nuk korrespondon me taksat qe ka paguar dhe rrogen e deklaruar gjate nje procesi gjyqsor. Kaq eshte minimumi i transparences qe ai ose kushdo qe kerkon ta mbroje duhet te beje. “Kolegu” i Tv apo i partise nuk mbrohet duke sulmuar koleget as duke sulmuar kundershtaret por duke argumentuar me prova dhe fate te kunderten. As fredi dhe as ti Ilva nuk jepni fakte por balte. Ne te gjithe boten ka politikane dhe hajdute te panumert por kur ndonjeri kapet nuk e lene te ike ne pune te vet meqenese mund te kene vjedhur edhe te tjere qe nuk jane kapur. Perkundrazi pa i bere avokatine Pezes mund te kerkoje qe hetimet te shtrihen dhe tek te tjeret. Qe nga pronari i Ora News, tek bashkeshorti yt dhe me pas tek ata qe te sheh syri e te qan zemra.

  3. Po.kjo koqja e ka lexuar për cfar ka filluar hetimi???? Falsifikim.dokumentash…
    Fshehje pasurie…asnjë së diskuton që fred Peza është djal i mire.

    1. LORA says:

      Kesaj si duhet fare te lexoje dhe te kuptoje se perse ka filluar hetimi I super-pasurise se kolegut te saj medioker,sikurse eshte edhe kjo sy-perpelitese.
      Kesaj I mjafton te beje flamurtaren e mbrojtjes se statukuose duke marre edhe perfitimin perkates,meqe I dikerka kaq mire keto stisjet;meazallah se do te kuptoje revolten e njerezve te cilen I vika per mbare t’a quaje “habi”.
      Kjo tru-laraska eshte nje perfituese sharlatane e staukuose se kuserimeve te mender-politikaneve,nga krahu I alfred pezes dhe nga krahu I eduard selamit.
      Edhe ne rastin e ketij mender-shkrimi,kesaj nuk I intereson fare funksionimi I shtetit te se drejtes,,,,por mbrojtja,me thonj ,dhembe dhe sy-perpelitje e kararit gjellites te shqiptareve.Se do behej alfred peza nevojtar I ilva tares ,per mua nuk perben fare cudi,,,,populli thote se te dy “pjerdhin ne nje poc”.

  4. I njohim te gjithe i shikojme te gjithe se si tallin bythe n me te varferit . Ata me kostume firmato qe kane miliona bejne sikur ju vjen keq per fukarain sidomos kur jan ne opozit. Por perderisa trushplaret te mendojn se hajduti i im eshte me i ndershem se i joti keta do vazhdojn te tallin menderen.

  5. gazetari says:

    Bravo qe si kolege nuk guxove t’i kthehesh nje njeriu qe vertete meriton repsket nga te gjithe ne. nuk duhet te harrojme qe nje njeriu qe i besuam ne shkrimet e tij per 20 vjet, sot te permbysim faqen ne nje dite.

  6. Elda says:

    Super!!!!!!!!!! Kjo eshte e verteta, ketu po filloi vritualiteti te beje lajmin, ta prodhoje, ta konsumoje, ne fund perfudon qe pjell bualli.

  7. bregdetari says:

    Edhe une nuk do te thoshja dicka me shume. Ilva ka pershkruar bukur dy botet e qenieve njerezore tek ne. Dy bote qe jane keshtu edhe per shkak te mercenarizmit te atyre qe blihen me qellim qe e keqia te mos goditet atje ku eshte por , me qellim qe ky realitet te thellohet me tej…

  8. Oerdi says:

    Fredi eshte nje nder figurat me te rendesishme te PS ndaj po e sulmojne!!!!

  9. Shoku i Qimit says:

    koment sh i sakte nga LEONARDI…
    Nuk luftohet korrupsioni me logjiken e Znj.Tare (me gjithe respektin qe kam per ate si gazetare)…
    1 qytetar i thjeshte duhet te vertetoje origjinen edhe te shumes 1000 Euro ( p.sh nese i derdh ne llogarine e tij ne banke), prandaj ndoshta edhe pa te drejte sulmojne Z.Peza kur lexojne se ka 1milion usd Cash dhe nuk eshte vertetuar origjina e tyre… ku eshte e keqja qe te vertetohet origjina e tyre dhe nese jane te pastra i gezofte… ju duhet te kembngulni qe te verifikohet edhe pasuria e ish-ministrave bashke me familjaret e tyre qe drejtuan kete vend per 8-vite…

  10. xhulio says:

    Po s mbeti kjo situate ta pershkruaj Inva, more miq.Fshati qe duket s do kallauze.Shkoni shihni te gjiri i Lalezit, c behet, ne jug te Malit te Robit, ne Spille e keshtu me radhe.Vila luksoze pa mbarim.Po keta qe kontrollonin pasurine, vetem ne letra i kishin syte?Nuk e di te them nese ka ardhur ora e se vertetes.Po ca kurbane a do te mund te behen? Nga kokat e medha, jo nga cironkat e vegjel.Askush s e ze ne goje Nanon, Meten, Berishen, Ramen.Ndaluni tek njeshat.Ketej nis zberthimi.Po e nisen nga poshte, nje vrime ne uje kane per te bere.

  11. Me Xhulion te gjithe,( pa hajdutet.)…pa ate frazen e pare:nuk luftohet korupsioni,
    me llogjiken e Inva Tare,qe ekemi Zonje mbi zonjat…
    Dhimbia e madhe D

  12. me shendet says:

    Si logjike e ke te drejte, por edhe se e nisin nga ai, ajo, ata, ato, perfshire dhe ty, nuk ka ndonje te keqe. Kujt t’i djege le ta mbaje fundja ?

  13. kosta says:

    ilva,megjithe respektin per ju,ju them se te gjithe ju gazetaret me emer jeni bere si futbollistet,qe punoni me dy bordero. uroj qe ti te mos kesh besh si te tjeret,dhe do te idhte mire qe ti te analizoje informalitetin e mediave se sa te analizosh vetingun e politikaneve.

  14. araniti says:

    Koment extra i Leonard, por do te shtoja vetem nje fakt ; edhe Ilva e ka nje çmim…dhe ai eshte …..te pastroje “kelliren” Peza….po nga anet tona ka nje fjale te urte; nuk lahet Mu..i me Shu…rre(ndjese per permendjen e kesaj fjale) te urte…por te tille jane keta te ashtuquajturit “gazetare”….qe jane vrasesit e vertete te shpreses se Shqiptareve. E mbajme mend mire forcen e shtypit te vertete…ne qe e perjetuam vitin 97….kur gazeta “Koha Jone”…..demaskoi keqqeverisjen e bastardit Berisha….., turp per kete gjoja gazetare….e cila “kuterbon”…..era kellire….dhe i del ne mbrojtje nje hajduti ordinier….,i cili edhe per femijen e tij nuk pranonte te paguante me shume se 10.000 leke te rinj, sikur te ishte roje banke me 30.000 leke ne muaj….turp

  15. Brahoo says:

    Se kuptova kete Ilven ! Deputeti Peza ka ber mire qe ka vjedhur 1 milion euro apo ka ber gabim ?

    Apo idea eshte qe nuk duhet gjykuar ne sferen e mediumeve viruale ! Presim ta beje drejtesia reale,edhe se duket “pak-fare” sikur eshte vonuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje