Flet ish-gruaja e Alfred Pezës: Ja çfarë dëshmova në Prokurori

21 Janar 2017, 12:18Politika TEMA

Flet për herë të parë ish-bashkëshortja e deputetit Alfred Peza, Adelina Toli, pas lajmit që ka qarkulluar ditën e djeshme lidhur me deklaratën e saj në prokurori.

U fol se ish-bashkëshortja e Pezës kishte pranuar t’i tregonte “të gjitha” me kusht që t’i ofrohej siguri djalit që ka me deputetin e PS-së.

Por një gjë e tillë përgënjeshtrohet tërësisht nga zonja Toli. Toli thotë se kurrë nuk e ka deklaruar një gjë të tillë dhe se të gjitha janë shpifje të ulëta. Si një njohëse e mirë e medias, pasi dikur ka qenë vetë pjesë e “Koha Jonë”, ish-gruaja e Pezës thotë se i vjen keq për “llumin” që është media sot, sipas saj.

“Janë pikërisht ata që na kanë mësuar dikur gazetarinë ne, që shkruajnë gjëra të pavërteta sot. Unë jam shprehur e gatshme për t’ju përgjigjur çdo pyetje të Prokurorisë deri në fund të hetimit. Por kurrë nuk kam kërkuar sigurinë e tim biri. Nga çfarë është i rrezikuar im bir? Nga i ati?!! Kjo është tërësisht qesharake dhe absurde”, thotë ish-gruaja e deputetit.

Toli thotë se me ish-bashkëshortin Peza ka raporte normale dhe pasi lexoi gjithçfarë ishte shkruar dje, ka komunikuar me të për t’i thënë se asgjë nga ato që qarkullon nuk është e vërtetë dhe se ajo s’ka thënë asnjëherë asgjë të tillë.

“Në fund të gjithçkaje, Fredi mbetet babai i tim biri. Është kaq e thjeshtë. Mua më vjen keq që janë pikërisht kolegët e tij ata që i janë hedhur sot të gjithë në sulm”, thotë Toli.

Lidhur me Vendimin e Gjykatës , ish-gruaja e deputetit thotë se është një vendim i para 7 viteve dhe që çdo gjë është e sqaruar tashmë.

6 komente në “Flet ish-gruaja e Alfred Pezës: Ja çfarë dëshmova në Prokurori”

  1. Demokrati says:

    u kthye dhe kjo ne vegel te PD
    parti e fort ne ?

  2. alma says:

    hahaha sa injorante qe eshte e shkreta. edhe 20 vite kane kaluar e prap per 1 vit e mban peng tjetrin

  3. Spartaku says:

    Bravo! Ish gruaja e Alfred Prezes, qenka e zonje dhe shume e sinqert.

  4. xheJ eN Bi says:

    Sa shume jane bere ne Shqiperi si plakat gjirokastrite qe mireshin me thashetheme kur rinin neper sufat e portave.

  5. ledka1984 says:

    Kush ti ka treguar keto peralla, qe plakat gjirokastrite merreshin (dhe jo mireshin) me thashetheme. Sa te shkruash budallalleqe meso me mire shqip.

    FLM

  6. D. Didani says:

    Budallalleqe…Del ndonjeri te ankohet se Peza i ka marre parate qe i takonin.Shqiptaret per 25 vjet jane perpjekur te bejne ndonje cike pasuri,me te gjitha menyrat e mundshme.Vrasesit,hajdutet,ata qe merren me prostitucion e kane hake denimin,te tjeret bravo u qofte! Nuk ka pse te merremi me te gjithe: Si e beri shtepine,si e ngriti hotelin si e ngriti biznesin,si i beri parate….! Idiotizem socialist!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje