Berisha shkëlqen në debutim me Terek

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

FB_IMG_1484993608442Terek Grozni ku militojnë Bekim Balaj, Bernard Berisha dhe Odise Roshi zhvilloi testin e parë miqësor përballë Legias së Varshavës, në Antalia aty ku skuadra e Premierligës ruse po zhvillon fazën përgatitore.

Me trajnerin Rashid Rakhimov që po eksperimenton me skuadrën, treshja shqiptare e sulmit u aktivizua vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes, duke i dhënë një implus të ri lojës.

Ekipi çeçen i mbylli 45 minutat e para në disavantazh 2-0, ndërsa polakët realizuan edhe golin e tretë menjëherë sapo nisi fraksioni i dytë. Për të mbajtur Terekun në lojë menduan shqiptarët. Fillimisht, me një goditje dënimi të fituar nga Odise Roshi dhe që u shndërrua në gol nga Ivanov.

Legia rriti diferencën në 4-1, ndërsa për Terekun realizoi Utisev, ndërsa Bernard Berisha kishte disa mundësi të mira për të shënuar, por lodhja prej ngarkesës fizike bëri që sulmuesi nga Peja të mos ishte i kthjellët përpara portës.

Por, me shpejtësinë që e karakterizon dhe me një prej inkursioneve të tij të zakonshme, në sekondat e fundit të miqësores Berisha arriti të fitonte edhe një 11-metërsh, të shndërruar në gol nga Ivanov.

Tereku humbi 4-3 testin e parë, e megjithatë sinjalet e dhëna nga treshja shqiptare Berisha, Balaj e Roshi ishin mjet shpresëdhënëse për gjysmën e dytë të sezonit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *