La Liga/ Sergio Ramos i jep tre pikë të rëndësishme Realit përballë Malagas

21 Janar 2017, 18:21Sport TEMA

Real Madridi ka mposhtur me shumë vështirësi Malgan në ‘Santiago Bernabeu’, e cila përfundoi me rezultatin 2-1.

Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, në “La Liga” dhe “Copa del Rey”, Real Madridi u rikthye tek fitorja përballë Malagës, duke vijuar te mbaje kreun e renditjes.

Golat për Realin u shënuan nga kapiteni Sergio Ramos, që realizoi një dygolësh në minutat 35-të dhe 43-të, ndërsa për Malagën realizoi Juanpi.

Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Zinedin Zidane mban vendin e parë në renditje me 43-pikëe, katër më shumë se Sevilla që luan me Osasunën, dhe pesë më shumë se Barcelona që nesër përballet me Eibarin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje