Në vend të një replike me Edi Ramën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

patoziNga Astrit Patozi

Ndoshta më takonte ta falenderoja kryeministrin, që iu përgjigj shpejt interpelancës sime imagjinare, por nuk kam ndëmend ta bëj, pasi e konsideroj detyrim dhe përgjegjësi të tijën dhe vetëm të tijën. Jo karshi meje, si deputet i opozitës, por përpara cdo votuesi shqiptar, pavarësisht bindjeve politike, që të japë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe meqë e nisa si interpelancë, rregulli i saj e do që, si kërkuesi, ashtu edhe i thirruri, të kenë edhe një mundësi tjetër për t’u shprehur, pasi kanë dëgjuar parashtrimin.

Zoti kryeministër,

E lexova me shumë vëmendje përgjigjen tënde, por mbeta thellësisht i zhgënjyer prej saj. Natyrisht, nuk kam gjë me stilin, i cili mund të mos ketë të sharë, por me përmbajtjen kam shumë. I ke lejuar vetes të thuash fjalën e fundit të parën dhe kjo, sipas meje, nuk është zakon i burrave të shtetit, por i njerëzve të ngutur, pa eksperiencë, ose të atyre që e kanë ndarë mendjen për të bërë keq. Sepse ke mbyllur derën kryesore të komunikimit, pa dhënë asnjë shpjegim të arsyeshëm, njësoj si ata që thonë se kjo nuk bëhet, se ashtu është një punë. Dhe pasi i ke vënë dry portës për opozitën i thua asaj hajde bisedojmë nga frëngjia, se mbase do ta gjejmë anën.

Së pari, nuk është argument se ti nuk e paske kërkuar votimin elektronik para dhjetë vjetësh, ndaj edhe opozita sot duhet të imitojë patjetër Partinë Socialiste të 2007-ës apo 2009-ës. Jo thjesht për shkak të evolucionit digjital, të cilin e pranon dhe vetë, por mbi të gjitha për ndryshimet drastike të kontekstit politik në vend. Kryesisht për “meritën” tënde Shqipëria ka rrëshqitur në parametra të frikshëm anormaliteti, gjë që e shpjegova gjërë e gjatë në paraqitjen time pararendëse dhe nuk dua t’i kthehem prapë.

Dhe kjo gjëndje e jashtëzakonshme, që po i shtyn shqiptarët prej vitesh të ikin nga sytë këmbët prej atdheut të vet, kërkon një zgjidhje të jashtëzakonshme. Opozita nuk po të kërkon ndonjë gjë të vecantë, por “revolucion” teknologjik për të garantuar zgjedhjet, nëse mund ta quajmë kështu votimin elektronik. Ndonëse, historia na ka treguar në dhjetëra raste një qeveri e keqe i meriton të gjitha llojet e reagimeve.

Por ti po e paraqet atë sikur futja e makinave në procesin tonë elektoral do t’i nxjerrë ujin e zi, jo vetëm Shqipërisë, por edhe rajonit e më gjerë. Dhe e gjitha kjo, pa na dhënë asnjë argument të qenësishëm, përvec tregimeve për negociatat e para 10 apo 5 vjetëve për këto cështje, që nuk të ndihmojnë hic.

Ndërkohë që me kërkesën e vet opozita është bërë bashkëpërgjegjëse me ty për integritetin e procesit, sepse është ajo që sot po këmbëngul për votimin elektronik. Ndaj edhe nuk bind askënd në këtë vend, kur thua se nuk e merr dot përsipër atë rrisk, ngaqë ke frikë se do të akuzohesh, në rast dështimi. Në një kuptim, i bie që është Partia Demokratike ajo që po merr kosto në këtë histori, duke marrë një pjesë të përgjegjësisë, ndërkohë që ajo në fakt të takon e gjitha ty për t’u mbajtur.

Sa për fundin e hidhur, që paralajmëron në rast ndryshimi të mënyrës së votimit, e ke shumë të sforcuar. Sepse në ka një gjë që dihet me siguri në këtë vend, por jo vetëm, është që në rast se do të ruhet statukuoja, zgjedhjet pa më të voglën dilemë do të ekzekutohen pa gjyq.

Ndërkaq, ti nuk mund të prezantohesh kurrë si dashnor i përvëluar i standarteve zgjedhore, sepse ke qenë problematik, si në opozitë, ashtu edhe në pushtet. Nuk ka kaluar një shekull, por vetëm 10 vjet, kur i shtyve për disa muaj zgjedhjet lokale, dhe stresove gjithë shoqërinë shqiptare me paranojën e certifikatave, dhe të mendosh se kishe vetëm hallin e mandatit tënd si kryetar bashkie, ndërkohë që socialistët të kishin zgjedhur si kryetar të opozitës.

Dy vjet më vonë, na e plase buzën prapë, do futem, s’do futem, derisa u binde dhe pranove në castin e fundit dhe zgjedhjet u mbajtën në kohë. Por menjëherë pas tyre, vetëm për shkak se nuk fitove, bëre atë që me siguri do të shënohet si protesta më absurde në historinë elektorale në botë. Lëvizjen “hap kutitë ose largohu”, e cila e la Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste 6 muaj jashtë Kuvendit dhe coi në zgrip mandatin e mbi 60 deputetëve.
Tani që koha i ka zbehur e emocionet, është më e lehtë për të gjykuar cfarë ishte ajo. është njësoj si një ekip futbolli të humbë finalen dhe të kërkojë pas ndeshjes që të ndryshojnë rregullat e lojës. Fjala vjen, që gol të mos quhet, kur topi kalon vijën fatale, por vetëm atëherë kur e pranon edhe portieri që e ha si të tillë.

Në zgjedhjet e 2013 nuk le llaf pa thënë dhe gjë pa bërë për rrezikun e manipulimit të zgjedhjeve, por kur i fitove ato, nuk u ndjeve më, të paktën të kërkoje ndjesë, që kishe lëshuar një alarm fals. Por tani që kanë kaluar 3 vjet e gjysëm nga ligji i dekriminalizimit të kanë rënë shumë “dëshmorë” dhe gati cereku i mazhorancës, ose ka ikur fare tashë, ose pret me zemër të ngrirë se mos i dalë emri tek lajmet e radhës me burim nga prokuroria. Këta janë ata me të cilët 4 vjet më parë na thoje se do t’i vidhte zgjedhjet Partia Demokratike. Përfytyro Aldo Bumcin duke i rrëmbyer vota Prengës dhe Ndokës. E sa e sa të tjerë si ata i promovove në nivelet më të larta të administratës.
Pastaj kur e more vetë në dorë fuqinë, nuk u mendove dy herë. Në Korcë, në Dibër dhe në zgjedhjet lokale të 2015, binde edhe më skeptikun se ishe mjeshtër dhe kreativ në manipulimin e votës. Dhe e gjitha kjo solli në krijimin e një përceptimi kombëtar se në këtë vend nuk ka më asnjë vlerë se cfarë thua, cfarë bën dhe si qeveris, por rëndësi ka se si i blen apo i vjedh zgjedhjet.

Ndaj edhe opozita, jo thjesht si palë e interesuar, por më shumë si zëdhëse e një shqetësimi të madh publik, u mobilizua në këtë lëvizje të re që ka vetëm një qëllim, shpëtimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Memorandumi i saj është koncentrim i disa propozimeve, që hidhen për diskutim, jo në formën e shantazhit dhe as të ultimatumit. Sepse ne e dimë se për të kërcyer tango nuk mjafton një njeri. Por, natyrisht, kjo nuk do të thotë se ato mund të injorohen apo anashkalohen lehtë, sic ke lënë të kuptohet ti në përgjigjen tënde.

Zoti kryeministër,

Ti kishe detyrimin t’u jepje përgjigje një vargani problemesh të rënda, që ne kemi me zgjedhjet, të ngritura prej opozitës në përgjithësi, por edhe prej meje në interpelancën e munguar. Ndaj jam i zhgënjyer nga qëndrimi yt për reformën zgjedhore.

Ti ishe i detyruar të sqaroje shqiptarët se si do ta shmangësh shit-blerjen e votës, gati si në pazar të fruta perimeve, votimin kolektiv, marrjen peng të kartave të zgjedhësve, korrupsionin aktiv dhe pasiv të komisionerëve dhe numuruesve, masakrën mbi votën e partive të vogla, dhe mbi të gjitha zvarritjen e nxjerrjes së rezultatit. Do të ishte minimumi që qytetarët e këtij vendi prisnin sot nga kryeministri i tyre.

Sepse ti dhe vetem ti ke detyrim që të gjesh zgjidhje, edhe sikur të ishe krejtësisht dorëjashtë nga ambjenti armiqësor dhe mosbesues, që është krijuar në Shqipëri në prag të zgjedhjeve.

Ndërkohë, ti je përgjegjësi kryesor, në mos i vetmi, për këtë klimë acaruese dhe keqbesimi mes palëve, por edhe mes vetë aleatëve të koalicionit tënd, të cilët po i vringëllijnë shpatat njëri-tjetrit prej shumë muajsh. Sepse, ti e hëngre kohën, të cilën e le të rrjedhë në rënie të lirë, pikërisht, që tani të thuash se jemi në shtrëngesë apo në pamundësi. Por jo vetëm kaq, ti je përgjëgjësi më i rëndëshëm për këtë situatë të rënduar të inkriminimit të politikës dhe të adminstratës, të hashashizimit të vendit dhe të nivele e dramatike të korrupsionit. Sepse ne besojmë se asgjë nuk është rastësi, por ky është projekti yt djallëzor për të kapur dhe vjedhur zgjedhjet në Shqipëri.

Tani dy fjalë për votimin elektronik, që duket se e ke pasur shumë të lehtë për ta përjashtuar, me një të rënë të lapsit. Natyrisht, që nuk kam tagër të flas në emër të opozitës, por po e them sic e mendoj unë. Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk gjykoj se kanë ndonjë dashuri të vecantë për makinat e votimit elektronik dhe nuk besojnë se kjo do të sjellë mrekullinë e zgjedhjeve të lira. Për shkak se e kemi provuar në lëkurë, ne e dimë se, edhe po u arrit dakordësia për propozimin tonë, na presin shumë rrengje të tjera të qeverisë tënde, derisa të shpallet rezultati i 18 qershorit.

Por ato kanë arritur tek kjo pikë për shkak se, sot për sot, nuk kanë gjetur ndonjë mënyrë më të mirë për të shpëtuar, jo nga të gjitha, por nga disa pisllëqe dhe hilera të qeverisë. është njësoj si kapitalizmi, që është një sistem me shumë defekte, por mbetet ende më i miri, sa kohë nuk ka dalë dicka tjetër për ta konkurruar. Nëse ti gjen dicka tjetër më të mirë se votimi elektronik për të dhënë disa garanci më shumë se nuk do t’i manipulosh votat, bujrum, na e thuaj! Mbase e gjen për të dyja, edhe për zgjedhjet, edhe për kapitalizmin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

28 komente në “Në vend të një replike me Edi Ramën”

  1. Paqesori says:

    Mos na bej te ndershmin ti tani…po here tjeter bjeri me shkurt dhe me thjesht. Llafet e zgjuara leri per inteligjentet qe ke ne kuvend,
    Ata po, si te krahut tend si te krahut tjeter i keni asa…

  2. Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

    Due me ja dhan nji kshill F(p)atosit te Salit.
    Ne fillim boj replik me vetveten or Astrit se je prej shum vitesh pjese e hajdutrine se votes se lire,
    pastaj bej replik me babeb tat shpirtnor sal Berishen,qi osht mjeshter i manipulimeve te votes se shqiptarve mos harro 1996 dhe si ne Afrik e vonon rezultatin e zgjedhjve deri ne kufijte e durimit ,pastaj bej bej replik dhe me Lulen e Bashes qi ne fillim u be Kryetar i Tirones duke numru votat sipas qefit te vet pastaj u be Kryetar i PD du ja bo gropen Sokol Olldashit .,.
    dhe ne fund bej replik me Ed Ramen,
    Edi po punon per Shqiperin qe ju magjypat demokrat e shkatrrut e vodhet dhe e çuat ne nivelin zero,apo ke harru qe nuk kishtit as burrnin ma te vogel ta dorzoni shtetin ne vitin 2013.
    Ti Astrit futesh tek dordolecat qe dalin her pas here dhe mendojn se do trembin shqiponjat ,duke harru se ato fluturojn shum nalt.

    1. xhulio says:

      Po Katharina, shqiponjat fluturojne shume larte, ngarkuar me hashash.Hashash ne fushe, hashash ne ajer, hashash ne mal, hashash ne det.Katharinaaaaaaaaaa.Mut i ati, mut i biri.te gjithe njelloj.Bije bastard te Hoxhes, krimnelit me te madh te ketij vendi.Po shqiponja s ka ky vend, ka vetem lepuj e mellenja te uritura dhe te mjera .Je nje idiote e ushqyer nga ndonje pune e pamerituar, me diplome te blere nga b aba, nje tjeter idiot koketrashe, br krimineli.te te rroje i cmenduri Rama per jete.a pafsh hajrin, njelloj si Berishes.

      1. Besnik says:

        Xhulia më vjen keq që ju që flisni për ashash e drogë është pikërisht loja e PDsë të salihoviçit me hajdutin e Kosovës Bashiç

      2. Edmond says:

        Xhulia xhulia xhulia sa poshte. Ke rene moj goc

    2. Bushi says:

      Katherina! Jame i nje mendje me ty.Astrit Patozi ne kete shkrim ka bere vetem LOJRA LLAFESH,Llogje pazari.Shpifje dhe vetem shpifje.Ai,kete shkrim e ka bere qe ta lexoi Sali Berisha me Bashen,per ta vene ne liste per deputet.Por Patozi t’a dije mire se Saliu dhe Basha nuk kane per t’a pare me sy kete shkrim. Sa per dije,EDI RAMA DO JETE KRYEMINISTER,SE AI, NUK KA VJEDHUR ASNJEHERE VOTA.EDHE NE 18 QERSHOR, PATOZI DHE PD-KE TE JENE TE QAERTE DHE TE BINDUR, SE Edi Rama do beje zgjedhje te lira te drejta dhe te ndersheme.Shpifjet nuk u bejne pune se e dim mire kush eshte pd-ke dhe Berisha qe vidhte hapur votat.Ajo kohe iku.

  3. dash says:

    Asgje e re nga fronti perendimit…liber i bukur Po ky “i moderuari” flet gjuhen e padronit…

  4. akrepi says:

    Z.Astrit ju nuk keni te drejte morale ti kerkoni ketij K/Ministri qe te beje te mundur votimin elektronik .ku ju ne vitin 2013 e sabotuat qellimisht jo vetem per te vjedhur votat .por vodhet dhe fondet qe ishin per kete qellim,dhe nga ana tjeter e dinit shume mire ashtu dhe sot ,nu mund te realizohet votimi elektronik sepse kartat ID te prodhuara para vitit 2014 nuk jane te aktivizuara per ti lexuar komjuteri ne qendrat e votimit.Por ju jeni aq te pa fytyre se me gjithe se e dini kete fakt se vet e keni bere per te vjedhur por vin kushte se pa votim elektronik nuk marrim pjese ne votime .Jeni teper karagjoza sot eshte dita qe u mbushe 6 vjet qe u vrane protestusit me duar ne xhepa ne boulevard dhe ben mire te prononcohesh dhe te kerkosh denimin e atyre qe ben kete krim e jo te terheqesh vemendjen me brockulla te tilla,duke u ber pale me kriminelet

  5. albaniafirst says:

    bla, bla, bla … bla, bla, bla

  6. Manti says:

    Pordhe me rigon o tito. Hallin ke gjetke. Lista qe sipas lulkes do te hartohet se shpejti. Ti ke kohe qe i ke dhene fund demek “disidences tende” se te vrane mikun e ngushte olldashi. Shtremberove ca kohe fytyren dhe bere sikur nuk ishe dakort dhe nuk do ti a falje enturazhit pedeist dhe se dhe edhe shenja qe se shpejti do te divorcoheshe me ata, u rriktheve. U rriktheve tek vatha. Meqenese koha ka rreshqitur si kokriza rere duke te te njohur ty edhe çertifikaten e disidences, tani do te te duhet qe te besh ” te ndershmin” duke sulmuar pikerisht kreun e qeverise aktuale qe vertete nuk eshte i paqortueshem. Ne parlament por edhe ne fcb e edhe me ndonje deklarat leshuar nga ndonje skute po e “dermon” per fare. Natyrisht ky eshte nje sinjal per lulken por edhe per berishen qe demek po u tregon atyre se po ben “opozite klasi”. Mos kujto se nuk je i pa lexueshem o tit i kavajes. Pasi mbylle logarine me shokun qe ta vrane duke i thurur nje poezi dhe nje kenge me kitare por edhe me “disidencen tende” pas kungimit ne Vore dhe kushtit qe u ke vene per tu kthyer qe te jesh serish deputet, ke filluar thetro. Te qofte per hajer o patos…Por askush nuk te merr me seriozisht. Ta dine hallin dhe te mirkuptojne kur aktron. Jepiiii. Hyp xhixhiiiii. Ka budallen plot qe u besojne dhe u ndjekin nga pas. Tung

  7. Albania says:

    Shko be shurren o patoz, te pakten duhet te pranosh se je anetar i nje partie qe i ka manipuluar gjithmone zgjedhjet apo ju harrova keni teorine shifni si bejme ne por mos beni si bejme ne.

  8. maserati says:

    U cua dhe opozitari I pe-deve te kritikoj halene e rilindjes , as qe e ve ne dyshim qe te dy ju bushtra flisni vetem kur eshte puna si te votohet , si te blejme elektoratin , si tja fusim ketij populli per te miren e parties e me the e te thash
    mor ju q rrobte ne fillim hapni debate qe rrisin nivelin e jeteses dhe jo votime eletronike kritikoni qeverine per hallet e ketij vatani
    merrni ne dore fatet e ketij populli qe po zhduket nga faqja e dheut se jan pothuajse pa buke 50 % e shqiptareve
    mor ju shkerdh……. cu permban farefisi mos dilni ne ekran e flisni per zgjedhje te ndershme se na fyeni inteligjencen dhe aq me shume ne 21 janar diten kur opozita sjell popullin ne kryeministri dhe pozita I vret si pula
    ju lutem po keni nje pike nderi keto debate bejini tek p I motrave tuaja me dyer te mbyllyra
    ju lutem e keni tepruar si opozite si pozite

  9. Samiu says:

    Ia fut kot me kete hartim qe ke bere or ti Patozi…por se pari nuk e mohoi pozita kete por tha nuk ka kohe dhe perderisa iu drejtua edhe perfaqesuesit te OSBE -ODHIR dhe ai tha te njejten gje …. e verteta qendron neanen e pozites…dhe se dyti ..sado te vjedhin vota keta te pozites se sotme, juve nuk u a kalon dot kurre se e keni bere deri dhunshem kete vjedhje gjate 27 vjeteve…. Mos kujtoni se u besojme ketyre hartimeve tuaja….

  10. loreta says:

    E beri Patosi Astrid interpelancen me Meron. O Patos, je larg shume ti ashtu si atehere qe ishe zevendes kryetar i Pd por s’te pirdhte asnje.

  11. malo says:

    po kur ben filozofin ky gjoja koke e madhe ,gjoja i pavarur nga linja zyrtare e Bashes,…ik or dreq ,boll u masturbove

  12. Tony says:

    Tregoni ketij budallait se komisioni zgjellor i anglise arriti ne konkluzionin qe edhe 10 vitet e arrdhshme votimet do te behen me fleta pasi Anglia nuk ka kapacitet per nje votim electronic te sigurte.

  13. lisi says:

    mos e hum at pak respekt qe kan njerzit per ty ju keni ristanin qe i vuri vulen vjelljes diten per diell e na bani te nershmin nuk ju beson njeri mos harro nuk ka shum vite

  14. Qytetar says:

    Në ka një parti e qeverri në botë që ka vjedh e manipuluar zgjedhjet jini ju o të ndyrë të PD.
    Nga Ti i pari e deri te Sokol Olldashi që ka vrarë e terrorizuar njerëz për të grabitur zgjedhjet.
    Apo i kini harruar ça kini bërë or qelbësira?
    Ju jeni vet të tillë ndaj mendoni se janë dhe të tjerët si Ju.Zgjedhjet do bëhen e do jenë model dhe një gjë është e sigurt ju do humbisni keq e më keq se deri tani.Këtë e dini dhe vet ndaj kërkoni alibira.Do surrati juaj zgjedhje elektronike që të shkatërroni proçesin duke ndërhyr dora juaj hajdute e gjakatare.Kot e kini e majta do të vazhdoj ta qeverris gjat këtë vend.

  15. saliu says:

    Katunari Kavajes do me na tregu votimin e lektronik kur eshte nje nga autoret e masakrimit te votes se shqiptareve.

  16. Kokedruni says:

    Kameleontit si ty ne katund i thone hardhuce.
    Si gjithmone, 7 uje e 1 kos, Qim Patoz Plepi i SHQUP–it

  17. Lugati says:

    jasha ripjellja e nxorret koken sot???????keni dy dit qe keni dezertu artikujt e lugatit kryeminister per 21 janarin ktu duket morali juj qe e keni baraz me salen….isoj jeni mos boni kot si moralista

  18. K says:

    Astrit! Je jashte listes! Kot mundohesh te ndjekesh linjen antirame te Berishes! Mendo per te ardhmen! Te luash pacientin e semundjes se “Stokholmit” eshte ne mode ne Shqipeeri! Berisha “te qiu nenen” prandaj i thua baba!

  19. brrrrrrrrrr says:

    Oj Kaltrine, Katerine, Katherina……!!!!!!
    Xhulio me nome taliani te ka repliku!
    Pse nuk del ti japesh nje kunderrep[like…???????

  20. fakti says:

    ky eshte tipik katnar !!!

    vete spiun ,kunati po kryespiun ,pune hafijesh mooo!

  21. BUJARI JU DEGJON says:

    Ti bastard,ti Astrit Rrogozi po na shitesh si shenjtor???
    Perse nuk na thua PERSE NUK I HAPET KUTITE E VOTIMIT ???
    Qenkej kerkese koti sipas teje???
    Ju hajdute te votave nuk pranuat te hapni kutite sepse do turperoheshit perpara gjithe popullit dhe Europes!!!
    Ju maskarenj i dogjet me benzine kutite per te shpetuar nga frika e paniku qe u zuri me ate kerkese te thjeshte te Edi Rames!!!
    Ju mbreteruat me vota te vjedhura per te shkaterruar e vjedhur gjithe cfare kishte mbetur nga “trupi ” i Shqiperise!!!
    Shpresoj qe Vetingu te te mbertheje edhe ty,o felliqesire,langaraq e hajdut qe kujton se nuk te njohim!!!
    TI,krahu i djathte i Kryekriminelit Sali Berisha mos kujto se do te shpetosh!!!
    Sepse,sic i thone nje fjale,”Burgu per … hajdutat eshte”!!!…

  22. Pallatet Agimi says:

    Po pse more i mjere ben me kaq sforcim opozitarin. Po ti o Patoz e kupton qe nuk jeni me nje opozite, por nje bande qe pas pak do te duhet te jepni te gjithe llogari per kete katastrofe ku ka rene vendi,si rezultat i atij idjoto-kriminelit qe ende po ju terheq nga prapa me ate litarin e vet te qelbur antishqiptar. Ata prej jush, qe nuk e kane vendin ne burg, do te duhet te largohen me ligj nga politika dhe administrimi shteteror. Po pse o kukulla te mjera vazhdoni e fusni koken ne rere? Pse nuk e ruani vehten, qe te mos ktheheni komplet ne rrugace ordiner, o ju vrafte qulli?

  23. pjeter says:

    Mund te jesh dakort ose jo per c’fare shkruan Patozi, nje gje qe nuk e kuptova, dhe pyes me ane te ketij komenti per shprehjen”poshte parametrave te normalitetit”zoti Patozi, kush ka qene sipas jush normaliteti qe qeverria rama e ka cuar nen parametra?korrupsioni? kriminaliteti?gjendja sociale?shendetesia?kush jane parametrat tuaj te normalitetit?me c’fare metro i matni,besoj se nuk jam i vetmi te jem kurreshtar ta di.

  24. xheJ eN Bi says:

    Pse nuk flete per votimin ne RUZHDIE te Fierit ,kaq shpejt e harroi Patozi .
    Kjo qe shkruan Patozi eshte si i thot GOMARI KOKOSHIT : sa te madhe e ke koken .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *