PD ua lë në dorë qytetarëve të zgjedhin kandidatët për deputetë

21 Janar 2017, 12:43Politika TEMA

PD ka hapur një dritare në portalin e vet ku u kërkon qytetarëve që e mbështesin të propozojnë emrat për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

“Partia Demokratike zhvillon një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës për përzgjedhjen e kadidaturave për deputetë. Të gjithë anëtarët, mbështetësit por edhe qytetarët e tjerë janë të ftuar të propozojnë ato apo ata që duan t’i kenë deputetë. Këto kandidatura do t’i nënshtrohen fillimisht verifikimit dhe kontrollit të figurës dhe pastaj mes tyre do të përzgjidhen ato që do të përbëjnë listën zgjedhore të PD-së në të gjithë vendin. Ju mund të propozoni emrin e dikujt që dëshironi t’ju përfaqësojë në emër të Partisë Demokratike dhe të jepni arsyet tuaja për këtë zgjedhje”, thuhet në njoftimin e selisë blu.

5 komente në “PD ua lë në dorë qytetarëve të zgjedhin kandidatët për deputetë”

  1. vjola says:

    O mashtruesit e dreqit edhe sikur ti zgjedhi populli , ti kaloje ne site sic i thote populli ato do te behen me keq se ju . Duhet te shporreni me kryetare , anetare se skeni gje ne vije .

  2. vjola says:

    O mashtruesit e dreqit edhe sikur ti zgjedhi populli , ti kaloje ne site sic i thote populli ato do te behen me keq se ju . Duhet te shporreni me kryetare , anetare se skeni gje ne vije . Shikoni disa te rinj qe i aktivizoni vec urrejtje shihet tek ata . Na vjen keq por ske ci ben .

  3. Lorena Fatos Hida says:

    prropozoj per deputete Dajena Çuko Tafka .,,sepse bashk me mua si themeluese e faqes LOLITA,,, te dyja bashke ajo nga Vjena un nga Tirana,,, kemi kontribuare per opoziten me faqen ton te mirrenjohur ne fejsbuk.. duke goditur fort qeverrin e rilindjes..
    vet doktor Berisha na ka pergezuar me kartolina urimi edhe neve zbuluam skandalin e Alfrede Pezese..
    Yve e dini se na ka sharre Edi Rama qe urren grat edhe kerkone te mbylli ato qe ay i quane Portale te Kazanit……,,edhe neve vertet e nderojm si depotete Partin Demokratike

  4. Fatosi-kosove says:

    Ky do jete mashtrimi i radhes pasi nese populli nuk do i zgjedhe vrasesit sepse edhe nga radhet e PD-s jo te gjithe jane te kenaqur kur vritet dikush,siq jane noka,ristani,paloka,strazimiri,bumqi,alibeaj,i vogli salijani,jozefinka,malltezi,e shume te tjere dhe sigurt se as sali berishen e lul bashen vet nuk e duan aty sepse jane deshmuar si vrases dhe koke e krimit,ju siguroi se do filloj gjuetia e shtrigave ne PD,do e hane njeri tjetrin si shkak per mos propozimin per kandidat,une nuk e pranoi kurre se sali berisha e lul basha jane ne gjendje qe ta pranojne zgjedhjen e qytetareve,uroj qe ky te jete fillimi i fundit te kesaj kopeje dhe qe sa me mire ta hane njeritjetrin.

  5. Kola says:

    Shenje e mire qe verteton faktin se kjo parti eshte degjeneruar plotesisht. Fakti qe kerkon te beje bashkefajtor ne humbje edhe vet votuesit, tregon shume gjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje