Dërgoi penalltinë në tribunë, por Gatuzo i thur elozhe Rei Manajt

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

manajRei Manaj humbi sot një penallti në ndeshjen e debutimit të tij me Pizën, por për trajnerin Ivan Xhenaro Gatuzo, kjo nuk do të thotë asgjë, pasi sulmuesi shqiptar kishte treguar sa vlente në fushën e lojës.

“Manaj ka edhe më shumë personalitet se sa duhet po të merret në konsideratë fakti që është i datëlindjes 1997. Sulmon thellësinë, ka vrap, punon mirë, pastaj që të humbasësh penalltitë është gjë që ndodh.

Ai që gjuan penalltitë në skuadrën tonë është Manini, por ia unë që i dhashë besimin Reit dhe desha që ta gjuante ai penalltinë”, shpjegoi Gatuzo në konferencë për shtyp pas ndeshjes duke lënë të kuptohej se ky episod nuk do të ndryshonte mendimin e tij për djaloshin shqiptar, shkruan Panorma Sport

Megjithatë, suksesi 1-0 për ekipin e tij mban sidomos emrin e Samir Ujkanit, i cili bëri një pritje të shkëlqyer pak çaste pasi Manaj kishte dërguar në tribunë gjuajtjen e tij nga pika e bardhë. “Skuadra ka bërë një ndeshej shumë të mirë, por sot duhet të falënderojmë Ujkanin i cili pas penalltisë së gabuar bëri të tijën. Në minutën e 91 e realizoi ai penalltinë”, deklaroi Gatuzo, i cili ka insistuar personalisht që të kishte në skuadër portierin shqiptar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *