Dokumenti i CIA: SHBA i druhej një krize greko-shqiptare në vitin '94

21 Janar 2017, 19:56Politika TEMA

Andreas Papandreu, menaxhimi ekstrem i negociatave për bazat amerikane nga themeluesi i PASOK, mundësia e konfliktit greko-turk në Thrakë, Egje dhe Qipro, madje edhe gjendja e dobët e ekonomisë greke në mes të viteve 1980, përfshihen në 12 milionë dokumentet  e deklasifikuara të CIA-s që pritet të publikohen. Në këtë bazë të dhënash përfshihen analiza, fakte dhe vlerësime nga për situatën nga viti 1940 deri me atë të vitit 1990.

Dokumenti i fundit në lidhje me Greqinë është i datës 30 Qershor 1994 dhe merr në analizë tensionin mes Athinës dhe Tiranës për minoritetin kombëtar grek në jug të Shqipërisë. Autori i këtij memorandumi ka shprehur frikën se “një krizë bilaterale në çështjen e pakicës greke, e cila do të çojë në hakmarrjen greke, mund të destabilizojë qeverinë pro-amerikane (në Tiranë) për të mirën e ish-komunistëve dhe ndikimin më të gjerë rajonal.

Tensionet në atë kohë kishin të bënin me gjyqin ndaj 5 minoritarëve, anëtarë të Organizatës Omonia, të arrestuar nga ish-SHIK-u i Gazidedes për veprimtari antikombëtare.  Për këtë episod ka folur edhe ish-kryetari i Gjykatës së kasacionit Zef Brozi, i cili mori vendimin për lirimin e tyre

“Në sallën e gjyqit atë ditë kishte jo vetëm shikas që erdhën me mision të posaçëm, por edhe shumë ambasadorë dhe nga institucione ndërkombëtare, gazetarë të vendit e të huaj, dhe aty kishte edhe nga e mirënjohura “Gazeta Shqiptare”. Gjykata pranoi si konsulent të avokatit shqiptar të minoritarëve edhe avokatë amerikanë. Në si Gjykatë donim t’i dëshmonim botës se po bëjmë gjithçka varej nga ne për ta ngritur Drejtësinë shqiptare në standarde perëndimore të pavarësisë së gjyqësorit. Dhe ky gjë ishte një mesazh shumë pozitiv për imazhin e Shqipërisë në botë.

Pas shpalljes së vendimit, sapo isha futur në paradhomën e zyrës ku kishte gazetarë e të tjerë që po më prisnin, mes të cilëve edhe Armand Mero. Ndërkohë, bie telefoni dhe sekretarja u përgjigj. “Është Bashkim Gazidede”, – tha ajo. Mirë, ma kalo telefonin, dhe unë fola aty në paradhomë në prezencën e të gjithëve. “Pse i lirove grekët, – më kërcënoi me një zë të lartë e histerik Gazidede…- Na shkove dëm gjithë punën… Tradhtar, do të të vras me dorën time…! Unë në atë moment desha t’ia kthej siç e meritonte, por duhej të paktën të respektoja ata që ishin aty dhe po e dëgjonin bisedën tonë, prandaj mbylla telefonin. Isha mësuar me kërcënimet e Berishës e të SHIKU-t që prej disa muajsh.

Por marrëzia e Berishës nuk merrte fund. Ai në kundërshtim me vendimin e prerë të Kasacionit për lirimin e menjëhershëm nga burgu, duke përdorur vasalët e tij në Prokurorinë e Përgjithshme (Zoti e ruajtë Shqipërinë nga të tillë prokurorë), dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës, pezulloi ekzekutimin e vendimit të Kasacionit për lirimin e pesë të dënuarve minoritarë. Me sa mësova më vonë, vetëm presioni i madh ndërkombëtar ndaj Berishës e detyroi atë t’i lironte minoritarët pas disa orësh”-shprehet Brozi në një intervistë për gazetarin Erjon Tase.

http:/www.forumishqiptar.com/threads/73068-Zef-Brozi-Ju-tregoj-prapaskenat-e-pushtetit-1992-%E2%80%9895-n%C3%AB-Shqip%C3%ABri

Dokumentet e tjera të CIA-s për Greqinë

Në letrën e tij të 10 maj 1983, Milton Kovner, drejtues i Agjencisë përgjegjëse për Evropën Perëndimore, thotë ndër të tjera, se SHBA është duke shqyrtuar “alternativat” për vendosjen e bazave amerikane jashtë vendit “, veçanërisht në Turqi. Por sipas tij, kjo do të çonte në përkeqësimin e situatës dhe do të shtojë mbështetjen e mëtejshme të qeverisë në mbrojtjen e interesave kombëtare greke. ” Kovner kishte vlerësuar se në qoftë se amerikanët nuk do të lëshojnë pe (në dokument janë lënë jashtë disa paragrafë të cilat ndoshta përshkruajnë natyrën dhe aftësitë e bazave ushtarake të SHBA), atëherë Papandreu do të kishte një sërë opsionesh, ndër të cilat t’i drejtohej Presidentit të Republikës Konstantin Karamanlis dhe të kërkonte referendum kombëtar mbi këtë çështje.

Që nga vitet ’50 amerikanët duket se e dinin shumë brishtësinë e marrëdhënieve turoko-greke, ndërsa ata kishin përpiluar të dhëna të plota të forcës ushtarake të Qipros. Njohuritë shumë të mira që kishin  për statusin e Qipros u dha mundësinë të parashikojnë atë ndodhi në vitin 1974 se Greqia nuk mund të bënte asnjë rezistencë në një pushtim eventual turk të ishullit. Dokumentat flasin edhe për krizën greko-turke të vitit 1987 ku thuhet se Greqia ka avantazh në ajër  dhe në det, diçka që sipas analistit arsyeton kapadaillëkun grek  në krizën e marsit 1987. (Respublica)

http://www.kathimerini.gr/892357/article/epikairothta/politikh/oi-aporrh…

8 komente në “Dokumenti i CIA: SHBA i druhej një krize greko-shqiptare në vitin ’94”

  1. ,, says:

    lojra fjalesh. berisha tradhtare i shqiptareve. na thoni te verteten e 97,perse berisha nano shkaterruan ushtrin shqiptare,dhe ngriten popullin ne vllavrasje.

  2. lamix says:

    priten komente fyese nga grekofonet

    1. ALbanistani em i dashtun says:

      vetem nje injorant qe sdi te komentoje apo te flase per ceshtje me siper arrin te shkruaje nje fjali idjotike.


      dihet amerika shikon interesat e saja dhe komunizmi rus apo kinez smund te jete aleatja e saj prandaj sado kriminel demokratet ata do mbeshtesnin bandene Saliut.
      kurre mos tju shkoje ne mendje se Amerika do demokraci te vertete ne Shqiperi…nuk mesuat ju nga kinezet e amasades ne Tirane qe mbajten ne pushtet kriminelin sali dhe yllin ne ngjitje spiunin, tradhetarin e kombit lulzim bashes….


      perse mednoni maredheniet midis edi rames dhe ambasades amerikane kane qene shume te ftohta….dhe jo vetem se Edi Rama eshte nje psiko….
      Amerika do ne pushtet kriminela si saliu e luzimi qe I sherbejne atyre….

  3. ,,,,,,, says:

    E shikoni ore majmuna filo-amerikan, se si ka abuzuar amerika me popujt ane e mban botes….

    1. Uns says:

      shpeto nje here e mire nga Amerika, shko e lufto be shkretëtirat e lindjes së mesme. Majmun arab

  4. kusar hajdari says:

    shife salen. car komunisi I keq!
    flok prej stalini,kostum me ngjyra mao ce duni….
    ftyr tip ceceni..
    dhe atje mas shpine ajo “foto” pllakat,”veper arti” si ato parrullat e bojatisura neper muret e komunizmit “ne njeren dor kazmen ne tjetren pushken” ….
    dhe sala e mban per piktur ne mur ate!!!
    o zot I madh!
    po,kaq komb derrash dhe delesh paskemi qen ne qe nxorrem dhe mbajtem mbi kry nje tip te till vertet te neveritshem,??!!!
    se,t pakten ne diktatur ishte trapllik total,debilizem masiv sipas tos lubonjes,por s kishim ndjenja neverije per njerzit atehere,sepse te pakten ishin njerez bio,normal,natyr…
    kurse ky dreq cecen shpellash sec ka nje sofistikim te neveritshem qe te ben te ndjesh perzierje ne stomak,a thu se ke onger ushqim skarco dhe je helmu,
    shif sesi rri sala. si mut ne kolltuk.
    dhe pordhno pale! megjithse vje er dhe kuterbo,ai pordhno e pordhno…

  5. AX says:

    ene kjo duhet, na sollen tanket nkufi, tani na sjelln ene avionet, bojne xhiro ne Himare…. prit kur tshofim nonje fregate…
    http://smarkos.blogspot.al/2017/01/mirage-2000.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje