Cavani i jep fitoren PSG

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

CavaniNjë dygolësh i Cavanit con Psg më pranë kreut në Ligue 1. Kampionët e Francës fitouan 0-2 në fushën e Nantës që vinte pas 4 fitoresh në kampionat e inspiruar nga trajneri i ri Sergio Conceicao, por ish futbollisti portugez nuk mund të bënte asgjë me Cavanin që u rikthye te golat pasi kishte agjeruar fundjavën e kaluar.

Të zotët e shtëpisë  mund të kishin kaluar në avantazh të parët me Emiliano Sala që humbi një rast të mirë në minutën e 9, por Cavani nuk mund të ishte po kaq bujar në finalizimin e tij pas krosimit të Lucas.

Ishte ky goli i 5 i Cavanit në ndeshjen e tij të 7 përballë Nantës dhe pak më vonë shifrat u bënë akoma më impresive me ish sulmuesin e Napolit që gjeti sërish rrjetën me një goditje dënimi në minutën e 65.

Nuk ishte një gol tipik i Cavanit kjo goditje nga distanca me sulmuesin uruguajan që kryeson listën e golashënuesve në Ligue 1 me 20 finalizime. Psg tentoi ta thellonte avantazhin më pas, me Cavanin dhe Adrian Rabiot por pa mundur ta ndëshkojë sërish Dupe. Me këto tre pikë, Psg shkon në kuotën e 45 pikëve po aq sa Monaco e vendit të dytë që përballet me Lorient këtë të dielë. Interesant është fakti se Psg mbetet e vetmja skuadër në kampionat që nuk njeh barazimin në transfertë ku ka fituar 7 dhe humbur 4 nga 11 ndeshjet e luajtura./SS/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *