Këta e dinë se çfarë i pret, ndaj janë larguar nga vendi i krimit

berisha-basha-ruliNga Flogert Muça

Duhet të ketë qenë një moment ekstrem i mendjes vrastare që urdhëroi plumb për popullin, i cili kishte dalë në tempullin e demokracisë (shesh) për të kërkuar të drejtat që i mohoheshin e vidhesin përditë. Për të kërkuar çapën e bukës së fëmijëve që gllabërohej nga Xeni në Karaibe, Havana apo Maldive.

21 Janari i para 6 viteve mbetet padyshim një ndër njollat më të mëdha të shtetit shqiptar në këto 25 vjet demokraci, e cila çdo njollë e ka njohur jo rastëstisht nga një person, nga Sali Berisha.

Natyrisht që viti 97’, Gërdeci, Rruga e Kombit etj janë plagë që vuhen akoma nga shqiptarët, me kosto monetare apo dhimbje shpirtërore që s’ka zot t’jua shërojë. Krejt natyrshëm sot të gjithë thërrasin si para 6 vjetësh për drejtësi, e cila, në fakt është edhe arsyeja pse janë kryer të gjithë këto krime.

Drejtësia (mungesa e saj), ose kapja e saj nga politika ka qenë arsyeja pse politika dje vriste me plumb e vidhte me thasë shqiptarët.

Doktori, Basha, Mediu & co, që deri dje bënin çmos të bllokonin reformën në drejtësi, në fakt vetëm sa kanë vetëpranuar se janë autorë të 21 janarit e Gërdecit.

Klithmat e Shkëlzen Berishës kundër ambasadorëve të SHBA e BE nga Maldivet ku bën pushimet milionëshe janë poashtu dëshmi e qartë se i janë rrezikuar stivat e parave të vëna mbi gjakun e viktimave të Gërdecit.

Sepse logjikisht, nuk ka sesi të jetë një njeri kundër reformës në drejtësi nëse nuk ka probleme me të. Të gjithë ata që ishin kundër reformës në drejtësi, veçsa tregonin çdo ditë se ata ishin autorët e krimeve. Krime që i kishin fshirë nga serverat e letrat, por që nuk fashiten nga memoria publike.

Qëndrimi i vazhdueshëm krah Berishës e Bashës nga Mediu, janë poashtu dëshmia e gjallë sot e gjithë ditën se grupet kriminale rrinë të bashkuar kur bëhet fjalë për shtetin që ju përvesh ligjin si shpatë. Dhe si për ironi të fatit dje Basha e Mediu pozonin bashkë nga Uashingtoni, ku me biletat e blera me paratë e 21 janarit, rrugës së Kombit e Gërdecit ndiqnin inagurimin e Trump e shpallnin fitoren imagjinare të PD.

Një shfaqje ironike edhe për arsyen se nuk kanë as guximin të qëndrojnë në Tiranë në ditën që kanë kryer krimin. Një tregues I qartë i veprimeve të vrasësve. Të cilët pas aktit largohen nga vendngjarja. E tillë ishte edhe vajtja e Bashës në Uashington, i cili kishte lënë Doktorin që lozte në Ipad me “qytetarët” e tij dixhital e komunikonte me Xenin që po pushonte në Kubë me gruan e tij “pasanike”.

Por, për kriminelët që largohen nga vendi i ngjarjes siç bën trumcaku i frikësuar Basha, apo trimi Berisha që përsërit se do vriste sërish nëse do vazhdonin protestat, drejtësia mesa duket po vjen, pavarsisht tentativës së tyre për ta pamundësuar. Reforma që nuk ndaluan dot, bëri që padashje ata të tregonin me kundërshtinë e tyre ndaj saj se ata janë të vetmit vrasës. Kjo për Prokurorinë nuk përbën provë, por për shqiptarët është mesazhi më i qartë se pse rruga e vazhdimit të zbatimit të reformës në drejtësi është e duhura për të vënë drejtësi. Të cilën duhet ta kërkojmë nga organet e reja që do krijohen me zbatimin e reformës, reformë e cila nga vrasësit e vetëdeklaruar dhe nga frikacakët do tentohet të bllokohet, por që nga shqiptarët duhet të mbështetet siç është bërë deri tani.

Sepse, ende ka shpresë, për 21 janarin, Gërdecin, Rrugën e Kombit, faljen e detit Greqisë e plot zullume, të cilat si lufton dot asnjë kryeministër apo mazhorancë nëse nuk ka në krah por dhe trysninë e  popullit që kërkon drejtësi. Vetëm kështu, 21-janarët që do të vijnë do të jenë të zinj për ata që lanë në zi familjet e Aleksit, Hekuranit, Ziverit dhe Faikut.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Këta e dinë se çfarë i pret, ndaj janë larguar nga vendi i krimit”

  1. tr says:

    Berishes i behet nje nder i madh ,po te denohet per 21 janarin . Per Berishen do te ishte me e rende denimi per vjedhjen , sic eshte ceshtja e Cezit . Mendoj se duhet ti mblidhen te gjitha Akuzat qe mund te shkojne gati ne 200. Megjithate te presim se cfare do te ndodh , ndoshta del dhe pa lagur fare .

  2. Keta e dine se sa te jete ky popull frikacak sahanlepires servil dhe trushplar,nuk ka per ti gjet gje. Prandaj edhe keta kriminel han e pin dhe tallin me nderen dhe shtojn milionat.

  3. tomi says:

    pirdh te shfryhesh. asgje s’ka per ti gjetur, as ata e as keta te zullumeve te sotme

  4. Teo says:

    O tema po c’eshte ky shkrim mo ? Ku e gjetet kete kaq te lodhur. Po po po mire qe skeni bythe po tani keni ngel dhe per trute e ketij te vonuarit. Kete me mire paguajeni mos shkruaje fare se keput brockulla.

  5. Akrepi says:

    Po mire more njeres K/ prokurori qe fle gjume dhe nuk ndermer asnje veprim per te mar te pandehur keta kriminel nuk ka faj .Perse ky njeri qe paguhet nga taksapagusit shqiptare nuk kryen detyren as qe e kritikon njeri .Une mendoj se Ky K/prokuror eshte bashkefajtor me keta kriminel me mos veprimet e tij.

  6. Zamo says:

    Bravo per shkrimin.shqiprise I duhen gazetar me kurajo ,me patriotizm.te gjith mashtrusit ,hajduat ,kriminelet e ktij vendi PA perjashtim ,keta që vodhen e I ran haku ati vendi tone te vuajtur por te dashur te dalin para drejtsise e te kalben NE burg.drejtsi ,drejtsi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *