Bundesliga/ Borussia Dortmundi fiton me vështirësi kundër Werder Bremen

DortmundiBorussia Dortmundi e ka nisur me fitore vitin 2017, duke marrë tre pikë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Ëerder Bremen, që e mposhti në transfertë me rezultatin e ngushtë 1-2.

Golat për Dortmundin u shënuan Andre Schuerrle dhe Lukasz Piszczek, derisa për vendasit realizoi Fin Bartels.

Pas kësaj fitore, Dortmund ngjitet në vendin e katërt me 30-pikë të grumbulluara.

Ndërkohë në orën 18:30 Lepzing do të luajë përballë Frankfurtit.

Java e 17-të e Bundesligës mbyllet ditën e nesërme me ndeshjet Bayern Leverkusen-Hertha Berlin dhe Mainz-Koln.

Ndërsa ditën e djeshme Bayerni mposhti në transfertë ekipin e Freiburgut.

Më poshtë të gjitha rezultatet e ditës së sotme.

Darmstadt 0-0 B.  Monchengladbach 

Augsburg 0-2 Hoffenheim

Schalke 1-0 Ingolstadt

Werder Bremen 1-2 B. Dortmund

Wolfsburg 1-0 Hamburg

Freiburg 1-2 Bayern Munich

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *